Nga Përparim Hysi
Ah, krahët e tu të ngrohtë!
Që kular bëheshin mbi qafën time
I kujtoj dhe ndjej të ftohtë
Ku je tani, o shpirtka ime?
Krahët e ngrohtë dhe aq të brishtë
Ta dish, moj mike, sa më mungojnë
I kujtoj me mall dhe ndihem liksht
Se ca çaste malli më kujtojnë.
Se vjen një kohë e rrojmë me kujtime
Dhe pyetja vjen:- Ku do jesh , vallë?
Kjo pyetje më mbush me mallgjime
Tani që mungon, më shumë e shton mall.
Patjetër dhe ti në mërgim ke shkuar
Dersa gjer tani gjurmën s’ta gjej
Mërgimi… e kush s’e ka mallkuar
Si erozioni që tokën zë të grryej.
E grryen dhe ca nga ca e “ha” tokën
Ashtu dhe emigrimi po “ha” Shqipërinë
Ndaj kaq më shumë e ndjej të ftohtën
Se emigrimi po “vret” dhe dashurinë.
Unë emigrimin e kam provuar
Kupën prej pelini e piva 12-vjet
Mike e atyre krahëve ku ke qëndruar
Se pa krahët e tu, dimërpolar sivjet.
Tiranë, 27 nëntor 2013
Derguar nga z. Flori Bruqi


Leave a Reply