Alimurat Iseni Lati u varros sot në fshatin e tij te lindjes ne f. Dobrosht te Tetoves.
. Veprimtari dhe gazetari qe punoi e veproi ne Danimarke nderoi jete pas nje semundje te rende ne Kopenhage.
Te afermit, miqt, shoket, i dhane lamtumiren e fundit ne shtepine perjetshme ne varrezat e Fshatit Dobrosht.
Alimurat Iseni Lati nderoi jete ne moshen 51 vjecare, pas nje semundje te rende ne njerin nga spitalet e Kopenhages me date 18 dhjetor te ketij muaji.Koleget e Radio Projekti ku ka punuar vullnetarisht vite me radhe kane lexuar referatin mortor . Nje referat kane lexuar edhe komuniteti shqiptar nga Danimarka ku ka jetuar dhe vepruar i ndjeri .
Vite me radhe vullnetarisht punoi ne radion Projekti 21 , radio kjo qe emiton program ne gjuhen shqipe per shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Danimark, duke dhene te pamunduren nga vetja e tij ne realizimin e emisioneve e debateve te ndryshme drejt ruajtjes se identitetit kombetar, dhe ruajtjes se vlerave te tradites e kultures shqiptare.
Ne varimimin e veprimtarit,gazetarit ,puntorit te palodhur ndaj kultures gjuhes dhe identitetit shqiptare morren pjese edhe mediumet , sic jane, tv Koha dhe tv Art.
Stafi i radio Projektit nga Kopenhaga vendosi edhe kurror lulesh me deshire qe dheu te jete sa me i lehte dhe te prehet ne paqe. Kujtimet e tij do na ndjekin ne çdo çast , fjalet e tij na tingellojne ne çdo hap , urtesia e tij le ti ndjek çdo te ri dhe te re , dashuria e tij per nje rini sa me te shendosh nuk u shtere ne asnje moment
ameneti i tij do te ndjek brezate rinj , te komunitetit te Kopenhages ne drejtim te ruajtjes se identitetit shqiptar , ruajtjes se gjuhes dhe kultures ne pergjithesi .U prefsh ne parajs Kolegu yn i dashur , ti je i gjalle , amaneti yt do vazhdoj te ndiqet dhe te percillet nepermjet valeve tona , nepermjet kolegeve te tu, te cilet te dashen dhe te respektuan pa mase , andaj ne kemi obligim qe te vazhdojme misionin tend, te depertojme ne çdo degjues , ne çdo shqiptar te diaspores per te percjelle mesazhet tua , aq te shtrenjta .
Lamtumir miku jone , kolegu jone , lamtumire u prefsh ne paqe dhe qetsi .
Marre nga faqja e Radio Projektit 21



Leave a Reply