![]()
Jeni fejuar prej shumë kohësh dhe ai i yti këto kohët e fundit të është dukur shumë misterioz? Kujdes, propozimi për martesë mund të të bëhet poshtë pemës së Krishtlindjeve, ja sepse…
Rasti
Sipas një studimi të kryer nga Daily Mail, Krishtlindjet për shumë persona në emër të dashurisë, duket se janë momenti prefekt për të dhënë apo për të marrë një propozim për martesë. 32% e të intervistuarve dëshironin që kjo gjë të ndodhte natën e Vigjiljes. Sipas sondazhit, kjo periudhë e veçantë e fundvitit, në të cilën dritat dhe parfumet e bëjnë gjithçka magjike dhe nostalgjike, do të ishte ideale për t’u ulur në gjunjë dhe për të nxjerrë një herë e përgjithmonë unazën e diamantit. A është kjo banale! Absolutisht jo!
![]()
Në fund të fundit, Krishtlindje do të thotë dashuri, familje, ngrohtësi dhe ndjenja të thella, kështu që cili moment më i mirë sesa ky do të ishte më i mirë për të hedhur bazat e një jete së bashku! Ndër datat më të preferuara nga të intervistuarit për të bërë një propozim për martesë, pas Vigjiljes, renditet Viti i Ri me 9% me fishekzjarrët e tij dhe urimet për një vit tjetër më të mirë. Ndërsa me 6% çuditërisht renditet Halluini, i cili lidhet shumë pak me dashurinë dhe familjen, por që në mënyrë më të dukshme është më në tendencë sesa Shën Valentini. Duke qëndruar po në të njëjtën temë, modaliteti me të cilin kërkohet dora është sigurisht një nga faktorët që përcakton përgjigjen e saj.
![]()
Dihet, apo të paktën duhet pranuar se, 51% e femrave presin me padurim pyetjen dhe gjunjëzimin e mashkullit apo dashurisë së tyre, pa marrë parasysh vendin dhe kohën. Por, për ironi 15% e të anketuarve besojnë se mënyra më romantike është që të përdorin teknologjinë! Nga këta 29% do të mjaftoheshin me një e-mail të dërguar nga posta elektronike, ndërsa 29% do të entuziazmoheshin me një sms. Për shembull një telefonatë e thjeshtë, e përzgjedhur nga të intervistuarit me 19% të votave, do të ishte: “Alo? Dashuri? A do të martohemi? Ah më fal, kam gabuar numër…”. Pavarësisht ajrit të “tejmbushur” me dashuri dhe përkëdhelje ekziston ende një pjesë e mirë djemsh, e cila besojnë se në vend të kësaj atmosfere “duan të heqin qafe sa më parë ditët e festave”. Sipas një sondazhi të kryer nga një sajt italian onlajn pothuajse tre e katërta e të intervistuarve mendon se përpara dhe gjatë natës së Vigjiljes nuk është periudha e duhur për të nisur një histori dashurie. Mos ndoshta sepse nuk duan të bëjnë dhurata?
![]()
Ja se çfarë duhet të keni parasysh për një propozim të bukur për martesë!
Martesa është ndoshta dita më e rëndësishme e jetës në çift, por përpara se të arrini deri aty, duhet të jini të sigurt që njeriu, i cili keni përkrah është ai i duhuri, ai që do të doni të keni përkrah jush tërë jetën.
1. Martesa është një hap i rëndësishëm për jetën e një njeriu dhe kur arrihet para vendimit për t’u martuar, ndodh gjithmonë sepse ekziston dashuria e thellë me partnerin dhe sepse ekziston dëshira për të ndërtuar një familje. Por përpara martesës është edhe një deklaratë që bëhet për të kuptuar nëse personi tjetër ka ndërmend të përballojë të njëjtën rrugë si ju.
2. Përgjithësisht përgjigjja është po, por nuk i dihet kurrë…! Prandaj për një propozim të mirë martese duhet të organizoni diçka të veçantë, apo edhe mbrëmjen më të thjeshtë që ekziston. Dy situata të kundërta që përgjithësisht ngjallin surprizë dhe emocion në të njëjtën kohë. Por kujtoni se ajo që ka rëndësi nuk është vendi, por personi.
3. Kërkoni të krijoni një skenografi të mirë. Provoni të përgatisni diçka me duart tuaja, ose gastronomike ose materiale, në mënyrë që personi i dashur, duke shikuar një objekt të tillë të mbajë më të gjallë kujtimin e asaj dite.
4. Domethënë, atë ditë duhet ta bëni sa më speciale dhe flisni me zemër, pa përgatitur monologë të gjatë, përderisa në fund të fundit nuk do t’i mbanit mend mirë. Jini sa më i natyrshëm!
Gazeta Shqip


Leave a Reply