
Nëse dëshironi që t’ju plotësohet dëshira, shkruajeni atë në letër, të cilën më pas e djegin në flakën e qiririt, në mënyrë që porosia në formë të tymit të shkojë në ajër. Ky zakon daton nga festat dhe festivalet për nder të perëndeshës së Hënës, Artemida-s. Festimet e Artemida-s janë paraardhëse të festimeve të sotme të ditëlindjes. Edhe sot qirinjtë vendosen në tortë, ndërsa bëhet një dëshirë, derisa fiken qirinjtë. Edhe një mënyrë për të dëshiruar diçka me ndihmën e qiririt është që me gjilpërë në qiri të vizatohet simboli i objektit, personit ose ngjarjes së dëshiruar. Nëse qiriri lihet që të digjet deri në fund, dylli i shkrirë e paraqet formën, në bazë të së cilës mund të vijmë në përfundim nëse do të na plotësohet dëshira. Edhe vetë ngjyra e qiririt mban dëshirë të caktuar, të cilën ia dërgojmë ndonjë personi tjetër. Ja se çfarë do të thonë ngjyrat:
Ngjyra e bardhë
E bardha është ngjyrë e energjisë, jetës së re, lidhjeve të reja. Është ideale si simbol i fillimeve të reja dhe dashurive të reja.
Ngjyra e kuqe
E kuqja është ngjyrë e ndryshimit, por ndryshime, të cilat kërkojnë vendosmëri dhe trimëri, ngjyrë e guximit dhe sfidës.
Ngjyra e portokalltë
Kur dhurohet, qiriri i portokalltë ka një porosi të qartë. Në atë mënyrë dikujt i dëshironi lumturi, shëndet dhe raporte të mira në shtëpi. E portokallta është edhe ngjyrë e identitetit dhe shërben për forcim të vetëbesimit.
Ngjyra e verdhë
E verdha është ngjyra e komunikimit, mësimit dhe udhëtimit. Është ngjyrë e personave interesantë dhe kureshtarë.
Ngjyra e gjelbër
E gjelbra është ngjyrë e dashurisë, dashurisë së sinqertë, të madhe dhe të gjatë, por edhe ngjyrë e shërimit, për shkak se është ngjyrë e natyrës.
Ngjyra e kaltër
E kaltra është ngjyrë e fuqisë, por edhe e drejtësisë. Ngjyrë që dhurohet, kur bëhet fjalë për karrierën dhe ngjyrë e qiririt që ndizet.
Ngjyra e vjollcës
Ngjyra e vjollcës dhe e indigos janë ngjyra të zhvillimit të fuqive mbinatyrore, spiritualitetit dhe harmonisë së brendshme, janë qirinj me të cilët mendohet dhe meditohet.
Ngjyra rozë
Ngjyra e rozës është ngjyrë e pajtimit, fëmijëve dhe familjes.
Ngjyra e kafenjtë
E kafenjta është ngjyrë e shtëpisë, ngjyrë e fuqisë dhe sigurisë financiare, ngjyrë që lidhet me rritjen e pasurisë dhe raportet e mira familjare.
Ngjyra e hirtë
E hirta shënon të gjitha dëshirat tuaja sekrete.
Ngjyra e artë
E arta është ngjyrë e ambicieve dhe përparimeve afatgjata. Ashtu siç është ari simbol i fuqisë, njëjtë edhe qirinjtë e artë, si dhuratë që parashikon suksesin.
Ngjyra e zezë
E zeza është ngjyrë e përfundimeve dhe lirimit nga faji ose pendimi.
Cili është qiriri juaj astrologjik?
Secila shenjë e horoskopit paraqitet me një ose më shumë ngjyra. Secila prej tyre gjithashtu prezanton ndonjë karakteristikë ose kualitet, ndërsa qirinjtë e atyre ngjyrave ndizen për ta ftuar atë kualitet. Lista e shenjave dhe ngjyrave astrologjike:
Dashi: E kuqja – trimëri
Demi: Roza – durim
Binjakët: E hirta e ndritshme ose e verdha – shkathtësi
Gaforrja: E argjendta – potenciale të fshehta
Luani: E arta ose e portokallta – fuqi dhe energji
Virgjëresha: E gjelbra ose e kaltra– prirje për përsosmëri
Peshorja: E kaltra ose ngjyra e vjollcës – ekuilibër
Akrepi: E kuqja e errët ose e kuqja – mendjemprehtësi
Shigjetari: E verdha ose e portokallta – qëllime të qarta
Bricjapi: E kafenjta ose e zeza – qëndrueshmëri
Ujori: Indigo ose e kaltra e errët – pavarësi
Peshqit: E bardha ose ngjyra e vjollcës– intuitë
http://www.kosova-sot.info


Leave a Reply