Duke pasur parasysh pozicionin e yjeve ndoshta për ju që i përkisni kësaj shenje do të ishte më mirë të qëndroni në pozita pritjeje.
Demi
Periudha – 21/4 – 20/5
Shumë planetë sot janë në një pozicion jo harmonioz dhe natyrisht që kjo gjë do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje.
Binjakët
Asgjë e re nga fronti i yjeve, mund të thuhet pa frikë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi duket se gjerat do të jenë pak a shumë njëlloj.
Gaforrja
Situata yjore do të përmirësohet dhe pak nga pak ju do të ndjeheni të rigjallëruar. Megjithatë, më mirë mos e vritni mendjen dhe aq shumë.
Luani
Me Mërkurin “e nxituar” në shenjë ka të ngjarë që edhe për ju sot dita të jetë shumë “e shpejtë” pasi do të jeni jashtëzakonisht të impenjuar.
Virgjëresha
Edhe pse Hënën dhe Afërditën sot do t’i keni kundër, është Marsi që ju jep stimuj që të jeni aktivë dhe të mos bini në gjendje melankolie.
Peshorja
Duhet të përfitoni sa kohë që yjet janë në përgjithësi pozitivë dhe ju mbështesin, sidomos ata që kanë në patronazh problemet e zemrës.
Akrepi
Duke pasur parasysh Merkurin e “rëndë” në shenjë dhe Marsin gjithnjë e më invadues, qielli juaj sot në pjesën më të madhe është i zymtë.
Shigjetari
Për shkak të një jave mjaft intensive, nën shenjën e yjeve të favorshëm, edhe sot do të jeni të rrëmbyer ne veprimet që do të kryeni.
Bricjapi
Me kaq planetë në favorin tuaj ditën e sotme sigurisht që do të jetë një ditë mjaft e mirë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje.
Ujori
Për ju, protagonisti yjor në shenjë do të jetë Mërkuri, i cili për të moderuar veprimet, ju imponon “t’ia shkelni gazit” e të mos ktheheni.
Peshqit
Një ditë thuajse “e sheshtë” parashikohet edhe për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Do keni një rast mjaft të mirë në dashuri.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply