Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Fartar në Mallakastër. Një motor është përplasur nga një fugon dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i motorit. Efektivë të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Policia bën me dije se viktima është Mehmet Arizaj. Ndërkohë është shoqëruar në polici edhe shoferi i fugonit. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditura.
gazetarepublika.al



Leave a Reply