Parma/ Policia italiane ka shmangur një tragjedi në një familje shqiptare. Në pranga ka rënë një 36-vjeçar, i cili në prani të fëmijëve 6 dhe 8 vjeç ka tentuar të qëllojë me thikë gruan e tij. Shqiptari, ka ndjekur gruan e tij 31-vjeçare, me një thikë kuzhine në dorë, në sy të fëmijëve të mitur. Ndërhyrja e policisë ka qenë vendimtare, ndërsa fqinjët e çifti shqiptar kanë përjetuar skena dramatike. Mbi të rëndojnë akuzat e dhunës në familje dhe plagosjes me dashje të personit. Policia po ashtu ka treguar se gruaja e kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë, edhe disa vite më parë.
Republika.al



Leave a Reply