Të dashur Bashkatdhetarë,
Uroj, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë Familjes Mbretërore, Krishtlindje të gëzuara, të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen dhe që e festojnë këtë ditë në mënyrë të veçantë.
Urimi dhe bekimi Paqe në tokë njerëzve vullnetmirë që karakterizon tradicionalisht këtë festë qoftë me ne të gjithë dhe na udhëheqtë shpirtërisht gjatë këtyre ditëve të gëzuara. Ky urim bëhet edhe më aktual këtë vit përkujtimi të 1300 vjetorit të ediktit të Milanos nëpërmjet të cilit perandori me origjinë ilire, Kostandini i madh, lejoi praktikën e kultit të krishterë, duke dhënë atë shembull tolerance dhe bashkjetese fetare që është mesazhi më i ndjerë, më shpresdhënës dhe më unik që shqiptarët mund t’i ofrojnë sot botës me krenari legjitime.
Këtë trashëgimi dhe thesar, Familja Mbretërore Shqiptare, në gjirin e së cilës besimet tona kryesore kanë qënë gjithmonë të përfaqësuara dhe të ndërthurura në mënyrë të natyrshme, e konsideron si një nga vlerat më të çmuara. Si kreu i saj, jam i vendosur, që së bashku me të gjithë shqiptarët ta ruaj, ta promovoj dhe ta bëj një nga vlerat më pjellore të shoqërisë shqiptare.
Paqe njerëzve vullnetmirë, bashkim dhe vllazërim midis të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë dashamirë !
Një urim të ngrohtë nga zemra të gjithëve !
Leka II Princi i Shqiptarëve.
Marre nga faqja zyrtare ne facebook
Leave a Reply