Nisur nga fakti që vijat e dorës ndryshojnë sipas progresit që bëjmë gjatë jetës, leximi I tyre është parë nga shumë njerëz si një mundësi për të parë se çfarë ka ndodhur por jo si një mundësi për të predikuar të ardhmen.
Në përgjithësi sa më fleksibël dora aq më fleksibël personaliteti.
Gjithashtu vini re cilësitë e dorës, para dhe prapa. Duart e buta tregojnë ndjeshmëri dhe finesë, ndërsa duart forta nënkuptojnë një temperament të fortë
Hapat që ndiqen në leximin e dorës.
1.A. Zgjidh njërën dorë. Për femrat dora e djathtë tregon si keni lidur ndërsa e majta tregon çfat=rë keni akumuluar gjtë jetës, me pak fjalë eksperienca e mbledhur gjatë jetës. Për meshkujt është e kundërta, dora e djathtë tregon eksperiencën e jetës ndërsa e djathta atë si keni lindur.
Zgjidhni njërën dorë dhe lexoni.
1.B. Identifikoni katër linjat, vijat kryesore:
(1) Vija e zemrës.
(2) Vija e kokës.
(3) Vija e jetës.
(4) Vija e fatit (jo të gjithë e kanë këtë)
1.C. Interpretimi I vijës së zemrës (1).
Kjo vijë mund të lexohet në të dy drejtimet (nga gishti i vogël në gishtin tregues ose anasjelltas) në varësi të traditës së ndjekur. Besohet gjërësisht se kjo vijë shërben për të treguar stabilitetin emocional, perspektivat romantike, depresionin, dhe shëndetin kardiak.
•Kur fillon poshtë gishtit tregues – Prezenca e një jete me dashuri.
•Kur fillon poshtë gishtit të mesit – egoist, kur është fjala për dashurinë.
•Kur fillon ndërmjet dy gjishtërinjve – bie lehtë në dashuri.
•Kur është e drejtë dhe e shkurtër – interes I pakët për romancë
•Kur prek vijën e jetës – zemër që thyhet lehtë
•Kur është e gjatë dhe me hark – lirisht shpreh emocionet dhe ndjenjat
•Drejt dhe paralel me vijën kokës – arrin të mirë menaxhojë emocionet
•Kur është në formë vale – krijon shumë mardhenie shoqërore dhe lidhje dashurie, tregon mungesën e lidhjeve serioze dhe të qënrdueshme.
•Kur krijon një rreth mbi vijat e tjera – tregon per prezencën e një tipi të trishtuar dhe depresiv
•Kur është një vijë e ndërprerë ose kur vija të vogla e ndërpresin atë – tip me trauma emocionale.
1.D. Ekzaminimi i vijës së kokës (2) .
Përfaqëson stilin e të mësuarit, stilin e komunikimit, intelektualizmin, dhe etjen për dije. Një vijë e lakuar është e lidhur me krijimtarinë dhe spontanitetin, ndërsa një vijë e drejtë është e lidhur me praktikën dhe një natyrë të strukturuar.
•Vijë e shkurtër – preferon arritjet fizike mbi ato mendore
•Vijë e lakuar dhe me pjerrësi – kreativitet
•Kur është e larguar nga vija e jetës – aventurier, entuziazëm për jetën.
•Kur është në formë vale – tregon pak vëmëndje ndaj të tjerëve
•Kur është vijë e thellë dhe e gjatë – tregon një mënyrë të menduari të qartë dhe të fokusuar.
•Kur është vijë e drejtë – tregon sens të fortë realizmi.
•Kur kryqëzohet me vetëveten –tregon për krizë emocionale
•Kur është një vijë e thyer – mospërputhje në mendime
•Kur mbi të kalojnë vija të tjera – vendime momentale
1.E. Evoluimi i vijës së Jetës (3).
Fillon në afërsi të gishtit të madh dhe udhëton në një hark në drejtim të kyci të dirës. Pasqyron shëndetin fizik, mirëqënien e përgjithshme, dhe ndryshimet e mëdha jetësore (p.sh. ngjarje kataklizmike, lëndimet fizike, dhe zhvendosjesh). Gjatësia e saj nuk është e lidhur me gjatësinë e jetës.
•Kur është në afërsi të gishtit të madh – tregon për një ndjenjë të shpeshtë lodhjeje.
•Kur është e valëzuar – mbushur me energji
•Kur është e gjatë dhe e thellë – Vitalitet.
•Kur është e shkurtër dhe e cekët – lehtësisht i manipulueshëm nga të tjerët.
•Kur është në formën e një gjysmë rrethi – forcë dhe entuziazëm.
•Kur është e drejt dhe shkon afër me anëne pëllëmbës – të kujdesshëm kur është fjala për marrëdhëniet
•Kur janë disa linja jete – ekstra vitalitet
•Circle in line indicates – hospitalized or injured
•Kur ka thyerje të vijës – tregon për ndryshime të papritura në stilin e jetës.
1.F. Studio vijën e Fatit (4).
Kjo është e njohur edhe si vija e fatit, tregon shkallën në të cilën jeta e një njeriu është prekur nga rrethanat e jashtme përtej kontrollit të tij.Ajo fillon në bazën e pëllëmbë.
•Vijë e thellë – tregon që je I kontrrolluar shumë nga fati.
•Kur ka thyerje dhe ndryshim te derjtimit – të prirur për ndryshime të shumta në jetë nga forcat e jashtme.
•Kur fillon së bashku me vijën e jetës – individualis që zhvillon aspiratat më shpejt se të tjerët.
•Kur bashkohet me vijën e jetës diku në mes – nënkupton një pikë në të cilën interesat e dikujt duhet t’i dorëzohen atyre të të tjerëve.
•Kur fillon në bazën e gishtit të madh dhe kalon vijën e jetës – përkrahje e madhe e ofruar nga familja dhe miqtë.
1.G. Forma e dorës.
Çdo formë dore është e shoqëruar me tipare të karakterit të caktuara. Gjatësia e pëllëmbës matet nga fundi i dorës deri në fund të gishtave.
Toka – e gjërë, formë katrore të pëllëmbës dhe gishtave, lëkura e trashë dhe me ngjyrë të kuqe, gjatësia e pëllëmbës është e barabartë me gjatësinë e gishtave;
•Zotëron vlera solide të energjisë, nganjëherë kokëfortë.
•Praktik dhe I përgjegjshëm, nganjëherë materialist.
•Punojnë me duart e tyre, komfort në prekje.
Ajri – shuplakat katrore ose drejtkëndëshe me gishta të gjatë dhe shpesh me nyjet e gishtave te vendosur bukur, lëkurë e thatë, gjatësia e pëllëmbës është më e vogël se ajo e gishtërinjve.
•Të shoqërueshëm, flasin shumë dhe janë mëndjemprëhtë.
•Mund të jenë të cekët, të ligj dhe të ftohtë.
•Ndihen comfort me gjëndjen e tyre mendore dhe të pa prekshëm.
•I bëjnë gjërat në mënyra të ndryshme dhe radikale.
Uji – të gjatë, nganjëherë ovale në formë palme, me gishta të gjatë, fleksibël, konike, gjatësia e barabartë me pëllëmbë gjatësinë e gishtave, por është më pak se sa gjerësi në të gjithë pjesën më të gjerë të pëllëmbës.
•Kreativë, mendjehollë dhe simpatik.
•Kanë humor të mirë që emocionalisht e frenojnë
•Një tip i mbyllur i tërhequr.
•I bën gjërat në qetësi dhe në mënyrë intuitive.
Zjarri – pëllëmbë katrore ose drejtkëndëshe, lëkura rozë, dhe gishtatë shkurtër, gjatësi më e madhe e pëllëmbës se gjatësia e gishtërinjve;
•Spontan, entuziast dhe optimist.
•Ndonjëherë egoiste, impulsivë dhe të pandjeshëm.
•I hapur dhe i hedhur.
•Tip që I bën gjërat instiktivisht dhe me guxim.
1.H. Shiko “malet” në pëllëmbën e dorës.
Kështu quhen të ngriturat e vogla të cilat ndodhen aty ku fillojnë gishtat, në pjesën e brendshme te dorës, anën e kundërt të nyjeve. Në mënyrë që të mund ti bëjmë ato të dukshme mbylleni pak dorën. Cili prej tyre është më i madh?
•I pari, Venusi mali i lartë (ndodhet nën gishtin e mad) tregon predispozicion për hedonizëm, shthurje dhe nevojë për kënaqësi të çastit. Në rastet kur ka mos egzistencë të malit Venus atëherë kemi të bëjmë me një person që ka pak interes në çështjet familjare.
•Mali nën gishtin tuaj tregues quhet mali i Jupiterit. Nëse kjo është e mirë-zhvilluar do të thotë që ju jeni dominues, pak egoist dhe agresiv. Mungesa e tij tregon që keni mungesë besimi në vehten tuaj.
•Nën gishtin tuaj të mesëm është mali Saturn. Një mal i lartë tregon se ju jeni kokëfortë, cinik dhe me prirje të lehtë për depresion. Nëse është e ulët ose mungon atëherë kemi të bëjmë me një tregues të cektësisë dhe të çorganizimit.
•Mali i Diellit është nën gishtin tuaj të unazës. Gjaknxehtësi, ekstravagancë dhe krenari, këto janë treguesit nëse mali i diellit është i lartë. Një mal I ulët tregon për mungesë të imagjinatës.
•Mali i Mërkurit është nën gishtin tuaj të vogël. Nëse është i lartë tregon për një person që flet shumë, në të kundërt, pra nëse është i iulët ose mungon ju jeni i turpshëm.
Leave a Reply