
FATOS BAXHAKU – “… Sipas paragjykimeve, malësorët qysh në fëmijëri, bashkë me rakinë ‘pinë’ edhe konceptin ‘nder e shpirt barabar’. I pari është nderi. Ky parim ka zënë rrënjë në zemrën e tyre, nuk ka asnjë arsyetim që të mund t’ua shkulë.
Ndonjë arsyetimi të kundërt të priftit i përgjigjen: është e vërtetë ajo që thotë prifti, i cili është i detyruar të thotë kështu, por njerëzia nuk na le të bëjmë ndryshe. Për këtë nder është derdhur shumë gjak, rrallëherë vriten për urrejtje, më të shumtët vriten për nder e për burrëri. Është e pabesueshme se për çfarë nderi flitet ndër malësorët, kur secili është sidoqoftë viktimë e një shpagimi për gjakmarrje. Pak javë më parë se unë të shkoja në Kastrat, një kastratas kishte vrarë këtu në Shkodër një të fisit të Tepshit, jo për urrejtje, por vetëm ngaqë një i Tepshit ca kohë më parë kishte vrarë një kastratas. Sapo e kreu bëmën vrapoi në shtëpinë e tij, dhe u prit nga bashkëfshatarët me aq shumë nderime sa është e vështirë të përshkruhet. Të gjithë i thërrisnin: ‘Të lumtë pushka!’. Tanimë, si thonin vetë kastratasit, bajraku i tyre, më parë i përdhosur, ishte kthyer faqebardhë. Një vrasës i tillë, trim i çartur, meriton vendin e parë në gostitë dhe festat më të ndritshme. Këta gjakatarë të pamëshirshëm shkojnë në meshë dhe rrahin gjoksin; humbin një vit për të drejtën e rrëfimit (si të vendosin peshkopët shqiptarë), pastaj kthehen me një krenari të thekshme, sa nuk e lënë aspak të kënaqur famullitarin e mjerë. Këto gjakmarrje e këta gjakësorë shtohen përditë, për asgjë tjetër nuk flitet mes tyre, veçse për punë gjaku…”. (Letër e atit jezuit Giacomo Jung, 29 dhjetor 1882; në: At Zef Valentini, Ligji i maleve Shqiptare, Tiranë, Plejad 2007).
Dhe ja ku jemi tash, diçka ma shumë se 130 vjet më pas, duke rrahur të njëjtën temë. Tani kemi ndryshuar goxha, kemi Mercedes, kemi celularë, flasim në Skype në Facebook e Twitter, madje ëndërrojmë që së shpejti të bëhemi europianë të vërtetë, njësoj si një gjerman, një francez apo një danez, porse ja se paskemi edhe një pjesë tonën që ne shpeshherë, në mos qoftë spektakolare, e quajmë si të dorës së dytë, si një gjë që ndodh larg nesh, si jo e jona por e dikujt tjetër, që jeton ndër shkrepa të harruar, andej ku sundon vetëm era e akullt e Veriut.
Shkas për këtë shkrim u bë një kronikë e transmetuar thuajse në të gjitha rrjetet tona të shumta kombëtare vetëm para pak ditësh. Në Shkodër, në një tryezë të rrumbullakët, apo ovale quajeni si të doni, ishin mbledhur goxha njerëz të shqetësuar për fenomenin e kahershëm të gjakmarrjes. Nuk është as hera e parë dhe, me sa duket, as e fundit. Mbase për shkak të postit që mbajnë, mbase për shkak të të bërit lajm, mbase se ata ishin miqtë e vetëm nga Tirana, rolin e protagonistëve e luajtën vetëm tre vetë. Më i pari ishte Ambasadori Britanik. Në shqipen e tij të çuditshme, ai u tregua shumë racional, sikurse janë që kaherë britanikët. Pak a shumë ai tha: Kini kujdes se me gjakmarrjen dhe viktimat e saj po bëhet një biznes i pisët, nëpërmjet të cilit shoqata, individë, apo kushedi se çfarë tjetër, po mundohen të vjelin para duke i mëshuar dhe mbase duke u munduar që ta mbajnë gjallë për qëllime përfitimi gjakmarrjen si në kohën e Lekës. Së dyti ai tha, që shumë prej nesh, shqiptarëve, kanë kërkuar strehim, në emër të historive gjakmarrjesh të stisura. Kryeprokurori Llalla, tha të vetmen gjë që ai mund të thoshte. Ai do t’i kërkojë shumë shpejt vartëseve të tij në rrethet e Veriut që të minimizojnë sa të jetë e mundur vrasjet, të cilat më pas – sipas tij – gjenerojnë gjakmarrje. Avokati i Popullit, Totozani, bëri edhe ai aq sa mund të bënte një terren ku nuk ka edhe aq tagër ligjor.
Mbase ka qenë faji i kolegëve tanë reporterë, mbase gjakmarrja është një gjë aq e bashkëngjitur me ne saqë nuk përbën më lajm, mbase në atë mbledhje në Shkodër nuk është dëgjuar shumë zëri i komuniteteve fetare, i mësuesve, i sociologëve, i kriminalistëve, i psikologëve, i vetë të ngujuarve, mbase ne vetë ishim ato ditë fort të zënë se nëse Holanda e kthen mendjen për statusin tonë europian, mbase… Porse të gjithë protagonistët e atij takimi, për dreq, se si na u dukën, disi si të trishtë, të vetmuar e të pafuqishëm në betejën e tyre fisnike, ndonëse salla e vogël që stërmbushur.
Si do që të jetë, gjakmarrja sipas Kanunit, dhe më keq akoma, ajo e shpërfytyruara, ajo që fsheh kriminalitetin pas një mijë e një lidhjesh psikologjike etike e historike, përbën një handikap të madh. Mbase është treguesi më i madh i një populli që një këmbë e ka tashmë në Europë dhe tjetrën në zymtësinë dhe mjegullat e kohërave të shkuara.
Janë hedhur ide dhe janë bërë konferenca nga më të ndryshmet lidhur me zgjidhjen e problemit. Nganjëherë është shkuar edhe aq larg sa që të kërkohet edhe ekspeditë ndëshkimore e armatosur ndaj fajtorëve. Të gjitha përpjekjet titanike të mësuesve të thjeshtë, të klerikëve të të gjitha besimeve, të njerëzve që u dëgjohet fjala, kanë shkuar deri më tani, me ndonjë përjashtim të rastit, më kot. Puna është se gjakmarrja ende në shumë vise konsiderohet si një “nder i vënë në vend”. Ai që vret në emër të gjakmarrjes, nuk ka aspak turp nga njerëzit që e rrethojnë, përkundrazi, njësoj si në letrën që lexuam më sipër, atij i thonë: Të lumtë pushka, he burrë i dheut! Në këtë kuptim ai nuk është aspak fajtor para njerëzisë. Mund të shkojë në burg? Ani he burra! Burgu për burrat asht!
Që të mund ta kuptojmë këtë lloj të veçantë nderi, edhe në këtë prag të 2014, na duhet të rikthehemi edhe një herë mbrapa, te Kanuni i Lekës, apo i kujtdo qoftë. Vetëqeverisja, vetëgjykimi sipas rregullave lokale ka ndodhur dhe është zbatuar në Shqipëri, sa kohë që ndër male, fole e shqiptarizmës shqiptare, nuk zbatohej asnjë lloj autoriteti shtetëror. Ka ndodhur kështu më së shumti gjatë shekujve të sundimit të Perandorisë Osmane. Kanunet, të cilat sot përfliten si shkaktarë të gjakmarrjes dhe jo si rregullatorë të saj të mrekullueshëm, sigurisht që do të viheshin në zbatim sa kohë që nuk kishte një shtet të përqendruar. Kanunet ishin frenat e krimit dhe jo nxitësit e tij. Mirëpo shoqëritë evoluojnë. Shqipëria dashur pa dashur bëhet pjesë e një loje të madhe. Në këtë lojë bëjnë pjesë edhe malet dikur të harruara, edhe njerëzit e tyre. Sa kohë që shteti do të duket këtyre anëve vetëm në formën e kryetarëve pa tagër e pa para të komunave, sa kohë që prezenca e tij nuk do të ndihet deri në asht të secilit prej malësorëve, sa kohë që rrugët e këtyre anëve nuk do të çojnë asgjëkundi, sa koha që shpresa për zhvillim do të jetë vetëm zbritja e detyrueshme në fushë, sa kohë që punësimi i tyre të jetë vetëm një ëndërr e bukur, sa kohë që këtë punë ta kenë në dorë vetëm shoqatat e pajtimit të gjaqeve dhe jo ligji, aq kohë do të rrimë e të shohim se si njerëz të pafuqishëm flasin për gjakmarrjen si një plagë e vjetër që vjen nga Kanuni?!
Me që ra fjala për shoqatat e shumta të pajtimit të gjaqeve. Ato punojnë shumë dhe bëjnë mirë, shumë prej tyre kanë pajtuar aq e aq gjaqe, mirëpo edhe këto e kanë një dobësi të madhe. Edhe këto nisen nga rregullat e vjetra, gjysmëmesjetare të faljes së gjaqeve, edhe këto nuk nisen nga ligji aktual, por nga nenet e nga sythet e Kanunit. Ende edhe sot e kësaj dite, bëhet fjalë për blerjen e gjakut dhe çmimin e tij e caktojnë misionarët e pajtimeve. Duhet të vijë dita që vrasja të jetë një turp i madh, për atë që e bën, për familjen e tij, për të tërë ata që e rrethojnë, paçka se e bëri për gjak apo jo. Paraja për një të vrarë, sado fukarenj që të jemi, është një turp i madh, një mungesë pa fund dinjiteti. Që kjo të mos ndodhë më duhet të jemi të gjithë bashkë, dhe jo ta lëmë këtë punë vetëm në duart e Policisë, Prokurorisë apo Drejtësisë. Shkollimi, rrugët, shpresa për të ardhmen, të bërit e Shqipërisë një, forcimi i edukatës së ligjit, krijimi i një shoqërie që e sheh me përbuzje dhe aspak me nderim vrasësin e të gjitha llojeve, me pak fjalë prezenca e shtetit dhe krijimi i ndjenjës se ato anë nuk janë më vetëm, si në kohë të “nemces”, kjo është ajo që duhet të arrijmë.
Eliminimi i gjakmarrjes nuk është një gjë e pamundur. Njësoj shqiptar si ne ishte edhe Ahmet Zogu, i cili e reduktoi ndjeshëm edhe falë çarmatimit të popullsisë. Duam apo nuk duam, shqiptar si ne ishte edhe Enver Hoxha. Këta të dy, me mjetet e dhunës që kishin në dispozicion, e mekën gjakmarrjen. Sot ka ardhur koha që të dëshmojmë se demokracia që duam të ndërtojmë është ku e ku më e fortë se secila prej diktaturave. Ka ardhur koha që të bindim veten dhe të tjerët se forca e ligjit, e moralit, e etikës europiane nuk ka asnjë lloj lidhjeje me shprehjen patetike: Të lumtë pushka për gjakun që more! Kjo sfidë, kjo e gjakut, është ku e ku më e vështirë, por edhe shumë herë më domethënëse, se sa të gjitha provimet në letër që tashmë i kemi dorëzuar “zyshë” Europës. Kjo, e gjakut, është sfida jonë e vërtetë.
Gazeta “Shqip”
GJAKMARRJA NE KODIN PENAL
Hysni Ahmetaj
Gjakmarrja, shumë e përfolur kohët e fundit, është një dukuri e ndërlikuar për t‘u kuptuar, e rrjedhimisht, e vështirë për t‘u luftuar për aq sa është e vështirë të luftohet një fenomen që nuk mund të kuptohet. Vrasja për gjakmarrje konsiderohet nga Kodi Penal si një vepër penale shumë e rëndë dhe dënohet jo më pak se njëzet vjet burgim. Parashikohet në të njëjtën dispozitë me hakmarrjen dhe vrasjen për interes, dhe është përfshirë së fundmi në Kodin Penal, në emër të luftës ndaj kriminalitetit, konkretisht për atë krim që i atribuohet zbatimit të Kanunit.
Eficenca e kësaj dispozite në këtë luftë mbetet për t‘u vlerësuar, pasi sjell pasoja negative në shoqëri njohja e kësaj norme nga ligji dhe nuk mund të jemi të sigurt se kur kemi të bëjmë me zbatimin e një norme të së drejtës zakonore në atë masë që të mund ta quajmë gjakmarrje. Efektet negative mund të jenë: përcjellja e një imazhi negativ të kanuneve; përdorja e tyre për të justifikuar kriminalitetin si përcjellja e një imazhi joreal të shoqërisë shqiptare. Një shqyrtim i hollësishëm i këtyre efekteve dhe pasojave do të na çojë në përfundimin se ekzistenca e kësaj norme në Kodin Penal është jo vetëm e panevojshme, por edhe e dëmshme.
Kur flitet për kanunet shqiptare, përgjithësisht theksi vihet te të qenit një e drejtë e pashkruar dhe është cilësuar nga studiuesit si një e drejtë feudale e Mesjetës. Në të vërtetë, karakteristika kryesore është ekzistenca e një të drejte dhe zbatimi i saj pa ekzistencën e një aparati shtetëror. Në mungesë të shtetit, për arsye të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, shoqëria krijoi organizimin e vet juridiko-social, si dhe mekanizmat e veta për të siguruar respektimin e rregullit të vendosur si një vlerë e përbashkët.
1. Kanuniështë tërësia e normave morale-juridike e shoqërore, që mori përsipër të rregullojë marrëdhëniet mes njerëzve në mungesë të shtetit. Në këto kushte, rëndësi të veçantë merr Kanuni për sa i takon krijimit të ndërgjegjes juridike, ndërgjegje që me anë të mekanizmave dhe filozofisë së Kanunit arriti në shkallën më të lartë. Duke cituar Edith Durham, se “ajo që ka thënë Leka është mbi urdhërimet fetare”, kuptojmë se bindja ndaj Kanunit është më e madhe së bindja ndaj vetë fesë, duke u kthyer kështu në filozofi jete një sistem të mbyllur, ku parashikohet gjithçka për sa u takon rregullave të jetës në një mungesë të rendit shtetëror. Kanuni përbënte kështu një sistem të plotë juridik, duke parashikuar edhe mekanizmat e zbatimit të tij. Për sa i takon të drejtës penale, konkretisht seksioni i vrasjeve, përveç pajtimit dhe gjobës parashikohet edhe gjoba si sanksion për vrasje të ndryshme. Ky sanksion konsiderohet si shans i fundit për të dhënë drejtësi në një shoqëri ku mungon shteti apo vendet e posaçme për të vuajtur dënimin me burg. Kanuni përcakton në detaje rastet, palët dhe procedurat e gjakmarrjes. Procedurat, në këtë rast, si në shumë të tjera, marrin rëndësi të jashtëzakonshme. Mosrespektimi i procedurave, gjatë dhe pas gjakmarrjes, jo vetëm nuk është gjakmarrje, por mund të çojë në pasoja shumë të rënda. Të gjitha procedurat, si ndërhyrja e fshatit, fisit, marrja e pleqve, thirrja e pleqve, dhënia e besës, akti i vrasjes, përfshirë rregullimin e viktimës nga autori, lajmërimin e familjes së të vrarit, ngushëllimet në faljen e tij kur është rasti etj., kryheshin pa praninë e shtetit. Të gjitha këto kryheshin në një shoqëri të organizuar në bazë fshati, fisi dhe bajraku, të përcaktuar në mënyrë të saktë, së bashku me kompetencat e secilit nga Kanuni.
Duke pranuar termin gjakmarrje, Kodi Penal bën një krahasim të vrasjes për hakmarrje ose për interes në kushtet e një shoqërie të organizuar në shtet, me gjakmarrjen e vendosur si institucion në Mesjetë, apo edhe më herët, në ato zona ku popullsia u bëri rezistencë tipave të ndryshëm të shteteve me organizimin e tyre origjinal. Ky krahasim i ul së tepërmi vlerat e këtij organizimi social-juridik, e së bashku me të, një pjese të mirë të historisë së këtij kombi. Ky krahasim përpiqet të marrë vlera nga historia dhe t‘i aktualizojë në situata shumë banale. Duke dhënë një panoramë të tillë, që vlerat organizuese të një populli në kushtet e mungesës së shtetit, të konkretizuar në gjakmarrjen dhe procedurat e saj, paraqiten në të kundërtën e saj, d.m.th. kjo shërben për të zhbërë vlerat organizuese të shoqërisë të kulmuara me shtetin.
2. Ngritja e ndërgjegjes juridike në një shkallë shumë të lartë është pasojë e mbështetjes morale që u jep Kanuni normave të veta juridike. Siç edhe e thamë më sipër, ishte një kod që rregullonte marrëdhëniet morale sociale-juridike, duke u bërë një filozofi e kompletuar e jetës. Kanuni njihet, pra, si një kod moral që predikon një sistem dhe një hierarki të caktuar vlerash; ndërton një individ me edukim unik, fisnik deri në vetëmohim, një njeri me karakter shumë të fortë, me moral të pathyeshëm, që nuk mund të pranojë veset, që jeton në emër të virtytit, tërësia e të cilave përmblidhet në fjalën burrë. Meqenëse detyrimi moral është shumë i rëndësishëm për ndërgjegjen juridike, ato të dyja gërshetohen, e për rrjedhojë, zbatimi i ligjit kthehet në virtyt, dhe gjithashtu me ligj duhet të jesh i virtytshëm. Kjo është fuqia e Kanunit. Kjo lidhje ka sjellë një respekt të madh për Kanunin nga ana e popullit, në sytë e të cilit Kanuni nënkupton rregull, ligj dhe moral në të gjitha fushat e jetës, të gjitha të integruara në një sistem, ç‘ka e bën jetën shumë më të thjeshtë.
Në kohët moderne, kur Kanuni nuk rregullon prej dekadash as marrëdhëniet ekonomike-sociale apo morale, aq më tepër ato juridike, na shfaqet një fenomen i papëlqyeshëm. Përkrah dobësimit të rolit të shtetit pas rënies së diktaturës, u relativizua edhe roli i sistemit të vlerave, veçanërisht morale, në shoqërinë demokratike. Një pjesë e konsiderueshme, natyrisht, i bëjnë rezistencë shembjes, hierarkisë së vlerave dhe nuk identifikohen me vlerat e pluralizmit, veçanërisht për sa i takon relativizmit të vlerave morale. Duke përdorur rezistencën e shumë individëve përballë këtij fenomeni, shumë autorë vrasjesh për hakmarrje apo për interes e përdorën Kanunin si justifikim, me pretendimin se identifikohen me vlerat e tij.
Duke abuzuar me idenë, përfaqësojnë moralin e të parëve përballë një kohe gjithnjë e më të pamoralshme dhe që po degjenerohet, me pretendimin se liria duhet të përdoret për të ndërtuar një shoqëri më të moralshme, duke mbrojtur nderin e secilit, dhe jo e kundërta. Shumë njerëz e shohin shtetin pas vuajtjes nën totalitarizëm si diçka të huaj për jetën e tyre, si një entitet që qëndron atje, që ka monopolin e dhunës, që mund të vendosë taksa, që mund të të punësojë, të të paguajë sigurimet ose të të ndëshkojë për hesap të vet. Shteti, përballë të të cilit qëndrojmë ne, e që nuk mund dhe nuk duhet të ndikojmë në të por dhe ne secili duhet të kemi masat mbrojtëse. Një komunitet në shërbim të shtetit dhe ku komuniteti mendon dhe pret të përfitojë nga shteti në mënyrë direkte, si shpërblime financiare, përvetësime të paligjshme etj. Këto janë ndjesi dhe koncepte të formuara nga trashëgimia totalitariste, ku shteti shkatërronte çdo entitet tjetër veç shtetit, duke vendosur shtetin përballë individit, i cili e shtypte atë me gjithë fuqinë e vet. Kjo vjen nga mungesa e kulturës demokratike, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e totalitarizmit.
Vetë shoqëria jonë, duke e pasur të panjohur pothuaj prej një shekulli shoqërinë pa shtet, nuk mund ta imagjinojë shoqërinë pa shtet. Gjithsesi, kujtimi i diktuarës ngjall ndjesinë e një shteti armiqësor dhe një sistemi të imponuar vlerash. Rënia e diktaturës i lë njerëzit të uritur për një hierarki vlerash përball relativizmit të vlerave që sjell demokracia. Në kushtet e lulëzimit të shumë trafiqeve, bizneseve dhe interesave kontradiktore, organizatave kriminale, shumë individë të afirmuar si të suksesshëm në shumë fusha, të detyruar ose të dëshiruar të vrasin për t‘u afirmuar, përdorin kanunin për t‘u justifikuar para opinionit publik. Ndikim shumë të madh ka në shumë njerëz historia e lavdishme e kanunit që veç karakteristikave që i cituam më sipër shoqërohet në praktikë më inteligjente dhe shumë eficente të situatave. Zgjidhje këto që janë shumë afër me njeriun e thjeshtë të fshatit në jetën e tij të përditshme, janë vetë jeta e tij. Kujtojmë këtu se nuk ka konflikte për pronën, ujërat etj., në zonat ku u aplikua Kanuni për shpërndarjen e tij. Nga ana tjetër, rikthimi i gjakmarrjes nga disa individë që në të shumtën e rasteve u afirmuan në saj të një shteti të paaftë të kryejë punën e vet e vendos njeriun e thjeshtë nostalgjik të këtyre vlerave nën presion të kryej atë çka pritet prej tij. Të vendos drejtësi sidomos kur shteti është i paaftë të vendosë drejtësi për të. Kemi një paradoks, në kërkim të rregullit, të ndërgjegjes juridike thyejmë ligjin duke i dhënë iluzionin ndokujt se kemi mundësinë të zgjedhim mes dy sistemeve juridike. Ekzistenca e gjakmarrjes në Kodin Penal e bën atë të mendojë se ajo vërtet ekziston në kohën e sotme dhe se sanksioni ndaj saj është çmimi që ai paguan për zbatimin e një kodi që i jep kuptim jetës së tij. Ndërkohë që për kriminelin është çmimi për larjen e hesapeve ose për një biznes më të suksesshëm. Duke qenë së gjakmarrja nga njerëz të thjeshtë është në krahasim me krimet e rëndomta që justifikohen me anë të kanunit në një numër shumë të vogël dhe është gjithmonë pasojë e një vrasje të mëparshme, pasi sipas rregullit vetëm gjaku shkon për gjak, mund të dalim në përfundimin se jo vetëm nuk e ul kriminalitetin, por në të vërtetë përdoret për të justifikuar moralisht një pjesë të mirë të krimit me anë të një kodi që në fakt është konceptuar për të bërë ekzaktësisht të kundërtën. Pra, është konceptuar në funksion të kufizimit të vrasjeve për hakmarrje, ndërkohë që mund të përdoret në sensin e kundërt. Justifikimi me anë të këtij Kodi e vështiron shumë punën e drejtësisë.
3. Gjakmarrja dhe hakmarrja përfshihen në të njëjtën dispozitë në Kodin Penal, janë të dyja vrasje me paramendim, por ndryshon motivi. Vështirësia qëndron në dallimin mes tyre. Sipas komentarit të Kodit Penal, botim i vitit 2002, me hakmarrje kuptohet ajo vrasje që kryhet si shpagim për një dhunë apo një veprim të drejtpërdrejtë, si p.sh. rrahja, shpifja etj. Me gjakmarrje kuptohet vrasja e kryer për të marrë gjakun e babait, vëllait, nipit etj., sipas rregullit kanunor “gjak për gjak”. Për sa kohë marrja e gjakut është një shpagim për një vrasje të mëparshme, gjakmarrja është në vetvete hakmarrje, hakmarrje me një objekt specifik, marrjen e gjakut sipas rregullit kanunor. Duke iu referuar gjakmarrjes, Kodi Penal bën diferencën mes hakmarrjes sipas procedurave e ligjit që quhet Kanun dhe hakmarrjes sipas vetëgjyqësisë të secilit, të quajtur hakmarrje. Sa kohë që sanksioni është i njëjtë nuk e shoh se si do të jetë eficiente vendosja e gjakmarrjes, pasi në mungesë të saj motivi do të konsiderohet hakmarrje dhe do të ketë të njëjtin sanksion. Gjithsesi, problemi kryesor mbetet evidentimi në praktikë i rasteve të gjakmarrjes. Në kushtet pamundësisë së shtetit për të kontrolluar gjithçka, vrasjet për hakmarrje kanë marrë përmasa të mëdha në të gjithë territorin e vendit. Kanuni është një e drejtë zakonore, që zbatohet në kushtet e mungesës së shtetit dhe është zhvilluar rast pas rasti me ndihmën e pleqve, të cilët luanin edhe rolin e jurist-konsultit. Në një gjykim të rastit të gjakmarrjes, gjyqtarit i duhet të vendosë nëse i pandehuri i njihte rregullat e Kanunit, dhe ka vrarë në zbatim të dispozitave të tij, apo ka vrarë i shtyrë nga instinkti i hakmarrjes. Në kushtet kur Kanuni është zëvendësuar nga ligji, prej dekadash, dhe shumica e popullsisë nuk e njeh prej dekadash apo e njeh pjesërisht, në bazë të interesave ideologjike të regjimit që iku, është e pamundur të gjykojmë nëse i pandehuri ka zbatuar pikë për pikë Kanunin apo ka vrarë i shtyrë nga instinkti i hakmarrjes. Nga përpjekja për të zbatuar këtë dispozitë mund të jepen vendime të pabazuara, të bëhen cilësime juridike duke marrë për bazë rrethana të jashtme, pa lidhje me shkakun e drejtpërdrejtë, si p.sh. zbatimi i Kanunit në zona të caktuara para gati një shekulli, respektimi i shumë traditave që vijnë nga koha e tij në zonën ku jeton i pandehuri etj. Nga kjo rrjedh një realitet, ku vrasjet për të marrë hak në disa zona cilësohen më motiv hakmarrjeje dhe në disa zona me motiv gjakmarrjeje, në varësi të historisë së zonës ku zhvillohet ngjarja.
Realiteti kanunor nënkupton disa struktura të organizuara; familjet e mëdha, fshatra dhe fise të mirorganizuara, që veprojnë si subjekte juridike dhe kanë pushtet të përcaktuar. Të pranosh një realitet të tillë është e gabuar dhe sjell pasoja në përpjekjen për të ndryshuar gjendjen e për të luftuar kriminalitetin, pasi reformat do të ndërtohen mbi premisa të gabuara. Jo vetëm fisi, fshati dhe familja patriarkale nuk ekzistojnë më si pushtete, por edhe familja nukleare është në krizë. Më së miri këtë e dëshmon numri në rritje i divorceve dhe krimi në familje. Në vend të këtij realiteti kemi një realitet, ku më i forti nuk dënohet dhe shteti nuk ia del të vendosë drejtësi. Kjo situatë është një thikë me dy presa; nga njëra anë të fortët inkurajohen në kriminalitet dhe popullsia detyrohet të hakmerret. Nuk kemi një shoqëri kanunore, por një shoqëri që nuk u ofron të gjithëve shanse të barabarta, kemi individë dhe grupe që nuk bëjnë pjesë në shoqëri që përpiqen të vendosin rregullat e tyre, e që janë po aq hibride mes moralit, mundësive, të shkuarës, të ardhmes, padijes, varfërisë sa edhe jo kanunore.
Mbështetur në këto argumente mund të themi se ekzistenca e gjakmarrjes në Kodin Penal është e papranueshme për disa arsye; së pari, ndikon në prishjen e imazhit të kanuneve; së dyti, nuk e ul kriminalitetin, pasi përdoret për justifikim; së treti, është praktikisht e pamundur të identifikosh një vrasje për gjakmarrje sa kohë nuk mund të përcaktojmë nëse një njeri i është bindur vërtet Kanunit dhe kur ai hakmerret, duke u justifikuar me Kanun; së katërti, dëshmon për një realitet që nuk ekziston duke mos përputhur të drejtën me realitetin.
Gjykoj se dispozita që përcakton hakmarrjen përfshin më së miri ato vepra që në shumicë i atribuohen gjakmarrjes.
Botimet Shqiptare
(ARKIV)
Kanuni shqiptar ka kode të egra, por është mjaft më i avancuar se kanuni i Romës
– Bisedë me shkrimtarin Fadil Kraja –
E mira dhe e keqja duhen balancuar. Ata janë gjithmonë tek njeriu sepse substancialisht njeriu është një qenie e tillë që puritanizmin e ka përjashtuar.
Dramaturgu që “pushtoi” skenën e teatrit shqiptar kudo ku flitet shqip në vitet ’70-’80 në atë territor që thirret Shqipëri natyrore, e di që nuk ka nevojë për kurrëfarë prezantimi, por mbresëlënia e atyre viteve kur “Gjaku i Arbërit”, veçanërisht, do të shoqërohej me sytë e përlotur të spektatorit në teatrin “Migjeni”, tek unë, do të linte në tërë jetën time një gjurmë nderimi dhe respekti për dinjitetin artistik të kësaj pene reputacionale të dramaturgjisë shqiptare.
“Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbërit” dhe “Fisheku në pajë”, përbëjnë triptikun më elegant të dramaturgjisë sonë të traditës me aktualitet të padiskutueshëm, gjithnjë rrezedhënës në fushën e afirmimit dhe ngjitjes sonë integrale prosperiale si komb. Kam bindjen se shpreh mendimin jo thjesht timin, po të them se nuk janë aq dy dekadat pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve për degën e Shkodrës, apo Laurat i Çmimit të Republikës, që mbajnë lart krenarinë legjitime të këtij personaliteti, por mbi gjithçka janë krijesat e tij artistike brilante që i japin atij përjetësinë në hapësirën e mrekullueshme të shenjtërueshme të integruar në universin e madh të artit.
K. Ujkaj: Z. Fadil, mirë se erdhët në gazetën “Shqipëria Etnike”!
Ju keni fokusuar me ndjenjë, madje jeni cilësuar tepër i suksesshëm, sidomos me dramën “Fisheku në pajë”. Si e përjetoni faktin e dhimbshëm dhe ç’ndjeni sot kur edhe në Shkodrën mbi 2400 vjeçare ka një lagje “gjaku” e lashtë gati sa Roma, “Fisheku në pajë” tashmë realisht, hakmarrja e gjakmarrja ka fituar qytetari. Cili do të jetë kontributi i intelektualëve në shërimin e kësaj murtaje moderne? Mendimi juaj?
F. Kraja: E përkufizoni bukur, më pëlqen ky përcaktim: Mortajë moderne. Drama në fjalë është drama e parë e vënë në skenë në vitin 1967. Aty nuk trajtohet si linjë e veçantë gjakmarrja, se sa trajtohen normat kanunore që krijonin atë zagushi të madhe në shpirtin e malësorit. U frymëzova nga një ngjarje në Selcë të Kelmendit (Malësi e Madhe). Qe një gjest kanunor, stoicizëm, i cili qëndronte mbi dhimbjen, ose e mbyste dhimbjen për hir të diçkaje që ata e quajnë sublime, për hir të mikut. Pati diskutime, sepse e kishin të zorshme të luftojnë kanunin në kanu me atë që nuk e pranonte kanuni, me burrni. “Fisheku në pajë” është dhënë 400 herë në skenë, në televizor. Ka një ngjarje tepër të dhimbshme, sepse kur po jepej kjo dramë, artisti i mrekullueshëm, interpretuesi kryesor, Prekë Lëkunda, në rolin e Gjelosh Nikës kaloi një moment infarkti në zemër që i mori jetën. Shfaqja po jepej asokohe në Vaun e Dejës. Pastaj, këtë rol në 200 shfaqje të tjera të dramës këtu dhe jashtë vendit e ka realizuar interpretuesi i madh, miku im Ndrekë Prela.
Me të drejtë e thoni ju që kemi të bëjmë, jo me kode kanuni aktualisht, se sa me një mortajë moderne. Gabimisht çdo gjë kur është fjala për vrasjet që po përjetojmë i drejtohet kanunit, i mbesim në qafë atij. Kot theksohet se po zbatohet kanuni. Vërtetë ai ka patur një kod të egër normash, kthyer në një gangrenë sot sipas moralit primitiv, gjaku lahet me gjak, sapuni i burrit është pushka, por nuk duhet harruar se kanuni i mbledhur dhe regjistruar me aq kujdes e kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi, vërtetë ka kode të egjër, por i krahasuar me kode të tjera si ai i Dioklesianit, kodi-kanun indian, apo ai i Justinianit në Romë, është mjaft i avancuar, kur në kodin e tij kanuni ynë përfshin edhe faljen e gjakut. Hakmarrja është prelud i gjakmarrjes, e cila buron nga grindje shpesh herë krejt banale që çojnë në derdhje gjaku dhe këtu në gropën e Shkodrës, siç e thonë malësorët, ndryhen brenda familje të tëra. Edhe tek kanuni, duke vlerësuar në kohën që doli, duhet të marrim ç’është e mirë, të flakim ç’është e keqe. Për kanunin, më saktë pajtimin, apo parandalimin e gjakmarrjes, kanë punuar shumë klerikët e të gjitha feve. Kur ndjente domosdonë e shuarjes së konfliktit, apo të një pushke që priste të vriste kleri katolik të vinte kryqin në derë të konakut. O ktheje mbarë kryqin e puthe, duke falë kështu gjakun, ose kaloje trupin mbi të, duke marrë mallkimin e Zotit. Po ta bëje këtë të fundit do të thotë të linçoheshe nga njerëzit dhe nga kisha. Gjakmarrja është akt i kryer. Luftohet të pajtohen familjet sot, duke harruar që preludi i gjakmarrjes është hakmarrja, d.m.th. hakmarrja është pikërisht ajo që të çon tetk gjakmarrja.
Kam parë në Lekbibaj të Tropojës që për të mos shkelur kryqin, nga që nuk donin të mallkoheshin, por as të pajtoheshin, apo falnin gjakun, më saktë, njerëzit dilnin jo nga dera, ku ishte vendosur kryqi, por dilnin nga dritarja me shkallë. Pra, që të mos e thyenin atë normë morale. Turqit, kalaja krijoi Ditën e Xhibalit, ku shkonte vetë pashai të merrt pjesë në këto falje në kunvend të gjakut, duke synuar kështu në rritjen e influencës sunduese në popull. Më erdhi mirë që u bë një kuvend për problemin e pajtimit në Lezhë (ku mori pjesë edh eProf. Dr. Rexhep Mejdani – shënimi ynë). Ne kemi patur traditë shumë të mirë në parandalimin e gjaqeve. Të gjithë duhet të punojmë sot që Shkodra jonë të marrë frymë lirisht. Mos të harrojmë që Shkodra është krijuar nga rrethinat. Pra, të mos themi që na mbytën malësort, ardhacakët. Shoqëria, shteti, feja, duhet të punojnë për këtë, të ketë një dimension më të madh vlerësimi për këto probleme.
Marin Barleti në veprën e vet “Rrethimi i Shkodrës”, na mëson: Më 1479, rrjedhojë e marrëveshjes së Senatit të Republikës së Venedikut me turqit, familje të tëra shkodrane e venedikase u vendosën, shkuan në Venedik që t’i shpëtonin epidemisë së kolerës. Kujtojmë atë kohë fjalimn panergjerik që Marin Biçikemi mbajti me këtë rast në Senatin e Venedikut. Të ardhurit të gjithë mbajtën emrat e fshatrave, krahinave nga erdhën, (bie fjala, ne, krajanët, kemi 300 vjet të ardhur), kjo edhe për një farë sigurie kolektive. Shkodra u mbush me malësorë, thotë Barleti. Kjo Shkodër e boshatisur më 1479 filloi të popullohej dhe brenda 100-200 vjetëve u bë qendër e rëndësishme tregtare me një rrjet tregtar që shkonte deri në Nishni Novgorod, me 3500 dyqane. Shkodra u bë kështu një qendër e rëndësishme në Europë, një ndër qytetet tregtare më të fuqishme në tërë Mesdheun dhe Europën Juglindore, siç e përshkruan me fakte në librin e tij edhe studiuesi shkodran, Zija Shkodra, kur shprehet që Shkodra kishte tregun më të madh në Europën Juglindore.
K. Ujkaj: Në krijimtarinë tuaj të suksesshme ju keni gjetur veten në temën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në atë të ndërtimit socialist të vendit. Këtu kam parasysh dramat “Baca i Gjetajve” dhe “Djem të mbarë”. Aktualisht si e ndjeni veten përballë kësaj krijimtarie, po të kemi parasysh se cilido artist serioz është patjetër një fëmijë i epokës së tij, siç thotë
Kandinski, piktori i madh rus?
F. Kraja: Pyetja është pak e vështirë, sepse aludon për realizmin socialist. Tani secili shkrimtar zhvillon krijimtarinë e vet në hapësirë dhe në kohë. Jetoj në Shkodër, punoj, nanuris në këtë qytet me tradita, me të mirat e me të metat, me influencën që kanë zakonet, traditat dhe jam munduar t’i përshkruaj këto me një lloj drame që quhet dramë klasike. Në qoftë se për 50 vjet nuk u lejua drama alternative, drama e absurdit, apo ajo filozofike, gjë që nuk qe e drejtë, sepse edhe ato kishin të drejtën e ekzistencës, sot në periudhën e demokracisë është bërë një gabim tjetër, sepse njerëzit të etur të prekin atë që shihet e ndaluar janë hedhur të gjithë pikërisht këtë të prekin. Apo siç thotë një proverb i vjetër: Lyeje një mur me bojë. Vendosni mbi të letrën me shkrimin: Ruhuni nga boja! Keni për të parës e të gjithë shkojnë ta prekin.
Edhe sot teatri në përgjithësi është lëshuar pas dramës alternative, gjithë varianteve të saj, gjersa të ngopet me këtë zhanër. Ju, Kadri, përmendët Kandinskin, unë do t’ju kujtoj Malerbin, babain e teorisë së dramës, i cili thotë: “Drama është furra ku piqen shumë lloj bukësh”, pra, teatri francez është furra ku piqen shumë lloj dramash, komedish. Unë personalisht i jam kushtuar kësaj drame, dramës klasike. Si ndjehem? Unë të them të drejtën ndjehem krenar, se në atë kalanë e madhe të dramaturgjisë shqiptare kam vënë një gur të vogël, i cili qëndron në mes, sepse spektatori e pëlqen, emocionohet. Duke u emocionuar, edhe edukohet. E nëse ia kam arritur qëllimit, kjo është kënaqësia dhe qëllimi për mua. Njëherësh edhe nxitje që të shkruaj drama sërish. Dhe unë vazhdoj ta shkruaj këtë lloj drame.
K. Ujkaj: Domethënë, ju nuk ndjeni se keni nevojë për të korrigjuar gjë në krijimtarinë tuaj? Kam parasysh një fakt mbresëlënës dhe mjaft domethënës në sensin estetik të krijimtarisë suaj. Ju në dramën “Çështja e Blerëts” jepni një mesazh tejet fisnik: Nëna, sado e dobët, të jetë si njeri, nuk e braktis kurrën e kurrës krijesën e saj. Apo siç thotë Sartri: Krijesa artistike është një shpirt që i flet shpirtit. Reflektimi juaj në raport me krijimtarinë tuaj të kohës së diktaturës?
F. Kraja: Kanë qenë disa rregulla që duheshin zbatuar. Në këtë këndvështrim, edhe “Fisheku në pajë” përshkohet nga parimi i partishmërisë, apo filli i kuq, siç cilësohej atëhere. Bile, në një vend përmendet edhe Enver Hoxha.
K. Ujkaj: Mos vallë kjo ishte pjesa e kompromisit të pranueshëm për një shkrimtar që shkroi në diktaturë?
F. Kraja: Në Gjakovë, në një vend me diktaturë ndryshe nga Shqipëria, si për të provuar se drama qëndron në thelbin e vet ata e vunë në skenë krejt suksesshëm këtë dramë në vitin 1977, duke hequr fillin e kuq, çka në esencë shprehte një domethënie të madhe: Substancialisht drama i qëndron kohës. A nuk është ky një rast që të bindë se edhe dramat e tjera e përgjithësisht në mjaft vepra po të heqim atë pjesë që fryn erë diktature, substanca është diçka tjetër.
A mund ta bëjmë pra këtë gjë ne? Po, ashtu siç e bënë gjakovarët, ulqinakët, apo në Mal të Zi me dramat e mia. Kjo varet nga regjia.
K. Ujkaj: Z. Kraja, si një ndër pedagogët e vjetër të letërsisë shqipe në fakultet, si një ndër drejtuesit me përvojë të pasur të jetës letraro-artistike në Shkodër, si një ndër më të suksesshmit në skenën e teatrit që mban emrin “Migjeni”, a nuk ju duket paradoksale cinizmi intelektual dhe indiferenca provinciale ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me Migjenin, deri në sulmin ndaj tij? Kam parasyh heshtjen cinike në përvjetorët e lindjes dhe të vdekjes (vetëm fizike) të Bodlerit tonë, të poetit të madh, kur në Shkodër lumturisht kemi prej vitesh edhe universitetin?
F. Kraja: Dëgjo, Kadri, ne kaluam një dhjetëvjeçar të vështirë, ekseset nuk përjashtuan fatkeqësisht as artet e letërsinë duke arritur që çdo gjë e kaluar të anatemohet. Nuk bëhet as Historia e Shqipërisë, as Historia e Letërsisë Shqiptare, as Historia e Teatrit me mllefe, me eksese. Të qetësohen njëherë shpirtërat, se ashtu ngjau vërtetë. Migjenin nga 4 orë, e bënë 1 orë. Bile doli një autor që shkroi një libër ku thotë: Shkodra ka pasë këtë letërsi duke ardhë deri në vitet 1944 dhe Migjenin (ky autorth – shënimi ynë) e trajton në të krejt përciptas.
Kur vjen te 1944-ra, në vend që me dinjitet (së paku me skriptodinjitet surrogato – shënimi ynë) ta linte me kaq punimin e tij pa i nxjerrë bojën vetes, me dorë të vet shkruan: “Pas këtij viti nuk ia vlen barra qeranë të merresh me këtë letërsi. Dhe kush e thotë këtë?! Një njeri që shkollën e mori pas 44-ës, kulturën e mori pas 44-ës, krijmtarinë letrare e nisi pas 44-ës.
Të kthehemi tek pyetja: për ilustrim të them që ne kemi patur një park dhe bust të Migjenit. Në këto 10 vjet më e “bukura” ngjau se u shëmtua ky bust dhe duke u kthyer në qendër ku njerëzit urinonin, u rrethua tetari “Migjeni” me kioska, gjithçka atje mori pamjen që dihet. Tani sikur u kujtuan se duhet të merren më tepër me teatrin, se ky është teatri që të sjell kënaqësi e të bën të ndjehesh krenar të shkruash për të. Aty kanë luajtur aktorë që jo vetëm kanë marrë çmime në vend, por sot po vlerësohen me çmime për talentin e tyre nëpër botë, janë ata që duke interpretuar rolet, ty si autor drame, të bënin me krahë. Shumë drama e komedi i shkruaj duke patur prasysh këta aktorë. Kjo bëri që shumë drama të mia të marrin jetë. Disa nga këta aktorë të mëdhenj mjerisht kanë vdekur, disa kanë emigruar, por ende ka një bërthamë që mund të ringjallin atë traditë të shkëlqyer të lojës patetike- të patetizmit për të cilin u shqua teatri “Migjeni”.
Kurse, po të kthehemi tek poeti Migjeni, do të thoja: Këtu streset qenë tepër të dëmshme. U krijuan skena jo të bukura, ngjarje të dhimbshme. Nuk mund të dënohet Migjeni se ka shkruar kundër ndonjë kleriku. Mos të harrojmë se Fishta është treguar jo vetëm shumë i ashpër duke i vënë në shënjestrën e tij, por duke iu drejtuar atyre që kishat i kishin kthyer në dugajë, shprehej: Në fyt ua vesha lakun!
Unë po kallëzoj një tjetër; kur vdiq Tano Banushi, Artisti i madh i Popullit, nuk u bë për të asnjë ceremoni. Mos kjo ia uli vlerën këtij artisti të madh, pra, vazhdoj të jem në argumentet e shqetësimit tuaj të drejtë për njerëzit e mëdhenj në Shkodër. Përkundrazi, me këtë qëndrim në mospërfillje e lartësuan më tepër. Tani ka filluar të gjejë veten tradita, besoj dhe shpresoj në ruajtjen e atyre vlerave të mëdha të traditës që i kemi pasur.
K. Ujkaj: Ka dramaturgë të njohur që tashmë e kanë mohuar krijimtarinë e tyre të kohës së diktaturës, duke e arsyetuar: Na është imponuar, nuk është zëri ynë. Ju si e vlerësoni letërsinë tonë të viteve të socrealizmit? Cilat janë disa nga vlerat më të arrira të kësaj krijimtarie sipas mendimi tuaj?
F. Kraja: Ka ndonjë shkrimtar, dramturg, etj., konkretisht e kuptoj për kë e ke fjalën, por sado që e ka thënë këtë, vepra e tij “Toka jonë”, “Halili e Hajrija”, Kunora e Nurijes”, etj., mbeten në fodin e artë të dramaturgjisë sonë. Jam i sigurtë se sot po ta pyesësh, e ka harruar se e ka thënë.
Kjo thënie e tij mendoj se ka qenë emocionale. Ka prej tyre që edhe kanë kërkuar të falur. Po për çfarë? Për krijesën tënde? Ne gabojmë kur flasim për realizmin socialist (RS) si një gogol. Më thotë njëri: Ç’do ti me realizmin socialist kur e pyes për një dramë të Sartrit.
I them: More ti i bën nder atij (Realizmit socialist) nëqoftë se e le atë se paska patur ide, kur e pais me këtë stoli. Mos të harrojmë se me këtë “metodë” shkruan shum shkrimtarë të mëdhenj. Alberto Moravia shkroi “Çoçrajen”, romanin e tij që zuri vend nderi në fondin e artë të letërsisë botërore.
Dihet fakti që realizmin socialist e ndaj nga ajo që quhet realizëm, parimi i partishmërisë në letëris dhe arte. Ne nuk duhet të kemi frikë arritjet nën frikën e të shkruarit në realizmin socialist. Ai që të vlerëson ty si autor, apo veprën tënde, është populli, shkruaje, e quaje si të duash ti. Është populli që ose të “vret”, ose të mban gjallë. Është e qartë: vend për të korrigjuar ka e do të ketë në çdo kohë. Për këtë të jesh i sigurtë. Talenti, thotë latini, lind dhe zhvillohet. Sa të duash ta ndalosh, ai jeton e do të jetojë në kohë e hapësirë. Vepra e mirë mbetet opozitare e përhershme e cilësdo khë që do ta pengojë. Kjo ngjet, sepse gjithnjë dikush ka kërkuar të shprehë pakënaqësinë e vet ndaj realitetit.
Ju përmendët “Gjakun e Arbërit”. Mua, si autor, kur do të vihen në skenë, më kanë detyruar ta kthej të gjallë në personazh që unë e kisha “vdekur”. Vdiqën tetë, jo thonin, duhet të jetojë njëri, që të jepet “ideja” se nuk vdes Shqipëria, sepse çështja shihej politikisht. Kurse te drama tjetër, “Rozafa”, më detyruan që tre vëllezërit të mos i tregojnë grave se është në kundërshtim me moralin tonë (komunist – shënimi ynë), pasi bëhej fjalë me tradhëtue. Deri aty ka arritur puna. Megjithatë, vepra e mirë, siç thotë fraza e famshme: “Gjëja e mirë e mban vehten e vet”.
K. Ujkaj: Kam parasysh piramidën e Keopsit, ndonëse në themelet e saj ka gjakun e derdhur të 200. 000 skllevërve, gjatë 20 vjetëve ndërtim, çdo vit falnin jetën e tyre 10. 000 skllevër, ajo vazhdon të respektohet si një ndër 7 mrekullitë e botësh. Dhe ashtu, askush s’e paragjykoi se ajo dëshmon kohën e Keopsit. Keopsi mbetet Keops, le të merret me të historia, kjo të tregojë vendin ku i takon, kurse Piramida le të shijohet nga artistët, piktorët, skulptorët dhe mbarë njerëzit estetikisht si një vepër mrekulli arti. Mendimi juaj?
F. Kraja: Të mos harrojmë (nëse ne nuk lamë gjë në këmbë në një dekadë pluralizëm – nënteksti është yni) në Romë mbahet në këmbë monumenti i atij që dogji Romën. Pavarësisht se monumenti ka emrin e tij, vepra shijohet si vepër arti.
K. Ujkaj: Nuk kam qenë, por më kanë thënë që në Francë ruhet si dëshmi e një lëvizjeje studentore një copë karrike e mbetur gjatë goditjes me karrike në krahun e djathtë të monumentit të Henrikut të IV. D.m.th. në këtë status të ri monumenti mbete dëshmi autentike e historisë së popullit francez në një nga periudhat kruciale të historisë së tij. Shpjegimi juaj?
F. Kraja: Fillimisht për këtë dua të kallzoj diçka tjetër interesante. Ne nuk kemi shumë dokumenta të asaj që ndodhi qoftë edhe në këta 10 vjet. Kurse në Muzeun tonë kemi një galetë që e ka ruajtur një shkodran i kujdesshëm në rrethimin e 1912-ës. Dhe thoste: me këtë galetë kemi ruajtur frymën 12 vetë gjatë një dite. Këto janë dokumente që nuk mund t’i mohosh. P.sh., është krim që në Muzeun tonë nuk ruhet një triskë. E pra 15 vjet ne kemi jetuar në sajë të triskave në Shqipëri.
K. Ujkaj: Kam idenë të ketë qenë vërtetë fitore të sigurosh një të tillë, apo jo?
F. Kraja: Nuk ruhet libri i shtëpisë, ku duhet të shkruhej: Kush ka ardhë, kush ka dalë, sa do të rrinë, prej nga është. Një pjesë e këtij libri do të çohej tek operativi i zonës për të dëshmuar hollësisht për çdo lëvizje në shtëpinë tënde.
Deri këtu kishte arritur puna! A kemi një libër të tillë? Ky do të fliste shumë më tepër se sa qindra teza, interpretime të sotme, sepse do të fliste me shqisën e të parit, me shqisën e të prekurit me dorë.
(ARKIV)
E drejta penale në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”
— nga Kan. lic. iura. Zef Ahmeti, Univ. St. Gallen, Zvicër
I. Hyrje
Shprehja shqiptare për të drejtën zakonore shqiptare është Kanun. Kjo fjalë është marrë nga gjuha sumeriane (gi, Rohr) dhe ajo akadiane (qanu, Rohr), për të ardhur tek gjuha Hebraike (qane, Rohr) [1] dhe që andej është marrun tek geqishtja (kanna, Rohr) dhe kështu është zhvilluar mëtutje në kanon, dhe kishte kuptimin e “rregull, normë”. [2] Me konceptin kanun në shqip kuptohet e drejta zakonore.
Burimet e së drejtës zakonore te shqiptarët janë: Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Malsisë së Madhe, Kanuni i Labërisë, Kanuni i Lekë Dukagjinit (KLD). Në këtë punim unë do të trajtoj kodin penal në Kanunin e Lekë Dukagjinit (KLD), kanun ky më i njohuri tek shqiptarët. [3]
Mbledhja e KLD-së në një formë të shkruar, nga forma verbale e zgjeruar e tij, është bërë nga françeskani Shtjefën Gjegjovi nga Kosova. [4] Këto norma të së drejtës zakonore të grumbulluara prej tij, në vitin 1913 filloi t`i publikonte në revistën e françeskanëve shqiptarë “Hylli i Dritës”. Pas vrasjes së tij nga serbët më 14.10.1929, françeskanë të tjerë e sistemuan materialin e mbetur dhe e publikuan atë nën emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. E drejta zakonore “Kanuni” është i ndarë në 1263 nene dhe në 12 libra. Kanuni rregullonte si çështjet civile ashtu edhe ato penale. Ky Kod për shumë shekuj me radhë ishte në të njëjtën kohë edhe kushtetuta e shqiptarëve deri në Luftën e Dytë Botërore. [5]
II. Kodi penal në “Kanun”
E drejta penale në Kanun ishte një përzierje mes të drejtës penale publike dhe vetëgjygjësisë. [6] Sipas kësaj të drejte zakonore vetë personi natyror ishte i aftë për të mbajtur drejtësi (rechtsfähig). [7] Në përsonin bëhej dallimi mes vetë personit dhe pjesëve shtesë. [8]
Për arsye të këtij dallimi, e drejta zakonore shqiptare mbronte këto të mira që vijojnë:
a. të mirat e trupit
b. të shpirtit.
Në pjesën shtesë të një personi hynin:
c. veprimet dhe
d. raportet.
a. Të mirat e trupit
Sipas të drejtës zakonore shqiptare të mirat e trupit cënoheshin nga zënka, gjymtimi apo vdekja. [9]
a. a. Zënka
Zënka ishte një konseguencë e inatosjes, një ngatërresë me fjalë apo kërcënim. Ngatëresa ndërmjet të rriturve në njërën anë dhe e fëmijëve nga ana tjetër trajtoheshin në mënyrë të ndryshme. [10] Një ngatërresë, e cila ndodhte mes dy të rriturve, dhe nëse prej saj rridhe gjak, konsiderohej më shumë si cënim i nderit sesa si cënim i trupit. Nëse dëmtimi i trupit nuk ishte aq i madh, i dëmtuari kishte të drejtë që ta nxjerrë dëmtimin(në trup) në të njëjtën mënyrë. Ngatërresa në publik, si dhe ngatërresa që binte në vesh të publikut, prodhonte një urrejtje në rritje dhe përfundonin shpeshëherë me vrasje. [11]
Ngatërresa ndërmjet fëmijëve nuk merreshin seriozisht. Edhe nëse një fëmijë rrahej nga një burrë i farefisit, presupozohej se kjo kishte ndodhur si “dënim”. [12]
a. b. Gjymtimi
Me gjymtim kuptohej ndarja ose dëmtimi i një pjese të trupit. Në Kanun si gjymtim konsiderohej një plagë, e cila shkaktohej me armë. E drejta zakonore shqiptare nuk bënte dallim të madh ndërmjet gjymtimit të qëllimtë dhe atij të paqëllimtë. [13] Gjymtimi i paqëllimtë gjykohej me më tepër lëshim. Arsyeja e këtij ndryshimi jo të theksuar, mund të qëndronte në faktin që autorit t`iu heqet mundësia, që të deklaronte në mbrojtje të tij, se akti ka ndodhur padashje, edhe kur ai ta kishte shkaktuar plagën me qëllim. [14]
Me qëllim ishin rastet kur dikush e drejtonte armën me qëllim kundrejt një tjetri dhe e plagoste atë. Nga ana tjetër, nën gjymtimet padashje (të neglizhueshme), futeshin ato që ndodhnin për koincidencë, dhe kur plaga shkaktohej pa qëllim. Kjo ndodhte atëherë, kur dikush gjuante armikut të tij ndërsa qëllonte një person tjetër (të pafajshëm).
Pavarësisht nga kjo, nëse dikush duke përdorur armë shkaktonte një plagë me ose paqëllim mbi dikë tjetër, i plagosuri kishte të drejtë të hakmerrej sipas principin “plagë për plagë”. [15]
a. c. Vrasja dhe gjakmarrja
Rreth gjakmarrjes në fiset shqiptare formohej “një historiografi e ‘kategorisë’ në vete rreth historisë së gjakmarrjes, ku në këtë fushë kanë vepruar udhëtarë dhe shkencëtar austriakë dhe gjermanë. Gjakmarrja për lexuesit (në perendim) u prezantua si diçka sensacionale.” Varësisht nga autori, ata krijuan përshtypjen, se jeta në Shqipëri nuk kishte të bënte me gjë tjetër – veç rreth gjakmarrjes. [16] Unë nuk jam i këtij mendimi.
Natyra e gjakmarrjeve qëndronte në atë se, secili kishte të drejtë për gjakmarrje për vrasjen e një të afërmi të tij. [17] Kanunit bënte dallimin ndërmjet hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Hakmarrja vinte në shprehje, nëse dikush dëmtohej nga një vjedhje. I dëmtuari kishte të drejtë për pronën e tij të vjedhur të kryente një hakmarrje, sipas maksimës “vjedhje për vjedhje”. Ndërsa gjakmarrja [18] ishte një konseguencë e një vrasjeje të mëherëshme, ose dhunimi të nderit. Autori, sqaruar nga rregullat e Kanunit, ishte ai, i cili vret kend me dorë të vet (§ 848). Të tjerët, që përfshiheshin në një vrasje ose gjakmarrje, ishin ndihmësit “simahoriët” (§ 831), “hjekësit” (§ 766). Lidhur me këtë, vijon më tepër më poshtë.
Një grup i veçantë i njerëzve përjashtoheshin nga gjakmarrja; si gratë, fëmijët,[19] prifti,[20] të vjetrit dhe të sëmurët, si dhe të sëmurët psikikë.[21]
Vrasja pa qëllim [22] nuk ndjekej me pushkë. Autori, sidoqoftë, duhej të qëndronte i fshehur për një kohë të gjatë, siç quhej në Kanun, sa “gjaku është i nxehtë”, dhe derisa çështja shqyrtohej mirë e sqarohej (§ 933). [23] Në këtë kohë, ndërmjetësit (të ashtuquajturit “gjindja e urtë”) vinin, në mënyrë që të konfirmonin, se vrasja ka qenë vërtetë e paqëllimtë. Nëse ndërmjetësit deklaronin se vrasja ishte e paqëllimtë, autori duhej të paguante vetëm “çmimin gjakut dhe dorzanitet” (§ 934).
Pas ekzekutimit të një gjakmarrjeje, autori (dorasi) duhej të informonte edhe publikun edhe familjen e viktimës, se ai kishte kryer gjakmarrjen. [24] Në rastin e një vrasjeje apo gjakmarrjeje, ishte e ndaluar që të ushtrohej masakër mbi trupin e të vrarit. Nëse dikush, me ndonjë mjet, shtonte plagë të tjera pas vdekjes mbi trupin e viktimës, autori ngarkohej për vrasje të dyfishtë, që do të thotë se, ai mbante përgjegjësi jo vetëm për një vrasje, por për dy.
Gruaja mbetet e përjashtuar nga gjakmarrja. Kundër tyre (grave), askush nuk guxonte të ushtrojë gjakmarje. Në anën tjetër, nëse nuk ka asnjë burrë në shtëpi, dhe familja nuk e kishte marrë gjakun, atëherë gruaja duhej të hakmerrej. Ajo mund të vritet vetëm në rastin e tradhëtisë, përndryshe vrasja e një gruaje – me ose pa qëllim – konsiderohej si turpërim i madh. Edhe arma, me të cilën ishte vrarë apo plagosur një grua, konsiderohej si e “pa vlerë” për tu përdorur për luftë. [25]
Nëse autori, pa të drejtë ushtron gjakmarrje (për dikë tjetër), shtëpia e tij digjej dhe shembej, të gjitha pronat e tij të tundshme, si psh. mobiljet, drithi e bagëtia konfiskoheshin. Ai duhej të largohej nga prona e tij, dhe rajoni ku banonte, me të gjithë familjen, dhe të paguante edhe një dënim.[26]
a. d. Ndërmjetësimi dhe dhënia e besës
Ndërmjetës quhej ai person, i cili ndërhyn “për me da fjalët e kqia”, që do të thotë, për të zbutur tensionin, si konseguencë e një mospajtueshmërie, e cila mund të çonte drejt hakmarrjes, vrasjes dhe zhvillimeve të tjera cënuese (§ 668). Ndërmjetësi pranohej kudo që shkonte. Ndërmjetës mund të ishte një burrë ose grua (shumë rrallë dhe vetëm për gjëra të vogla), gjithashtu prifti (§ 669). [27] Për të vendoset për një vepër të keqe, prifti ndërhynte jo “n’emen të vet”, por në emrin e “Famullis a n`emen të flamurit”(§ 675). [28] Ndërmjetës ishin zakonisht burrat me eksperiencë.
Për të kërkuar besë, vrasësi, pas kryerjes së aktit, çonte ndonjë mik tek familja e viktimës, dhe kështu kërkonte disa ditë të lira (besë). Gjatë periudhës së besës, nuk lejohej të kryhej asnjë hakmarrje. Besa jepej tepër rrallë për personin që kryente vrasjen. Besa ishte në Kanun një periudhë e lirisë dhe e sigurisë, e cila garantohej nga shtëpia e të vrarit për autorin dhe familjen e tij, në mënyrë që të mos e kryejë gjakmarrjen përbrenda kohës sa ishte e dhënë besa. Dhënia e besës konsiderohej si një detyrim burrëror (§ 854). [29] Kanuni njihte dy lloje besash: 24 orë dhe 30 ditë. Nëse shtëpia e të vrarit jepte besën prej 24 orësh, dorërasi merrte pjesë në ceromoninë e varrimit, edhe pse ai vetë e kishte vrarë. Kjo besë nuk zgjaste më tepër se 24 orë.
Fshati mund të kujdesej për nxerrjen e një bese prej 30 ditësh për dorasin dhe familjen e tij. Nëse shtëpia e të vrarit nuk i jepte besë fshatit për familjen e autorit, atëherë autori dhe pjesëtarët e familjes duhej të qëndronin mbyllur; hynte një lloj arresti shtëpiak, burgu shtëpiak.[30]
Gjatë “armëpushimit” të marrë përmes ndërmjetësit në një rast gjaku, ishte e ndaluar të ushtrohej gjakmarrja. Sidoqoftë, nëse familja e viktimës vrante armikun (nxirrte hakun) para se të skadoj armëpushimi, atëherë marrësi i besës (dmth. ndërmjetësi) duhej që të mirrte nxirrte gjakun në vend të të dëmtuarit në besë. [31]
Ata, të cilët shkonin tek prindërit dhe kushërinjtë e të vrarit, në emër të autorit dhe shtëpisë së tij, që të kërkonin besë, quheshin bestarë. Ata konsideroheshin si mbrojtës të autorit dhe shtëpisë së tij, që atyre të mos ju ndodhë asgjë e keqe për kohën sa ishte dhënë besa. [32]
a. d. a. Pajtimi dhe dorzanët e gjakut
Si ndërmjetësues tjerë në Kanun ishin dorzanët e gjakut. Dorzan ishte ai, i cili shkonte në shtëpinë e të vrarit dhe përpiqej të ndërmjetësoj pajtimin me dorërasin (autorin). [33] Ndërmjetësi (mund të ishin më shumë se një), kërkohej përkatësisht zgjedhej nga shtëpia e autorit (§ 972). Pajtimi i gjakut mund të arrihej në dy mënyra:
1. me të himë të dashamirvet të shpis së të vramit e të
Famullitarit,
2. pagimi i parave për shtëpinë e të vrarit.[34]
Shtëpia e të vrarit zgjedhte dorëzanët e të hollave të gjakut. Dorzani i gjakut ishte ndërmjetësi, i cili ndërhynte, në mënyrë që të parandalonte “çdo të përsëritun mnijet e zjarmit” (§ 974). Pleqt dhe burrat e urtë të atij vendi, përcaktonin një periudhë kohe për pagesën të hollave për gjakun. Koha e përcaktuar për pagesën e parave nuk mund të zgjatej apo ndryshohej.
a. d. b. Vllaznimi, me pi gjak
Kjo gjë ndodhte, nëse dorërasi dhe shtëpia e tij pajtohej me shtëpinë e të vrarit. Të involvuarit pinin gjakun e njëri-tjetrit. Në gota të vogla, të mbushura me raki ose ujë; ndonjëri prej dashamirësh lidhte gishtin e vogël të autorit, dhe e shponte atë me një gjilpërë dhe e linte gjakun të rridhte në gotë. Kështu veprohej edhe me një anëtar (kryesor) të shtëpisë së të vrarit. Pas përzierjes së gjakut, të dy shkëmbenin gotat dhe kështu ata kryqëzonin duart e pinin gjakun e njëri-tjetrit. Me “1000 thirrje përgëzimi ata qitnin me pushk në ajër” dhe bëheshin kështu nga armiq në vëllezër, siç cilësohej në Kanun: “vllazen të ri të njij nanet e babet” (§ 990).
b. E mira e shpirtit
Me të mirën e shpirtit kuptohej më tepër nderi. Sipas të drejtës zakonore shqiptare më mirë pranohej vdekja se sa dikush të prekej në nderin e tij. Cënimi i nderit bëhej në tre raste:
a. përdhunimi i grave,
b. ç’armatosja,
c. dhe nëse shkeleshin rregullat e mikpritjes.
Këto raste të shkeljes së nderit ishin aq të rëndë, sa ato mund të laheshin vetëm me gjak. Për këto shkelje të të mirave të shpirtit nuk kishte kurrëfarë mundësie as për falje e as që mund të përmirësohej me ndonjë formë të gjobës.[35]
b. a. përdhunimi i grave
Ky krim ndodhte tepër rrallë. Por nëse merrej vesh se një grua ishte përdhunuar, përdhunuesi ndiqej dhe dënohej. Herët ose vonë, përdhunuesi duhej të paguante “me gjakun e vet” për aktin e tij. Sidoqoftë, nëse vërtetohej se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me dëshirën e gruas, atëherë të dy paguanin këtë akt me gjakun e tyre. Nëse dikush shkonte me një vajzë të fejuar, atëherë familja e autorit binte në gjak me familjen e të fejuarit. Nderi i gruas, ishte pjesë e nderit të burrit. Nëse burri ç’nderohej nëpërmjet gruas, ky ishte dhe cënimi më i rëndë i nderit të tij.[36]
b. b. Cënimi i nderit me grabitje të armatosur
Cënimi i nderit me vjedhje të armatosur mund të bëhej në dy forma: atë publike dhe të fshehtë. Grabitja publikisht e armës, ndodhte nëse dikush duhej të dorëzonte armën me forcë ose detyrim. Vjedhja e fshehtë e armës, nga ana tjetër, ndodhte gjatë natës ose gjatë ditës. Eshtë interesante se kur grabitja (e armës) ndodhte publikisht – kjo trajtohej si turpësim i të vjedhurit. Nëkohësisht për atë (që iu ishte grabitur arma) ishte edhe cënim i nderit të tij. Për këtë arsye i ç’nderuari nuk dilte në publik, derisa ai me gjak e lante “poshtërimin e madh” që i ishte bërë. Sanksionet për vjedhjen e fshehtë, ishin të moderuara. Cubit mund t’i kërkohej sidoqoftë një pagesë, e cila mund të shkonte deri në lartësinë e një vrasjeje.
Cënimi i nderit nuk mund të paguhej me kontribute apo sende. Për nderin e marrë nuk kishte dënim. Ai nuk mund të kompensohej me gjëra, por vetëm me derdhje gjaku ose me pajtim pas nërmjetësimit të “dashamirve të mirë” (§ 597-600). [37]
Një dallim tjetër e drejta zakonore shqiptare e bënte mes nderës vetjake (§ 593-601) dhe nderit shoqnore (§ 602-639).
b. b. a. Nderi vetjak
Kanuni i maleve shqiptare nuk e veçonte “nierin prej nierit” (§ 593). Për cënimin e nderit vetjak, Kanuni thoshte: “në daç, fale: po deste, laje ballin e vrugnuem” (§ 595), dmth. merr hak. Sipas § 596, secili e kishte nderin për vetvete, dhe askush nuk mund të përzihej. Existonte një lloj ndalimi i diskriminimit ndërmjet burrave. Jeta e të mirit dhe e të keqit kishin për rrjedhojë të njëjtën vlerë: “Kanuni i mban për burra” (§ 594). Mbështetur në këto dy rregulla, si dhe nga rregulli i § 887, që thoshte: “çmimi i jetës së njeriut është i njëjtë si për të mirin, ashtu edhe për të keqin”, mund të konsiderohet si një parim trajtimit të barabartë, e që aplikohej vetëm ndërmjet burrave. Marrja e nderit vetjak nuk mund të shpaguhej me gjëra, por vetëm me gjak (vrasje) ose pajtim (“Ndera e marrun nuk shpërblehet me gja, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikërisht.” § 598).
b. b. b. Nderi shoqëror
”Nderi shoqnor” mbulon çështjen e mikut në shtëpi, mikpritjen dhe të drejtën e shtëpisë. Ekskluzivisht kjo përfshinte të drejtën e mbrojtjes së mikut. [38] Këtu bëhej dallimi në mes shkeljes së mikpritjes [39] dhe të drejtës së shtëpisë. Këtë dallim do ta sqarojmë me dy shembuj:
Shembulli 1: E drejta e (pronësisë së) shtëpisë
X vjen në shtëpinë e Y. Për aq kohë sa X ndodhet në shtëpinë e Y, Y detyrohej ta sigurojë X. Nëse i ndodhte Y diçka në shtëpinë e X, atëherë X detyrohet të marrte hak për Y, sepse ky akt dhune kundrejt Y konsiderohej si dhunim i banesës (shtëpisë).
Shembulli 2: Mikpritja
Me shkeljen i mikpritjes nënkuptohej: nëse Y ishte vetë dorasit dhe ndodhej(hyn gabimisht) në shtëpinë e X (të të dëmtuarit), atij në asnjë mënyrë nuk guxonte ti ndodhte gjë nga X, derisa ai (Y ta lëshonte shtëpin e X) të shkonte në një shtëpi tjetër, pasi kjo kishte të bënte me shkelje e parimit të mikpritjes.
d. Vjedhja dhe grabitja
Sipas Kanunit me grabitje kuptohej fitimi i pronësisë me forcë mbi ndonjë send të huaj (§ 768 shkronja h, si dhe § 777 v.), ndërsa vjedhja ndodhte fshehtas. Cubi, sipas Kanunit, ishte ai, i cili kishte vjedhur me dorën e vet (§ 768 shkornja a.). Grabitja me forcë kuptohej si cënim i nderit. [40]
c. a. Ndihmësi/bashkëfajtori
Pjesëmarrës në një vjedhje, sipas Kanunit ishin cubi, simahorët, ajo shtëpi, ku kishin ngrënë ose kishin marrë bukë hajdutët. Ndihmës ose bashkëfajtor ishte gjithashtu, ai që fshehte mallin e vjedhur (“paras cubi, paras kjori”, [41] § 768 shkronja d.). Nëse dikush ndihmnte dikënd të nxirrte hakun edhe pse ai nuk ishte në gjak, ai binte në gjak (§ 831). Sanksionet për vjedhe të pasurisë rregulloheshin sipas parimit “dy për një”. “Dy për një” praktikohej si për bagëti të vogla, poashtu edhe për të mëdha si dhe për sendin e vjedhur.
Shembull:
Nëse cubi vidhte një lopë, pronari i saj kishte të drejtë ta merrte atë përsëri, kudo që e gjente, edhe atëher kur dikush e kishte blerë lopën e vjedhur. Nëse shitësi (cubi) kapej, ai duhej t’i paguante pronarit shumën e dy lopëve për lopën e vjedhur, dhe pronari kompensohej në bazë të parimit “dy për një”; cubi ishte i detyruar gjithashtu, që t’ia kthente të gjithë shumën blerësit.
b. Hjekësi
Një formëm tjetër e fajtorësisë në Kanun ishte hjekësi. Hjekësi ishte ai, që ndihmonte dikë në një aktivitet kriminal (§ 766). Dënimet për një ndihmë të tillë ishin të ndryshme. Në rastin e dhënies së ndihmës për grabitje të një gruaje, ndhmësi binte në gjak dhe duhej t’i paguante fshatit një gjobë prej 100 groshë; gjithashtu edhe ai që jepte ndihmë në vrasje binte në gjak dhe duhej t’i paguante fshatit një gjobë prej 500 groshësh, po ashtu edhe për çdo vjedhje tjetër, që bëhej në fshat, ai gjobitej për veprën e tij si ndihmës, sipas rregullave të Kanunit, “menjëherë sapo hetohej” (§ 767).
III. Gjyqësia
E drejta zakonore shqiptare nuk njihte një gjyq në sensin e gjyqeve që kemi sot. Si gjyq konsiderohej kanuni i pleqnis. Pleqt ishin të parët e vllaznive ose krenët e fiseve. Pa pjesëmarrjen e tyre, çdo vendim apo veprim ishte i pavlefshëm (§ 993). Pleq thirreshin edhe burra me “za për urti” e “që janë regjë nder gjygje e pleqni”. Kanuni i pleqnis ishte i përbërë nga njerëz të zakonshëm, pa dallim të gjendjes së tyre sociale, prejardhjes së tyre apo dallimeve tjera. Ata bëheshin “gjykatës të popullit” vetëm nga aftësia e tyre që kishin për t’i kuptuar shpejt rrethanat dhe si gjykatës për t’i interpretuar ato me arsye dhe për të vendosur sipas rregullave të Kanunit. [42]
a. Llojet e gjyqeve
E drejta zakonore shqiptar njihte dy lloje kanune pleqnish. Për pleqni të vogla (§ 998) merreshin më vjetrit në fshat “permbas vllaznijet e fisit”, të cilët merrnin vendim për mosmarrëveshje të vogla. Çështjet serioze, të cilat cënonin nderin e gjithë fshatit dhe fisit, gjykoheshin prej “Pleqvet e katundit e prej krenvet të Flamurit”(§ 1003). Që të mund të merrej një vendim, pleqtë dhe krerët e flamurit, duhej “ti ken (kishin) me veti Pleqt e Strapleqt e katundit”, në të cilin gjendej i fajtori (§ 1004). Nëse një vendim kishte të bënte me të gjithë fshatin, apo fisin, një plak vetëm nuk kishin të drejtë ta merrnte çështjen në dorë. Në këso raste, “këto peshoheshin prej Pleqvet e Krenvet të kanus së Katundit e të Flamurit” (§ 1009). Kanunit të pleqnis i nënshtroheshin të gjithë, dmth. “edhe pse Plak, a Krye, ai i Derës së Gjonmarkut, pengun do ta lshojë në dorë të Pleqvet e Vogjlis, po bani kush vaj mbë `të” (§ 1014).
b. Të drejtat dhe detyrimet e pleqve
Edhe pleqtë, të cilët vepronin si gjykatës, kishin sipas Kanunit të drejtat dhe detyrimet e tyre. Bazuar në § 996, pleqtë kishin të drejtë, ta menjanojnë çdo mosmarrëveshje dhe kërcënim damesh e kërcënim për vrasje, “ku me urti, ku me fuqi” bashk me gjithë fshatin, ndërsa për kërcënime serioze mund të lypnin “krahin e Krenvet e të djelmvet të Flamurit, per me prum në mend të dalunin mendësh.” Për më tepër, nëse dikush nuk donte të rrespektonte vendimin e paanshëm, pleqtë mund të thirrnin takim me gjithë fshatin. Nëse vendosej për një çështje dhe palët pendoheshin që i kanë dhënë “pengun Pleqvet”, [43] ata më nuk kishin mundësi t`i ndërrojnë pleqt e as “t`ua sermarrin pengun”(§ 1001).
Detyrimi i pleqve ishte të mos mbanin anë dhe “pa u thye prej mendoresh a të folmesh prej njait a tjetrit” (§ 1015). Nëse ndodhte që këto detyrime shkeleshin nga ndonjëri prej pleqve, ai nuk zgjidhej më për/në kanunin e pleqnis. Para se procesi të fillonte, pleqtë betoheshin se ata nuk do të gjykonin me anim dhe se ata nuk do i shtrembëronin (abuzonin me) rregullat e Kanunit, por do të jepnin një gjykim të drejtë në bazë të ndërgjegjes dhe gjithë njohurive që kishin. [44]
c. Instancat gjyqësore
Në të drejtën zakonore shqiptare vlente parimi: “Gjygj mbi gjygj e Plak mbi Plak kanuja nuk ban”. Bazuar në këtë rregull, mund të vijm në përfundimm, se Kanuni njihte vetëm një instancë gjyqësore. Një ankesë kundër vendimeve të pleqve mund të bëhej vetëm në raste të veçanta, dhe konkretisht ajo (ankesa) nuk mund të bëhej nga palët. Një ankesë të tillë kishin të drejt ta bënin vetëm ata që iu ishte besuar pengu (dmth. vetë pleqt që kishin vendosur), nëse ata më vonë konstatonin se kishin gjykuar jo drejtë. Pleqt nuk e kthenin e pengun, por ishin të detyruar, siç thuhej në Kanun, “me e dlirë vedin”, dmth. ata “tuj jau lshue pegjet e veta në në dorë Pleqvet të sytë të zgjedhun prej sish; e mabsi të jau shtrojn gjygjin e bam, do të peshohet prej Pleqvet të dytë”(§ 1038ff).
d. Zëri i popullit në gjyq
Nëse një gjykim i pleqve nuk e kënaqte popullin, ose ndodhte që ata vendosnin gabim, populli kishte të drejtë të mos e ndiqte vendimin e tyre. Në një rast të tillë, krerët dhe më të vjetrit, detyroheshin ta trajtonin përsëri çështjen.
e. Dëshmitë (provat)
E drejta zakonore shqiptare sipas procedimeve në Kanun, njihte dëshmit (provat) vijuese: pohimi i të pandehurit, fjala e nderit, kapucari, personi që tregonte veprën e dikujt psh. për një vjedhje apo vrasje të fshehtë, betimi (beja), porota ose betarë (§ 1044), dëshmitarët, ekspertët, ndjekja e gjurmëve (§ 769), garantët (dorzanët) dhe flagranca.
f. Llojet e dënimeve
Sipas § 13 të Kanunit për ndëshkim kuptohej “një e keqe, qi prej pushtedit të ligjshëm i pertrihet kuej per faj të bam”. Llojet e ndëshkimeve në të drejtën zakonore shqiptare ishin: dënim me vdekje, largim nga fisi me anëtarë dhe pronë, djegia dhe shkatërrimi i shtëpisë, prishja e tokës dhe prerja e pemëve, dënimi me bagëtitë e gjalla, dënimi me para, dhe leçitja. Djegia gjallë e një gruaje, një të veje apo vajze, që ishte e ndyrë.
IV. E drejta krahasimore: e drejta penale gjermane dhe e drejta zakonore shqiptare
Historia e së drejtës gjermane përmban disa elemente të ngjashme me të drejtën zakonore shqiptare, por edhe dallime të mëdha. Përderisa e drejta penale gjermane është zhvilluar nga ligji zakonor në një të drejtë pozitive, e drejta zakonore shqiptare edhe sot ka mbetur gjallë në Shqipërinë Veriore paralelisht me të drejtën pozitive (si psh. gjakmarrja).
Hakmarrja dhe gjakmarrja, që ishin të ngjajshme me rregullat e Kanunit, ishin prezente edhe në kohën germane.
Sensi i hakmarrjes dhe gjakmarrjes sipas pikëpamjes germane ishte “mposhtja e armikut dhe fisit të tij”. [45] Gjakmarrja aplikohej në historinë e gjemane deri në shek. 16-të. [46] Me të ashtuquajturën “Gottesfriedensbewegung” në shek. 11-të, e njohur si Lëvizja e Kishës, ishte provuar të arrihej një paqe për persona dhe kohë të caktuar, vende si dhe të ndalohet gjakmarrjet për kohë të caktuara, [47] e që më vonë kalon në të ashtuquajturën “Landesfrieden”.
E drejta zakonore shqiptaer nuk e njihte procesin e inkuizicionit. E drejta zakonore shqipatre nuk i njihte dënimet trupore, lojet e gjymtimeve apo torturat që njihen në historinë e të drejtës penale gjermane, pasi ato nuk ishin në kundërshtim me nderin e burrave. [48] Përderisa Kisha Katolike luajti një rol në historinë e së drejtës penale gjermane në mesjetë, e drejta zakonore shqiptare bëri një ndarje mes Kanunit dhe kishës. Sipas § 3 (të kanunit), Kisha nuk i nënshtohej gjyqit të kanunit por gjyqit kishtar të saj. Prandej “Kanuni s`mund t`i vëjë kurrnji barrë Kishës”. Mëtutje “me bijtë ndonji kundërshtim ndermjet kishës e famullis, famullia s`mund t`i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fesë – te Ipeshkvi” (§ 3 kryerreshti 2).
Prej llojeve të ndryshme të dënimeve me vdekje që njeh historia penale germane, si varja, prerja e kokës, varrosja gjallë, mbytja (në ujë), djegia, zierja në ujë apo vaj, e drejta zakonore shqiptar njihte vetëm djegien. Llojet e ndëshkimeve gjymtuese, të cilat njihen në historinë e të drejtës penale gjermane, si psh. prerja e dorës, prerja e gishtërinjve apo thonjve, shkëputja e këmbëve, prerja apo qërimi i gjuhës, [49] nuk njiheshin nga Kanuni.
Përfundim
Nëse shikojmë prapa historinë shqiptare, ne do të konstatojmë se teritori shqiptarë ishte i lidhur ngushtë me të gjithë popujt që luajtën një rol në Ballkan. [50] Duke filluar nga koha e galëve (Gallier), romakëve, gotëve, emigrimin e sllavëve në Iliri, Perandorinë e Maqedonisë, Mbretërinë Bizantine, si dhe normanët, venedikasët, serbët, Perandorinë Osmnane, Perandorinë Austro-hungareze, Italinë, të cilët njëri pas tjetrit sunduan tokat shqiptare, populli shqiptar, pasardhës i ilirëve, nuk mundi ta zhvillonte një jetë shtetërore të pavarur në mënyrë kontinuitive. Pas 24 vjetësh rezistencë të shqiptarëve, nën drejtimin e Gjergj Katriotit, kundër Perandorisë Osmane, Shqipëria u bë pjesë e Perandorisë Osmane që nga mesjeta deri në shek. 20-të. E drejta zakonore shqiptare ishte gjithmonë e drejtë plotsuese dhe njëkohësisht konkurrent i të drejtës shtetërore turke, të shtetit shqiptar pas 1912, konkurente për të drejtat e administratave pushtuese në luftën e I-rë dhe të II-të botërore.
Pavarësisht kësaj historie të veçantë, megjithatë shqiptarët kanë mundur ta zhvillojn kulturën e tyre të së drejtës. [51] Në kohën e fundit shumë shpesh është bërë një ngatërrim mes kriminalitetin të zakonshëm dhe gjakmarrjes. [52] Për praktikimin e gjakmarrjes, siç e pamë edhe më lart, duhej të rrespektoheshin disa rregulla të caktuara. Gjakmarrja është një aspekt i një sistemi juridik, një aspekt i një sistemi të se drejtës zakonore.
Këto rregulla zakonore sot janë me të vërtetë të dala mode. Kanuni ekspozon gabime të rënda. Nga njëra anë ai konsiderohet i prapambetur e mesjetar, në veçanti kur është fjala për gjakmarrjen. Nga ana tjetër, janë të pranishme gjëra të bukura, të cilat do të mbaheshin (ruheshin edhe metutje) me krenari, si mikpritja, besa, etj.[53]
————————————————————————————
* Ky punim seminarik është shkruar nga autori në gjuhën gjermane. Pastaj është përkthyer në anglisht dhe shqip: http://www.shkoder.net/en/kanun_al.htm
[1] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der Nordalbanischen Lebensweise, në: Dardania Zeitschrift für Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, Nr. 5/1996, fq. 183.
[2] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge, fq. 184. Krahaso Wörterbuch des Christentums, Wien 1995, fq. 585.
[3] Krahaso Robert Pichler, die Macht der Gewohnheit – Die Dukagjin-Stämme und ihr Gewohnheitsrecht, në: Albanien Stammesleben zwischen Tradition und Moderne, Helmut Eberhard/Karl Kaser (Ed.), Wien-Köln- Weimar 1995, fq. 65. [4] Krahaso Robert Elsie, parathënia në: Der Kanun, Eine Übersetzung von Marie Amelie Freiin von Godin, Dukagjini, Pejë 2001.
[5] Imail Kadare, Eskili ky humbës i madh, Prishtinë, 1990. Krahaso Syrja Popovci, Shtjefën Gjegjovi 1874-1929, në: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Prishtinë 1972, fq. XI.
[6] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge, fq.194. “Die Selbsthilfe und damit auch die Blutrache ist die adäquate Vorgangsweise in akephalen Gesellschaften, die kein kodifiziertes Recht und keine Instanzen kennen, die einen Rechtsspruch fällen und durchsetzen konnten. Das hatte zur Folge, dass der Geschädigte sich selbst sein Recht verschaffen musste. Das wesentliche Problem dabei jedoch war, dass dieser Akt der Selbstjustiz zumeist den Konflikt nicht beendete, sondern erst recht Anlass für einen neuen ergab.” Karl Kaser, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden: Ursprünge und Gegenwart des balkanischen Patriarchats, Wien 1992, fq. 276.
[7] Sipas Kanunit personat natyrorë i nënshtohehish normave penale të kanunit parimisht me arritjen e pjekurisë për të bartur armën.Një mendim tjetër thotë se pjekuria arrihej në moshën 15 vjeçare. Ndërsa për veprën penale të ndonjë personi të papjekurpërgjigjej kryefamiljari. Syrja Popovci, Shtjefën Gjegjovi (1874-1929), në: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Prishtinë 1972, fq. 84.
[8] Ludwig v. Thallóczy, Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, në: Illyrisch-albanische Forschungen, Band I, München und Leipzig 1916, fq. 416.
[9] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 417.
[10] Zef Benussi, PËRMBLEDHJE SISTEMATIKE E ZAKONEVE JURIDIKE TË VJETRA SHQIPTARE, shkrim i pabotuar (skript), Shkodër 1958, S.42.
[11] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 417. Vrasja bëhej, siç thuhej, për t´ia kthyer vetit nderin e marrun.
[12] Ludwig von Thallócz , Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 416.
[13] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 417. Krahaso, Don Nikoll Aschta, Das Gewohnheitsrecht der Stämme Mi-Shkodrak (Oberskurari Stämmen) in den Gerbirgen nördlich von Skutari, në: Illyrisch-albanische Forschungen, fq. 404.
[14] Ludwig von Thallóczy, Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 418.
[15] Don Lazer Mjeda, Das Recht der Stämme von Dukaschin, në: Illyrisch-albanische Forschungen, fq. 394.
[16] Karl Kaser, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, fq. 277.
[17] Dr. Ludwig v. Thallóczy. Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 420.
[18] Për gjakmarrjen thuhej se: shpirti i të vramit mund ta gjejë qetësinë e tij vetëm atëherë nëse nxirret gjaku. Krahaso, Karl Kaser, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, fq. 276.
[19] § 835. Prita do të filloj pushkën mbë burra e jo mbë gra, fmi, mbë shpi e mbë bagëti.; § 136. Po qiti me pushkë prita mbë gra, fmi, shpi a bagti, punon kundra kanunit, atbotë do të hijë pushka shpi me shpi, mandej fis me fis, katund me kadund e së mbramit flamur me flamur.
[20] § 10 kryerreshti 4. -Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s`giobiten, edhe Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit.
[21] Syrja Popovci, Shtjefën Gjegjovi (1874-1929), fq. 90.
[22] Në kanun kjo vrasje figuron si “vrasa pa hiri”, krahaso § 932 dhe të tjerët vijues.
[23] “N’at gjak të xet dorërasi do të largohet e të rrijë mshefët mje qi të mirret vesh puna mirë.” Krahaso, Benussi, PËRMBLEDHJE SISTEMATIKE E ZAKONEVE JURIDIKE TË VJETRA SHQIPTARE, skriptë, Shkodër 1958, fq. 41
[24] § 844. Dorërasi, porsa t`a vrasë nierin, do të çojë fjalë se e vrau aj e mos të hutojn mendsh prindja e të vramit.
[25] Ludwig v. Thallóczy, Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 420.
[26] Don Lazer Mjeda, Das Recht der Stämme von Dukaschin, fq. 391.
[27] “Ndërmjetës mund të jet burrë a grue, djalë a vajzë a edhe Prifti.”
[28] Kjo ndërhyrje e Priftit bëhej bëhej vetëm atëherë siç thotë kanuni “…kur mos t`i punoj fuqija e fjalës fetare”.
[29] § 855. Me çue gjind per besë asht kanu; me dhanë besë asht detyrë e burrni.
[30] frikës nga gjakmarrja. Zëri i ditës, 17. 12. 2002, fq. 12.
[31] Vrasja në besë ishte një poshtërsi e madhe. Kështu nëse ai që kishte dhënë besë nëpërmjet ndonjë ndërmjetësuesi e then atë, atëhere ndrmjetësuesi hynte në vend të dëmtuarit në besë dhe duhej ta nxirrte gjakun pë atë.
[32] § 851. Bestarë janë ata, qi hijn te prindja e kusherinja e të vramit, për me nxjerrë besë per dorërasin e per shpi të tij; janë mbrojtarët e dorërasit e të shtëpis së tij, qi mos t`i gjejë gja në vade të besës.
[33] Në kanun e definonin dorzanin e gjakut me sa vijon: “dorzanët e gajkut janë ata, qi hijn per me mbajt larg çdo të përsëritun mnijet e zjarmit, qi kishte me muejt me u ndezë ndëmjet shpis së të vramit e dorërasit.
[34] Krahaho § 969. Në te dy këto raste dorzanët e kanunit ishin të domosdoshëm.
[35] “Ndera e marrun giobë nuk ka”- ndera e marrun s`falet kurr (§ 597).
[36] Krahaso: Michael Schmid-Neke, Der Kanun der albanischen Berge, fq. 193.
[37] “Ndera e marrun nuk sperblehej me gja, por a me të derdhun te gjakut, a me të falun fisnikrisht( permbas ndermjetsis së dashamirve të mirë.”
[38] § 602. “Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut”.
[39] § 620. “Po të hini miku në shtpi, gjak me të pasë, do t´i thuejsh: “mirë se erdhe.” I pabesi që “pret kend vetë a shet kend në besë, grihet katundisht e shkon gjak-hupës”(§ 648).
[40] Ludwig v. Thallóczy, , Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, fq. 439.
[41] Kjori quhej ai, i cili “e strufullon(te) gjan e vjedhun”.
[42] Shkumbim Brestovci, Bemerkungen über die Rolle des Kanun in der albanischen Gesellschaft, punim i papublikuar.
[43] gjygjtarë, këta gjinden gati me i ndejë gjygjit e pleqnis.”
[44] “Per ket të mirë të Perendis (mbi një Besimi) e sie basha (ben) mue më ndihmofët, gjygjin nuk do t`a baj me dredhi e me krahambajtje e, mje ke të m`a marrë mendja e shpirti, nuk do t`i baj lak Kanunit e gjygjit të drejtë” (§ 1031).
[45] Eberhard Schmidt, Einführung in die Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Göttingen 1965, fq. 24. Krahaso: Wolfgang Sellert/ H. Rüping, Studien- und Quellenbuch zur Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Band I 1985, fq. 105.
[46] Eberhard Schmidt, fq. 47.
[47] Eberhard Schmidt, fq. 49.
[48] Michael Schmidt-Neke, Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der Nordalbanischen Lebensweise, në: Der Kanun, Pejë 2001, fq. 24.
[49] Eberhard Schmidt, fq. 62.
[50] Robert Kempner, Albaniens Staatsverfassung, në: Jahrbuch des öffentlichen Rechts, Band XIV 1926, Tübingen 1926, fq. 484.
[51] Lars Haefner, Shkipetarisches Recht, në: newsletter, Albanien Schweizer Zeitschrift für die Zusammenarbeit mit Albanien, http://www.albanien.ch/nla/nr06/Art03.html.
[52] Tilman Wörtz, “ZWEI FINGERBREIT EHRE GAB UNS GOTT AUF DIE STIRN”, in: http://www.zeitenspiegel.de/autor/woertz/re1/main.html.
[53] Shkumbim Brestovci, Bemerkungen über die Rolle des Kanun in der albanischen Gesellschaft, punim i papublikuar.
LITERATURA: – Benussi Zef: PËRMBLEDHJE SISTEMATIKE E ZAKONEVE JURIDIKE TË VJETRA SHQIPTARE,Skriptë, Shkodër 1958. – Brestovci Shkumbim, Bemerkungen über die Rolle des Kanun in der albanischen Gesellschaft, punim i papublikuar.- Basha Eqrem, Robert Elsie, Rexhep Ismajli (ed.) Reisen in der Balkan, Die Lebenserinnerungen der Franz Baron Nopcsa, Pejë 2001.- Kaser Karl, Hirten, Kämpfer, Stammeshelden, Wien, Köln, Weimar 1992.- Kadare Imail: Eskili ky humbës i madh, Prishtinë, 1990.- Kempner Robert: Albaniens Staatsverfassung, në: Jahrbuch des öffentlichen Rechts, Band XIV 1926, Tübingen 1926.- Kanuni i Lekë Dukagjinit, Përmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi, Prishtinë 1972.- Haefner Lars: Shkipetarisches Recht, në: newsletter, Albanien Schweizer Zeitschrift für die Zusammenarbeit mit Albanien, http://www.albanien.ch/nla/nr06/Art03.html.- Popovci Syrja: Shtjefën Gjegjovi 1874-1929, në: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Prishtinë 1972, fq. 1-93. – Pichler Robert, die Macht der Gewohnheit – Die Dukagjini-Stämme und ihr Gewohnheitsrecht, në: Albanien Stammesleben zwischen Tradition und Moderne, Helmut Eberhard/Karl Kaser (ed.), Wien-Köln- Weimar 1995. – Schmidt-Neke Michael, Der Kanun der albanischen Berge: Hintergrund der Nordalbanischen Lebensweise, në: Dardania Zeitschrift für Geschichte, Kultur, Literatur und Politik, Nr. 5/1996, S. 183-199.- Schmidt Eberhard: Einführung in die Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Göttingen 1965.- Thallóczy Ludwig., Kanuni i Lekës, Ein Beitrag zum Albanischen Gewohnheitsrecht, në: Illyrisch-albanische Forschungen, Band I, München und Leipzig 1916.- Wörtz Tilman, “ZWEI FINGERBREIT EHRE GAB UNS GOTT AUF DIE STIRN”, në: http://www.zeitenspiegel.de/autor/woertz/re1/main.html- Wörterbuch des Christentums, Orbis Verlag, Wien 1995.- Wolfgang Sellert/ H. Rüping: Studien- und Quellenbuch zur Geschichte der deutschen Strafrechtspflege, Band I 1985.
(ARKIV)
Zhdukja e gjakmarrjes
Gjakmarrja hyn në atë pjesë së sjelljes njerëzore që nuk mund të matet drejtpërdrejt. Për këtë arsye në hapat që duhet të ndërmarrim duhet që patjetër të orientohemi nga psikologjia. Është e kotë të mendosh se shpullat e “polic këmbëmadhit”, apo një gjendje shtetrrethimi mund të jenë një zgjidhje. Siç mund ta vërtetojë kushdo, puna e policisë duket e mbaruar mbas shprehjes “…për gjakmarrje…”, ndërkohë që aty është vetëm fillimi. Psikologjia ndonëse është një fushë e re studimi, ka zhvilluar parime të sjelljes njerëzore, që nuk janë në kundërshti, por që janë të qëndrueshme. Meqë gjakmarrja nuk ka si të studiohet prej psikologëve të huaj, ajo që mbetet është që vetë ne, psikologët tanë ta udhëheqin këtë punë. Mbështetur në shtyllat ku psikologët shpjegojnë pse ne bëjmë ato që bëjmë, është më i lehtë shpjegimi i asaj pse shqiptari merr gjak, dhe rrjedhimisht kjo do na ndriçojë ato rrugë nga duhet të kalojmë për zhdukjen e gjakmarrjes.
Sfondi kulturor
Në mënyrë që të kuptojmë çdo anëtar të shoqërisë duhet të njohim çfarë pret shoqëria prej tij, dhe nëse ai jeton me këtë përkushtim. Shoqëria nuk mund të lejojë që zakonet apo normat e saj të thyhen prej anëtarëve, sepse kjo do të thyente vetë shoqërinë. Për këtë ajo dënon shkelësit, dhe njëkohësisht i mbështet këto norma dhe me ligje. Asnjë shoqëri nuk mund të bëjë gjithë anëtarët e saj të mendojnë njëlloj. Çdo person është i ndryshëm që në lindje. Janë genet dhe kromozonet ato që përziejnë zhvillimin e qënies njerëzore. Në kundërshtimin natyrë – edukim (nature-nurture controversy), tipari i karakterit gjaknxehtë mund t’i përkasë natyrës, por ai gjakmarrës, nuk i përket natyres, ai i përket edukimit të keq në rastin tonë mbështetur, dhe nga një kanun i shkruar, i cili të tregon si e qysh e tek duhet të vrasësh. Droga vret vetveten dhe ndalohet, kanuni vret të pafajshëm dhe lexohet, dhe për sa kohë? Motivimi. Kushtet e veçanta në të cilat dikush kryen atë, që nuk mund ta kryente pa ato. Sjellja e zakonshme matet me tri tregues, forcën, drejtimin dhe durimin. Mekanizimi që na tregon se kur është vapë të freskohemi, është një i tillë. Motive të tjera janë ato që nuk kanë rrugëdalje qëllimin, por shmangien e asaj që shkakton dhimbje. Lëvizja e lirë e popullsisë, largimi nga zonat e gjakmarrjes është një e tillë, e cila nuk do ta përhapë gjakmarrjen andej, përkundrazi ajo ka për ta ulur atë. Kur të tjerët na respektojnë, ne i përgjigjemi një lloji tjetër motivesh. Tek ne kjo ndodh mbrapsh, dhe në grackë ra dhe shtypi, shpërdorojmë emrin e patriotes Shotë, dhe si në lojën me kungulleshka na del një “Shotë”, e pas saj dy “Shota”. Nuk është çudi që kur i thua karbonit diamant ,të dalin dhe tre “Shota”, paçka se kriminele, paçka se në thonjëza, kush po pyet për shkrimin e shqipes. A nuk duhet t’ju krijojmë kushte atyre njerëzve, që të mos kenë më motive për gjakmarrje? Kur do t’ju zgjidhim njerëzve konfliktet ekonomike në seanca gjyqësore njëditëshe e para publikut mundësisht?
Mësimi.
Kur ne mësojmë në sistemin tonë nervor ndodhin ndryshime të përhershme. Nëse demokracia ndaloi brezin e ri nga njohja me armët, viti i mbrapshtë ’97 nuk la pa i mësuar dhe këtij brezi përdorimin e armës. E meqë shkolla, letërsia, etj i referohen pambarim pushkës së gjatë, trimit që të merr gjak në vetull, ajo që brezi mëson është një përforcim i keq. Nuk do ishte keq që krahas edukatës seksuale, në shkollë të rinjve t’u mësoheshin sjelljet e drejta në jetë, t’u ngulitej në kokë falja, t’u ngulitej në kokë se burri dhe gruaja nuk janë një dyshe e përjetshme, se kur njëri shikon të mirën e vet, ky nuk është fundi i botës për tjetrin etj. A e dinë shtatëdhjetë e ca mësues deputetët e Kuvendit, sa nxënës, sa zgjedhës, janë prekur nga gjakmarrja? Kujtesa. Sipas asaj që thotë Frojdi nga studimet e tij , ne i shtyjmë mendimet që s’na pëlqejnë në një gjendje pavetëdije, ndrydhjeje, që duket se i harrojmë ato. Ta merr mendja që dhe të prekurit nga gjakmarrja, gjëmën e zezë që ju ka rënë duhet ta fusin thellë e më thellë, deri në harrim. Deri dje kishte një sistem që nuk të linte të harroje, sot sharlatanë të rinj, nën petkun e paqtarit, guxojnë të ribëjnë të njëjtën gjë. Ku e gjejnë ata të drejtën të thonë kush duhet vrarë e kush jo? A nuk i mjafton kjo prokurorisë t’i padisë për nxitje krimi, dhe gjykatës t’i dënojë? A nuk është gjakmarrja me gjithë ç’mbart rrotull një kërcënim i mjaftueshëm i Shqipërisë për ta futur dhe në detyrat e SHISH-it?
Mendimi.
Përdorimi i zakonshëm i gjërave të fiksuara i bën gjithë të tjerat të pamendueshme. Anton Çeta duke shkuar shtëpi më shtëpi bëri që falja të ishte e zakonshmja e fiksuar që duhet zbatuar, gjakmarrja është e pamendueshme. Këtë fjala vjen nuk mund ta bëjë Sali Berisha, përsa kohë që “Zëri i Popullit” mendon dhe shkruan se të mosshkuarit e Berishës në vendlindje, dhe jo të shkuarit e tij atje, i shërben Shqipërisë. A nuk duhet krerët e politikës të japin dorën e paqtimit tek familjet e atyre që hynë në gjak gjatë fushatave elektorale? Gjuha. Nëpërmjet saj ne flasim. Por sa keq është kur flasim dhe s’merremi vesh. Duhet të matet mirë cilido njeri me mend kur dhe ku të thotë fjalë të mira për kanunin, qofshin këto historike apo kulturore, ajo që merr gjakmarrësi është se për të ka folur Fishta, Kadareja. A nuk duhet mbështetur deputeti tropojan, dhe kushdo tjetër që flet për zhdukjen e gjakmarrjes?
Bindja
Gjakmarrja do të vazhdojë për sa kohë shteti ynë nuk do të na bindë se është ai që bën ligjin dhe zbaton ligjin. Për fat, shumica e popullit gjendet në mes dy kaheve të personalitetit, ajo nuk e ka sjellje të vetën merrjen e gjakut, por nuk është as budalla që të mos veprojë. Kjo shumicë kërkon nga ata që ju ka besuar pushtetin ta bindë se çdo vrasës gjakmarrës do të gjendet mbas hekurave sa kohë të jetë gjallë, ta bindë se kujtdo që mendon se i rrezikohet jeta e ngujohet do t’i japë mbështetje 24 orëshe. Kush do t’i sigurojë ata që janë kundër gjakmarrjes se nuk do t’u preket një qime floku? Në historinë e shqiptarëve, gjakmarrja është një njollë e zezë ashtu si ka qënë për gjermanët holokausti, e për amerikanët racizmi. Duke pranuar se ajo gjendet midis nesh kemi hedhur hapin e parë. Por qëllimi ynë duhet të jetë zhdukja e kësaj njolle vëllavrasëse, dhe jo kthimi i saj në gri. Meqë më jepet mundësia, dhe duke u ndier disi fajtor që kam hyrë në fushat e psikologëve, i ftoj ata me vargjet e Nolit “s’e ka fajin kurrizi, po truri, se lirinë e sjell drita e mendjes, jo druri” t’i prijnë zhdukjes së gjakmarrjes. Suksesi ynë është matanë gropës së rehatit, ku s’është çudi të të zenë plumba qorr.
(ARKIV)
Gjakmarrja, plagë e hershme e shoqërisë shqiptare
Nga FRAN GJOKA
(Për të gjithë ata sy të lodhur nga pritja për të shkëlqyer një ditë)
“ … Kjo gjakmarrje shënon një epokë ku shteti nuk i detyronte ligjet e veta … e rridhte nga një kod shumë i përpiktë, që nuk linte asgjë në hije … në zonën e kanunit e drejta e vetëgjykimit nuk ekziston.” (Nga parathënia e romanit “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë.)
Fenomeni i gjakmarrjes është një fenomen mjaft i përhapur po aq sa edhe i përfolur, sidomos në zonën e veriut. Shumë studime janë realizuar lidhur me këtë fenomen, shumë analiza dhe statistika janë referuar megjithatë akoma nuk janë ofruar shumë alternativa për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj plage shumëvjeçare të shoqërisë. Gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk ka forcë, ose shteti nuk e quan përgjegjësi të vetën shuarjen e konflikteve të tilla. Jo vetëm pasiviteti i organizmave shtetërore ka kontribuar në jetëgjatësinë e këtij fenomeni, por edhe mosndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare, mbi të gjitha asaj të zonave veriore, që ligjet e vjetra kanunore janë vetëm mbetje të pavlefshme të një mentaliteti shekullor. Kanuni është ai që i jep jetë gjakmarrjes. Ky është një slogan, mbi të cilin njerëzit nuk duan të thellohen shumë të cilët në thelb nuk e njohin shumë atë. Në pamje të parë, Kanuni aq i përfolshëm, aq i egër dhe aktualisht aq i zhvlerësuar në hijeshinë e tij shekullore ka nisur të funksionojë si një meritë e një mendjemprehtësie të lashtë. Kanuni fatkeqësisht, në vend që të vlerësohet ai urrehet dhe transformohet sipas interesave personale. Në vend që të ruhet si një pasuri e kombit Shqiptar, pasuri e cila ka pasur një rol specifik dhe të rëndësishëm në funksionim e shoqërive të disa shekujve më parë, Kanuni përdoret akoma edhe sot, në shekullin XXI. Ndërkohë me qindra të ngujuar presin ditën e shpagimit dhe ditën e ekzekutimit ndërkohë nuk është gjetur asnjë rrugëdalje për të kapërcyer këtë dramë që po mban peng mijëra banorë verior, dhjetëra-qindra fëmijë që jo vetëm nuk kanë mundësi të ndjekin shkolla por edhe do të mbesin me pasoja të rënda psikologjike. Gjakmarrja e re shqiptare jo vetëm po shkatërron aktualisht mijëra jetë, por psikologjikisht ka shkatërruar peizazhin e traditës, duke thelluar në mendjen e njerëzve humnera të tjera kulturore. Si të gjithë shqiptarët, dhe unë kam dëgjuar në përgjithësi për këtë fenomen dhe ndjeshmëria ime nuk ka qenë aq e fortë sa është dhe vazhdon të jetë tani. Vazhdimisht, kam dëgjuar të flitet për fëmijë të ngujuar, prindër të privuar nga të drejtat themelore të njeriut, nga e drejta për të qenë të lirë, e megjithatë nuk kam mundur ta kuptoj realisht ndikimin shumë të fuqishëm të këtij problemi. Vetëm pasi kam qenë pjesë aktive e shumë projekteve në favor të familjeve të ngujuara, vetëm pasi kam qenë një njohës i drejtpërdrejt i individëve të cilët janë pjesë e kësaj fatkeqësie, vetëm pasi kam parë dhimbjen e të mohuarit të të drejtës për të jetuar, arrita të kuptoj se sa thellë qëndron problematika e këtij fenomeni. Kam parë mënyrën sesi jetojnë, kam dëgjuar rrëfimet e tyre të sinqerta, të dëshpëruara, rrëfime nga prindërit, rrëfime nga fëmijët të cilët me lot në sy, me pafajësinë e tyre dhe me shpresën që një ditë çdo gjë të jetë ndryshe, të mund të gëzojnë të drejta të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre. Të dëgjosh të flitet për gjakmarrjen dhe të jesh njohës aktiv, ndërhyrës i drejtpërdrejtë në ketë plagë të shoqërisë janë dy gjëra krejt të ndryshme. Fakti që kam marrë pjesë në shumë tryeza të rrumbullakëta, takime formimi, trajnime të ndryshme, në konferenca ndërkombëtare, në projekte të hartuara në ndihmë të tyre, më ka bërë shumë më të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni. Shumë është abuzuar me termin dhe përhapjen e këtij fenomeni, aq sa njerëzit ndoshta janë lodhur së dëgjuari, por unë mendoj se asnjëherë nuk është e tepërt së trajtuari dhe analizuari këtë problematike po ashtu asnjëherë nuk është vonë për të ndërmarrë hapa konkrete në zgjidhjen e tij. Duke iu referuar pasojave negative të këtij fenomeni, mbi të gjitha atyre psikologjike duhet të theksojmë rolin e punonjësit social në mbështetjen sociale dhe suportin psikologjik të tyre. Unë jam i mendimit se sa më shumë të përflitet, të shqyrtohet dhe të diskutohet në media të shkruar dhe vizive, në takime dhe në konferenca aq më tepër shoqëria do të ndërgjegjësohet dhe bëhet më e ndjeshme kundrejt kësaj plage të shoqërisë dhe më të motivuar për të ndërmarrë hapa konkret.
Vështrim historik mbi problemin e gjakmarrjes
Historia e evoluimit te gjakmarrjes ka pasur mjaft luhatje përgjatë viteve. Në periudha të caktuara historike gjakmarrja dhe kanuni kanë qenë të një rëndësie të madhe dhe të vlefshme, në periudha të tjera ajo humbet fuqinë dhe dobinë, pastaj rishfaqet shpërthyeshëm në periudha të tjera. Më poshtë analizohet ky fenomen dhe zhvillimi i tij në të ndryshme historike dhe kulturore.
Çfarë është gjakmarrja
“Gjakmarrja” quhet një hakmarrje “gjak për gjak” midis dy familjesh, ku të afërmit e viktimës përpiqen te hakmerren për vdekjen e tij, duke vrarë autorin apo dikë nga familja e tij. Një familje e tërë mban përgjegjësi për veprimin e cilitdo anëtar të saj. Edhe pse shumë aspekte të hakmarrjes ngjajnë me konceptin e drejtësisë, hakmarrja ka një fokus më të padrejtë dhe ndëshkues në krahasim më të. Ndërsa drejtësia në përgjithësi nënkupton veprimet e ndërmarra dhe të mbështetura nga një sistem i etikes, ose në emër të etikës së shumicës. Hakmarrja në përgjithësi nënkupton veprimet të ndërmarra nga një individ ose grup i ngushtë personash, jashtë kufijve të sjelljes gjyqësore ose etike. Fenomeni i të miturve “të ngujuar”, është dhënë ndryshe në gjuhen letrare “të mbyllur në shtëpi”, është i gjerë dhe i ndryshëm dhe mbi të gjitha nuk mund të analizohen i vetëm sepse ai bën pjesë në një sistem shoqërorë të vjetër që akoma sot mbijeton në Shqipëri. Nuk mjafton që bën pjesë në një sistem shoqërorë të vjetër që akoma sot mbijeton në Shqipëri. Nuk mjafton që të hysh në realitetin e qindrave fëmijëve të mbyllur brenda katër mureve pa ndjerë ndërgjegjen tënde të rebelohet, siç ndodh shpesh me ne shqiptarët. Duhet të hysh brenda problemit, me të gjithë kompleksitetin që ai paraqet dhe të ndërgjegjësohemi duhet të nisemi nga kanuni për t’u orientuar në reflektimin tonë. Jo me nje përçarje të tipit juridik por duke u përpjekur të kuptojmë para se të gjithash se çfarë është ajo që e bën këtë “kod” të vjetër me shekuj, diçka nga e cila s’ mund të heqin dorë shqiptarët.
Situata në familjet e ngujuara
Familjet e ngujuara jetojnë në kushte të papërballueshme, duke u ballafaquar me mungesa të shumta të karakterit ekonomik, shëndetësor, edukativ etj. Më të prekurit në këtë rast padyshim janë gratë dhe fëmijët, si pjesa më e pa mbrojtur e shoqërisë. Gratë në familjet e ngujuara nga gjakmarrja janë viktimat e vërteta të saj. Ato megjithëse janë “të lira” pasi zakoni dhe kanuni nuk lejon vrasjen e tyre për gjakmarrje, janë pjesë më e persekutuar dhe e dhunuar e familjes. Ato duhet të kryejnë të gjitha punët e shtëpisë në mungesë të burrave të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur. Po ashtu, edhe fëmijët sidomos ata meshkuj, janë një tjetër viktimë e dhimbshme e gjakmarrjes. Ata duhet të jetojnë plotësisht të izoluar në shtëpitë e ngujuara, gjë që do të thotë të mos shkojnë në shkollë, të mos luajnë më moshatarët e tyre, pra të mos edukohen, të mos argëtohen. Të rriten me psikozën se ata duhet të mbrojnë familjen, duhet ta mbrojnë nderin e saj, duhet të vrasin të tjerët për gjakmarrje dhe duhet të vritet edhe vetë. Në këto kushte fëmijët rriten të varfër, të pashkolluar dhe të egër. Një fëmijë 11-vjeçar i quajtur Nikolin, i intervistuar nga BBC, familja e të cilit ka qenë grindje me një tjetër për 30 vitet e fundit, thotë se ai ka ëndërr që një ditë të shkoje në shkollë. “Unë e imagjinoj se është një vend i bukur, me libra, karrige, dhe një dërrasë e zezë. E imagjinoj shkollën të mbushur me fëmijë të tjerë.
Statistika mbi gjakmarrjen
Spektri i problemeve sociale shqetësuese për shoqërinë shqiptare sot është mjaft i gjerë, por ajo që është bërë një plagë e rëndë, sidomos për veriun e Shqipërisë dhe po merr jetë njerëzish të pafajshëm është gjakmarrja dhe ngujimi i fëmijëve nga krimi i saj. Gjakmarrja, ky fenomen i ndaluar me dhunë në regjimin komunist, por që arriti të rishfaqej në periudhën e tranzicionit kryesisht për rrjedhojë të shpërthimit të depove të armatimit gjatë trazirave të vitit 1997, armatosjes së popullatës dhe mangësive në legjislacionin shqiptar, solli për pasojë edhe zgjidhjen e konflikteve në vetëgjygjësi.[1]
Ky krim i shëmtuar dhe tinëzar ka prekur tashmë, rrethin apo prefekturën e Shkodrës, zonën veriore të vendit dhe që nuk ka masë gjykimi kur arrin të ndalet edhe tek fëmijët apo gratë. Çfarë janë këto doke dhe zakone mesjetare që po qeverisin shoqërinë shqiptare sot, sidomos në veri, në mënyrë të hekurt, ku ndihet zgjedha e tyre barbare antishoqërore mesjetare. Ato po pengojnë e dëmtojnë rëndë shoqërinë tonë të ecin në rrugën e demokracisë, prandaj puna për parandalimin e krimit është një detyrë e mprehtë dhe aktuale e shoqërisë civile, e ligjit dhe e shtetit. Familjet, kur përballen me problemin e ngujimit tentojnë të fshihen dhe të mos shfaqen përpara autoriteteve shtetërore apo përfaqësueseve të shoqatave të ndryshme. Ato shpesh i ndërrojnë vendbanimet e tyre dhe nuk e tregojnë vendndodhjen e re, nuk i regjistrojnë fëmijët në shkolla etj. Ky fakt e bën më të komplikuar dhe shpesh të pamundur nxjerrjen e të dhënave të sakta. Të dhënat dhe shifrat e nxjerra nga organet shtetërore apo nga organizata të caktuara të interesuara për këtë problem shpesh mund të fryhen apo zvogëlohen për qëllime të ndryshme.
Zgjidhja e konflikteve kërkon një shqyrtim kritik të alternativave të ndryshme dhe të mundshme si dhe një angazhim me veprime konkrete të njerëzve. Nëse përpjekjet dhe përkushtimi i atyre njerëzve që merren me pajtim dhe shuarje të konflikteve bazohen në njohuri dhe vlera, atëherë mund të themi se ata përfshihen në një veprim shoqëror të dëshirueshëm dhe rezultatet mund të jenë të pritshme. Në këtë mënyrë, e gjithë kjo shënon një rrugë të suksesshme drejt rritjes së vlerave pozitive të personalitetit të këtyre njerëzve, i cili pastaj do të përdoret për pajtim dhe ndërmjetësim në rastet e tjera.
Ndërhyrjet e shtetit shqiptar për ndalimin e këtij fenomeni
Në mënyrë të veçantë për gjakmarrjen çfarë është bërë? Viti 2004 u deklarua nga ish Presidenti i Republikës Alfred Moisiu si viti i luftës kundër gjakmarrjes. Kjo ishte një shenjë e rëndësishme por e pamjaftueshme. Ka nevojë për ligje të përshtatshme dhe për një drejtësi që të detyrojë njerëzit ta respekojnë. Gjatë verës 2004 u paraqit në Parlament një Projektligj “për luftën kundër fenomenit të Gjakmarrjes” (prot. nr. 1886 i dt 20.07.2004). Në relacionin që e shoqëron këtë projektligj tregohen arsyet për të cilat mbahet si i domosdoshëm krijimi i një ligji të veçantë. Së pari është konstatuar se mjetet e përdorura në rastet e gjakmarrjes shkojnë përtej ligjeve të kanunit. Bëhet fjalë për vepra kriminale që duhen të denoncohen në bazë të nenit 21 të Kushtetutës Shqiptare: “Jeta mbrohet me ligj”. Kanuni konsiderohet si një tërësi ligjesh mesjetare, rëndësia historike dhe kulturore e të cilit nuk duhet të lihet pas dore, por që zbatimi i tij duhet të ndëshkohet. Sipas relacionit qëllimi është të ndalohet krimi i gjakmarrjes, lirimi nga ngujimi i qindra fëmijëve, krijimi i mundësive të barabarta me bashkatdhetarët e tyre. Pavarësisht pikësynimeve të shtetit, realisht nuk shihet akoma diçka konkrete që t’i japë fund këtij fenomeni.
Gjendja aktuale shoqërore në veri të Shqipërisë është shqetësuese dhe akoma nuk duket se po gjendet një zgjidhje efikase, ose më mirë, akoma nuk duket se po bëhen përpjekje serioze dhe konkrete. E gjitha kjo situate vjen si pasoje e pushtetit akoma te fuqishëm te Kanunit i cili në mënyrë të pakuptueshme vazhdon të keqinterpretohet duke i dhënë jetë gjakmarrjes. Vlerën dhe pushtetin e kanunit e kane rritur dhe mbajtur gjalle faktor te ndryshëm sidomos roli indiferent i vete shtetit shqiptar. Mungesa e pushtetit te ligjit ka qene një nder arsyet kryesore qe lejuan rikthimin e rregullave te vjetra kanunore. Kanuni i risjelle ne këto zona me tepër ndikon negativisht sesa po rregullon marrëdhëniet shoqërore.
Shoqata të ndryshme janë përpjekur që nëpërmjet veprimtarive sensibilizuese të mentalitetit të mirëformuar pro gjakmarrjes, të bindin shqiptarët se konfliktet zgjidhen nga shteti dhe se nuk është çështje vetëm e tyre, kështu që duhet të besojnë në fuqinë e ligjit të shtetit dhe duhet të pranojnë format e tij të zgjidhjes, të besojnë në drejtësinë e tij. Meqë shteti ka dështuar në të shumtën e rasteve në zbatimin e kodit penal, shqiptarët e kanë të vështirë të lejojnë padrejtësitë dhe hakmarrjen e shohin si zgjidhjen me efikase. Pavarësisht numrit te madh te pajtimeve numri i ngujimeve vjen gjithmonë e në rritje dhe akoma nuk shihet diçka konkrete. Pasojat e ngujimit nuk janë vetëm ekonomike, por edhe psikologjike, dhe populli shqiptar do te vuaj plagët e saj. Sa fëmijë mbesin analfabet,sa jete këputen ne mes e sa njerëz bejne sikur asgjë nuk ndodh? “Te ngujuarit” përben nje nga problemet kyc te Shqipërisë, por që çuditërisht shteti bën veshin e shurdhër dhe gjithçka mbetet në dorën e shoqatave dhe organizatave joqeveritare. Lind pyetja: A janë kontributet e tyre te mjaftueshme?
Njohja e gjendjes aktuale të vrasjeve të ndodhura, të familjeve të ngujuara, problemeve psikosociale të tyre e bën më të dobishëm dhe të pazëvendësueshëm rolin e punonjësit social. Megjithatë punonjësi social nuk mund të punojë më vete. Duhet para së gjithash ndërhyrja e shtetit Shqiptar në zgjidhjen e kësaj çështje. Shoqatat dhe organizatat vazhdojnë të bëjnë përpjekjet e tyre, por nuk mjaftojnë.
Statistikat tregojnë se numri i familjeve të ngujuara, numri i vrasjeve të kryera në emër të gjakmarrjes, numri i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën po vjen në rritje. Kjo është frikësuese por në të njëjtën kohë dhe paralajmëruese për masat imediate që duhet të merren.
Populli shqiptar duhet të mobilizojë gjithë potencialin fizik e mendor në ndalimin e gjakderdhjes, kësaj epidemie që vjen nga thellësitë e shekujve për të sfiduar kulturën dhe qytetërimin tonë si shtet europian. Partitë, organizatat e shoqatat duhet të udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe bazamenti i këtyre interesave, padyshim është forcimi i unitetit kombëtar. Vallë a mund të ketë unitet, kur ne shqiptarët vrasim njëri-tjetrin? Rinia shqiptare, pjesa më vitale e kombit, gjaku i së cilës është tepër i çmuar, duhet mësuar që t’i ruajë armët për të mbrojtur trojet e të parëve, dhe jo për të vrarë njeri-tjetrin. Kërkoni dashuri se do ta gjeni. Arma më e fuqishme është dashuria. Ne shqiptarët nuk kemi qenë e as nuk jemi barbarë. Bota i njohu paraardhësit tanë, si burra të besës e bujarisë. Duhet të jemi trashëgimtarë të denjë.
Projekti “shkolla vjen tek unë” edhe për vitin 2011-2012 parashikon të përfshijë rreth 30 fëmijë të ngujuar. Fëmijë nga qyteti i Shkodres të ardhur nga zonat e Tropojës e Dugagjinit, fëmijë nga fshati Bardhaj, nga Bushati, nga Gruda dhe Golemi që do zhvillojnë mësimin në shtëpitë e tyre. Projekt i cili ka filluar që në vitin 2004.
Projekti zhvillohet 2 herë në jave nga 3 orë në ditë. Në çdo fillim të projektit , ju sjellim fëmijëve materiale shkollore, si lapsa,fletore, stilolapsa etj. Për sa u përket librave shkollore janë vetë mësuesit që mendojnë. Një herë në muaj përgjegjësit e projektit takohen me mësuesit për të verifikuar ecurinë e projektit, njëkohësisht takohen dhe me familjet për të kontrolluar punën e bërë me fëmijët. Mësuesit janë shumë të përkushtuar për të zhvilluar rregullisht dhe në mënyrë shumë profesionale. Familjet mirëpresin mësuesit dhe aktivitetet e ofruara nga ato. Prinderit janë të paret që vërejnë ndryshimin dite pas ditë të fëmijëve të tyre që duke studiuar kanë mundësi që të impenjohen në diçka që ju lejon atyre të mos mendojne vetëm situatën e vështirë që jetojnë por i ndihmon edhe për të ardhmen e tyre. Puna e bërë nga mësuesit është e rëndësishme, jo vetëm për të shpjeguar lëndet mesimore, por i përgatisin edhe për të hyrë në jetën shoqërore, i ndihmojnë për t’u hapur për të dialoguar mbi vlerat e rëndësishme të jetës, mbi drejta, mbi drejtësinë, dhe kulturën…
Puna e Ambasadorëve të Paqes me projektin “shkolla vjen tek unë” nuk është ndalur vetëm me punën e mësueseve, por ka ecur me tej me objektivat e saj duke kërkuar të sensibilizojë e të formojë të rinjtë. Çdo fillim Tetori organizojmë fund-java formimi duke ju referuar moshave të ndryshme sipas klasave duke filluar nga klasa e V-XI. Këto takime janë drejtuar nga edukatorët e ambasadorëve të paqes pranë qendrës A.P Baqel-Lezhe, zakonisht të Premten pasdite deri të Shtunen pasdite me një numër prej 40-50 fëmijë. Takimet fillojnë me një lojë dhe me disa këngë animacioni që ndihmojnë fëmijët për t’u socializuar me njëri-tjetrin pastaj një edukator ju prezanton një histori, dhe më pas fëmijët ndahen në grupe për të punuar në bazë të historisë së dëgjuar. Kur ato ndahen në grupe secili grup, të shoqëruar gjithmonë me një ose dy edukator të cilët ju shpjegojnë dhe ndihmojnë fëmijët për të kuptuar dhe për të hyrë më në brendësi të historinë. Pastaj fëmijët së bashku zgjedhin se si duhet ta prezantojnë punën e bërë në grupe, me një vizatim, dramatizim etj. Në lidhje me historinë që kanë dëgjuar. Pas studimit në grupe përgatitemi për drekën ku gjithë japin kontributin e tyre për ta përgatitur. Pas drekës është një moment i shkurtër ku fëmijët përgatiten për të paraqitur para grupeve të tjera punën e bërë në grup.
Ambasadorët e Paqes nuk ju ofrojnë familjeve të ngujuara vetëm arsimin për fëmijët e tyre, por janë prezent për çdo lloj ndihme, nga emergjencat që lindin. Duke ju sjelle ushqime , dru për zjarr , vizitat mjekësore përfshi këtu edhe ilaçet për ta, të cilat vetë këto familje kanë nevojë. Kur bëjmë vizita në këto familje për të verifikuar projektin “shkolla vjen tek unë” kemi mundësinë të zbulojmë atë që mungon që është më e domosdoshme dhe urgjente . Duke folur, dëgjuar e dialoguar me prindërit arrijmë për të zbuluar nevojat e tyre. Në çdo takim formimi që zhvillojmë në qendrën e Ambasadorëve t ë Paqes i ftojmë dhe i bëjmë pjesë të këtyre takimeve edhe fëmijët e ngujuar ju japin mundësin që të kalojnë së bashku me fëmijët e tjerë momente të gëzuara bashkëndarjeje njohjeje duke ngrënë e duke luajtur së bashku, mbi të gjitha duke ju ofruar një ditë krejt ndryshe, por edhe duke ju bërë të qarte se në këtë vuajtje nuk janë vetëm. Gjatë pushimeve verore fëmijët dhe adoleshentët në gjakmarrje janë prezent në çdo kamp veror që zhvillohet gjatë gjithë muajit korrik me mosha të ndryshme duke filluar nga kl. V- XII me fëmijët Ambasadoret të paqes të cilët jetojnë gjithë javën së bashku. Për ata është një eksperiencë shumë e mrekullueshme dhe paharrueshme. Kampi veror për këto fëmijë është një mundësi shfryrjeje, një mundësi për tu argëtuar dhe për të dalë nga ajo situatë shumë e rëndë familjare që jetojnë çdo ditë. Këtë vit kampin veror e kemi zhvilluar ne fshatin Bizë të Durrësit ku ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, një vend në mes malesh e të rrethuar nga deti ishin shoqëruesit tonë gjatë gjithë muajit Korrik. Tema e cila na ka shoqëruar gjatë gjithë vitit ka qenë figura e Profetit, dhe të jo dhunës në brendësi të konfliktit. Profeti ka një rol të dyfishtë të denoncojë realitetin që paraqet aspekte negative. Dhe parashikon një realitet më të mirë, për ta ndërtuar dita ditës. Tema mbi konfliktin është trajtuar nëpërmjet takimeve të formimit gjatë vitit dhe kampi veror ka qenë një mundësi për të përfunduar dhe për të përfshirë në aktivitete të shoqatës grupe të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Nga: Lezha, Shkodra, Tropoja, Rubiku e Miloti. 250 fëmijë, Adoleshent ndër to edhe fëmijë të ngujuar kanë marrë pjesë në kamp. Gjatë kampit kemi pasur kënaqësinë të presim për një vizitë shumë të ngrohtë dhe miqësore edhe Drejtorin e Drejtorisë Arsimore, z. Kastriot Kodheli, që ka dëshmuar gjatë vitit gatishmërinë e tij për aktivitetet që shoqata ka zhvilluar. Profesor Kastrioti ju drejtua fëmijëve duke ju thënë jam shumë i lumtur që sot gjeta e takova një fole pëllumbash dhe ju uroj me gjithë zemër që të jeni vërtetë pëllumba paqeje që të dini gjithmonë të transmetoni mesazhe paqeje, drejtësie e solidariteti në vendet ku ju jetoni. Shqipëria ka nevojë për ju dhe së bashku ndërtojmë një Shqipëri me vlera, një Shqipëri ku respektohet çdo e drejtë njerëzore. Dhe si përfundim po e mbyll me një shprehje falënderimi të një adoleshenti të ngujuar në shtëpi. “Dua të falënderoj Ambasadorët e Paqes për këtë mundësi për mua dhe për vëllezërit e mi, ka qenë një eksperience shumë e bukur. Vitin që vjen do bëj dhe unë edukatorin” (Pashku).
http://www.gazetarepublika.al/2012/10/gjakmarrja-plage-e-hershme-e-shoqerise-shqiptare/#



Leave a Reply