O Kosovë e shqiptarisë
Djep fatosash i lavduem
Shpirti i flaktë i djalërisë
Digjet ty me të liruem
Gjaku yt jo kot s’do t’shkojë
Do t’arrijsh ti me shpëtuem
Drejtësija do t’a dëboj
Robnin turp që t’ka zezuem
S’të ndal plumbi,s’të mban varri:
Mjaft duron thika e coptimit
Ndër dej të vlon gjak shqiptarit,
S’i përulesh jo robnimit
Ndiz Kosovë dhe vashat zana
me dashninë për lirinë
ngri Kosovë djelmt azgana
zgjuej në vorr Binak Alinë.
Shpejt kushtrimi i lirisë
do të ndihet tue gjimuem
sokoleshë e Shqiptarisë
O Kosovë ke me u liruem.
S’të ndal plumbi,s’të mban varri
Mjaft duron thika e coptimit.
Ndër dej të vlon gjak shqiptarit
S’i përulesh jo robnimit.
Shkodër,1931
Shkruar nga Dr.Veli Stafa (Platonicus), kur ishte vetëm 16 vjeç
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply