Sigurimet shoqërore në Finland
Me paratë e mbledhura nga tatimet financohen edhe sigurimet shoqërore. Zakonisht në Finland gratë dhe burrat mbajnë me anë të punës veten dhe familjen e tyre. Megjithatë kjo nuk është gjithmonë e mundur për shkak të papunësisë, plakjes, invaliditetit ose sëmundjes. Në të tilla situata shoqëria mundohet të sigurojë të ardhurat e personit. Instituti i Sigurimeve KELA www.kela.fi kujdeset për shumicën e sigurimeve për të cilat kanë të drejtë të githë ata që kanë banim të përhershëm në Finland pavarësisht nga nënshtetësia e tyre.
Më shumë informacione rreth sigurimeve publike dhe atyre private do sjellim në verzionin tjetër.
Divorci në Finland
Martesa është marrëveshje e lirë e cila mund të prishet. Nëse jeta e përbashkët duket e pamundur atëherë është e arsyeshme të kërkoni divorc. Fë Finland divorcet janë të zakonshme. Procesi i divorcit fillohet duke plotësuar formularin e divorcit që e merr nga gjyqi komunal në komunën ku banoni. Gjyqi komunal nuk shqyrton arsyet e divorcit dhe as marrëdhëniet private midis bashkëshortëve. Divorci miratohet edhe në rastin kur njëri prej bashkëshortëve e kundërshton atë.
Kërkesën e divorcit në gjyqin komunal do e sqarojm në dy mënyra:
Mundësia 1
Bashkëshortët ose njëri prej tyre plotëson formularin e divorcit dhe e dorëzon te gjyqi komunal
Pas kerkesës bashkëshortët duhet të presin 6 muaj, pra peridhën e rishikimit
Pas periudhës 6 mujore, divorci miratohet nëse bashkëshortët së bashku ose njëri prej tyre kërkon divorcin me anë të një formulari të ri që i dorëzohet gjyqit komunal
Mundësoa 2
Bashkëshortët kanë jetuar të ndarë gjatë dy viteve të fundit
Bashkëshortët së bashku ose njëri prej tyre vetëm plotëson formularin e divorcit që i dorëzohet gjyqit komunal
Pas dorëzimit të formularit, divorci miratohet menjëherë
Rreth procedurave tjera rreth divorcit do sjellim në verzionin tjetër.
Familja në Finland
Para një shekulli, shumica e njerëzve jetonin në fshat. Familjet kishin shumë fëmijë, gjyshërit ishin të pranishëm dhe merrnin pjesë në përkujdesjen dhe rritjen e nipërve të tyre. Edhe para 50 viteve familjet finlandeze kanë qenë të mëdha me shumë fëmijë. Njerëzit nga zonat rurale filluan tl zhvendosen në qytetet, ku ndërtimi i zonave urbane te banimit kishte filluar rritet.
Sot një familje tipike finlandeze me fëmijë përbëhet nga një nënë e martuar dhe babai me dy fëmijë. Megjithatë, përveç familjes bërthamore, ka shumë lloje të ndryshme të familjes. Bashkëjetesa është shumë e zakonshme në Finlandë. Bashkëjetesa nënkupton jetesën e pamartuar e një çifti së bashku. Ka edhe familjet me një prind, ku fëmijët jetojnë vetëm me një nënë apo baba. Numri i familjeve të përziera është rritur. Familjet e përziera janë ato në të cilat një person i divorcuar ose te dy hyn në një martesë të re ose marrëdhënie bashkëjetese. Familjet e përzier mund të përfshijë fëmijët nga martesat e mëparshme të njërit apo të dy bashkëshortëve, si dhe fëmijët e tyre të përbashkëta. Gjithnjë e më shumë, këtu janë edhe gratë, të cilat marrin përsipër rritjen e fëmijës vetën.
Sipas ligjit finlandez burrat dhe gratë janë të barabartë. Avokati i popullit duhet të mbështesë barazinë e burrave dhe grave. Zyra e avokatit të popullit për barazi (tasa-arvovaltuutettu www.tasa-arvo.fi) mbikqyr zbatimin e ligjit ku nga këtu mund të merrni këshilla lidhur me çështjet e barazisë gjinore.
Federata për familje ofron ndihmë dhe mbështetje për familjet e imigrantëve dhe familjet shumëkulturore. Mund të kontaktoni federatën për familje, për shembull, kur të keni probleme me edukimin e fëmijëve tuaj ose në marrëdhënien në çift. Informacione për imigrantët lidhur me veprimtarinë e federatës për familje mund ti gjeni në www.vaestoliitto.fi/monikulttuurisuus
Në verzionin tjetër do sjellin një broshurë të plotë rreth formave të ndryshme të familjeve në Finland dhe gjëra tjera të lidhura me familjet.
Procedurat e martesës në Finland
Në Finland martesa bëhet ose me lidhje kurore në kishë ose në zyrën e regjistrimit civil. Para martesës sqaroet rreth pengesave të mundshme të çiftit. Sipas ligjit finlandez personi që është ende në martesë nuk mund të martohet. Edhe personat nën moshën 18 veçare ose ata që kanë lidhje të ngushta farefisnore nuk mund të martohen. Pengesat e martesës shqyrtohen sipas ligjit finlandez në rast se njëri prej bashkëshortëve është nënshtetas finlandez ose jeton në Finland.
Para se të martohen, çifti duhet të paraqesë lutjen për shqyrtimin e pengesave të martesës. Shqyrtimi bëhet nga zyra e regjistrimit ose nga famullia në të cilin njëri ose të dy personat bëjnë pjesë.
Mbiemri
para lidhjes së kurorës bashkëshortët bien dakort për mbiemrin e ardhshëm. Sipas ligjit finlandez ata mund të mbajnë mbiemrat e tyre, ose të marrin mbiemrin e njërit prej bashkëshortëve si mbiemër të përbashkët.
Nëse çifti mban mbiemrat e tyre atëherë për mbiemrin e fëmijës vendosin prindërit ndëra të gjithë fëmijët duhet të kenë të njëjtin mbiemer.
Të drejtat dhe detyrat në martesë
Sipas ligjit finlandez të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve janë të njëjta. Detyrat lidhur me mirëmbajtjen e familjes si dhe puna dhe detyrat e shtëpisë ndahen zakonisht në mënyrë të barabartë.
Procedurat e shtatëzanisë në Finland
Planifikimi i familjes
Lindja e fëmijës është një vendim i përbashkët i gruas dhe burrit, dhe kjo dëshirohet të realizohet në një kohë të përshtatshme për ta. Qendrat shëndetësore dhe këshillimoret për familje e parandalim ofrojnë ndihmë për gra e për burra në planifikimin familjar, madje edhe falas. Mjete parandaluese mund të bleni nga dyqane ushqimore dhe barnatore.
Për gruan rekomandohen vizita të rregullta te gjinekologu. Gjithashtu, në rast se dëshironi është e mundur të bisedoni për mundësi të ndryshme preventimi. Shërbimet gjinekologjike të qendrës shëndetësore janë më të lira se ato të mjekut privat. Gruaja ka mundësi të kërkojë për tu vizituar te një gjinekologe. Për të ditur nëse jeni shtatzënë mund të bëni testimin te qendra shëndetësore ose mund të bleni vetë testin e shtatëzanisë nga barnatorja.
Në verzionin tjetër do ju sjellim informacione dhe procedura tjera duke përfshirë edhe abortin dhe gjërat tjera pas lindjës së fëmijës.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply