Shqiponja e realizuar në flokët e një femre
Tashmë shqiponja, shpendi më të cilin identifikohen shqiptarët, përveçse në flamuj, bluza apo kapela, është realizuar edhe në flokët e një vajze.
Për herë të parë, flamuri kuqezi është realizuar në flokë. Sallon “Passion” ka prezantuar serinë e re të fotografive, ku paraqitet një teknikë unike e krijimit të figurave në flokë, me anë të ngjyrosjes së ngjyrave profesionale. Kjo seri e fotove është bërë për nder të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.
“Të inspiruar nga festa jonë e madhe 28 Nëntori, ne kemi menduar gjatë se çfarë të krijojmë, që të jetë unike dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë për këtë festë. Edhe ne mund të krijojmë art, e pse jo edhe të jemi pikënisje e ndonjë trendi botëror. Gjithçka e madhe ka filluar nga një iniciativë modeste, e urojmë që edhe kjo të bëhet e tillë”, -citon “Zëri”, sallonin e bukurisë që ndodhet në Kosovë.
/Shekulli Online/ E.B./


Leave a Reply