Dashi
Kanë filluar t’ju pengojnë bashkëpunëtorët. Rrethanat ju imponojnë të punoni më shumë nga sa keni dëshiruar. Nuk eshte e nevojshme ky stermundim nga ana juaj.
Demi
Përfundoni disa punë që i keni lënë në gjysmë dhe bëhuni më të kujdesshëm nëse doni t’i filloni disa projekte të reja. Disa rrethana ka mundësi të ndryshojnë shpejt.
Binjakët
Keni ndjesine që duhet të luftoni për diçka kur është fjala për dashurinë. Po tërhiqni shikimet e gjinisë së kundërt, mirëpo ju me siguri në kokë keni tashmë diçka konkrete.
Gaforrja
Ka ardhur koha të zgjidhni një problem, për të cilin keni pritur tashmë një kohë të gjatë. Jeni goxha nervoz në komunikim me të tjerët.
Luani
Mos lejoni që dikush të shfrytëzojë dëshirën tuaj të sinqertë që të bëni diçka të mirë. Ju pret edhe një situatë goxha e pakëndshme të cilën do të detyroheni ta zgjidhni deri në fund të javës.
Virgjëresha
Mendoni mirë para se të bëni zgjedhjen tuaj. Personat qe kane nje lidhje do të jenë dukshëm më shumë xhelozë. Përpiquni të krijoni kontakt me personin e dashur dhe largojeni nervozizmin.
Peshorja
Me disa lëshime të vogla mund të përfundoni shumëçka gjatë kësaj periudhe. Keni raporte të mira partneriteti, mirëpo duhet patjetër të jeni më konkret në atë që dëshironi.
Akrepi
Shumica e personave të kësaj shenje do të kenë plane shumë ambicioze, prandaj ju nevojiten planifikime të shumta. Pjesa e parë e dttes do të jetë veçanërisht e volitshme për punë.
Shigjetari
Jeni duke u ndier të zbrazët emocionalisht, ju mungon një lloj freskie. Ju nevojitet pak me shume kohë që disa gjëra t’i sistemoni në kokën tuaj.
Bricjapi
Disa rrethana kanë filluar të ndryshojnë, ndërkaq ju keni përshtypjen që po humbisni kontrollin mbi ngjarjet. Ndryshimet megjithatë do të jenë sipërfaqësore ndaj rrini I qete.
Ujori
Kushtoni më shumë kujdes kontakteve me bashkëpunëtorët në punë. Nga fundi i dites mund të prisni lëvizje të rëndësishme dhe zgjidhje të duhura pozitive.
Peshqit
Takimet emocionale janë të lidhura me bashkëpunëtorët afaristë dhe me vende argëtimi. Fundjava është e shkëlqyeshme që të njihni dikë dhe të impresiononi palën tjetër.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply