Receta ime eshte kjo :
Per 2 kg speca te kuq :
1 gote uthull te kuqe rrushi
3 gota uje
5-6 gjethe dafine
1 luge caji sheqer
1 luge caji kokrra piperi
2 luge gjelle kripe te ashper por jo me maje luget
gjysem gote vaj ulliri
6 -7 thelba hudhere
mund ti vini edhe majdanoz nese doni,mua me pelqejne gogozharet tradicionale .
Pregatitja:
Ne nje ene hedhim vajin,uthullen,kripen, sheqerin,dafinen, piperin ujin te marr vale. Presim edhe hudhrat dhe kur uji merr vale i shtojme aty vetem gjysmat ose i leme te gjitha per ti vene ne fund tek vazot. Kujt nuk i pelqejne hudhrat mund ti
lere dhe kush do mund ti shtoj karota te grira tek lengu dhe majdanoz. Pasi uji te kete marre vale hedhim specat e pastruar mire nga farat,i leme pak te ziejne ne kete marinade rreth 2 minuta duke i kthyer e duke i zhytur me luge ne leng. Keshtu veprojme derisa t’i mbarojme te gjitha.Kur ta kryejme kete procedure i heqim nga marinada dh filljme dhe i rreshtojme neper kavanoza.Ne fillim ne fundin e kavanozave hedhim 2-3 fleta dafine thelpij hurdhre te prera per se gjati,(jo ato ne tenxhere por te fresketa ) Ne kavanoz hedhim lengun e perftuar (qe eshte ne tenxhere) por duhet te jete duke zier,dhe te mbulohet e gjithe permbajtja e kavanozit. E mbyllim hermetikisht ,vazot (kavanozat) i kam sterilizuar me pare duke i zier.Edhe ne kete rast avulli i ujit te nxehte nuk i ben turshite te prishen ,mbyllen hermetikisht,dhe nese nuk i hani kete dimer mund t’i lini per ti konsumuar dimrin tjeter,rrojne gjate nese i pergatisni keshtu. Nese do beni me shume speca do shumefishoni masat mua me dolen tre vazo vetem
Gatuajme se bashku – facebook
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply