Mendimet tuaja janë mjeti më i fuqishëm që ju keni, dhe me to ju mund të krijojni kaq shumë gjëra në jetën tuaj. Ata mund të ju hapin dyer qe ju kurrë nuk keni menduar qe do te arrini ti hapni ndonjehere.
Mendimet tuaja mund të jetë pozitive ose ato mund të jenë negative. Ato mund të jenë të keqija apo të mira. Ata mund të jenë për suksesin ose dështim, ose për të qenë të pasur në jetë, ose të varfër. Mendimet tuaja janë, çfarë ju i keni zgjedhur që të jene.
Gjëja më e rëndësishme per të gjithë, është që ju te njihni dhe të kuptoni, se ju jeni te udhëzuar dhe te drejtuar nga mendimet tuaja. Ata luajnë një rol të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme, ato krijojne realitetin tuaj, ne ate se kush je sot.
Sot, dhe në të ardhmen, mendoni mendimet qe do te ju dergojne drejt krijimit te nje jete ideale, drejt realizimit te endrrave tuaja, drejt asaj se kush deshiron te jesh. Mendimet tuaja do te ju dergojne atje.
Jeto bukurite e jetes!!!!!!
Hapi i parë drejt pozitives ne jete është qe ti te kuptosh se brenda vetes ke fuqi te pakufizuar e cila është plotësisht ne dispozicioni tënd. Prandaj duke filluar qe nga ky moment ti mos ke frikë nga gjendja jote aktuale, dije se është vetëm e përkohshme.
Kuptoje se gjendja jote momentale është vetëm produkt i mendimit te gabuar, dhe se kjo gjendje nuk do të ketë më pushtet mbi ty dhe nuk do të vazhdoi ekzistencën e saj mbi ty. Tani ti e di se gjendja jote është pasoje e asaj cfare ke menduar ne te kaluarën, pra te mendimit te gabuar. Dhe nga ky moment ti fillo te kultivosh vetëm mendime pozitive për veten dhe te tjerët. Dije se sa here te kesh mendim negativ, ti ke mungese dashurie brenda vetes, dhe ne vend qe te mundohesh ta refuzosh mendimin negativ ti vetëm mbushu me dashuri.
Jeto në mishërimi e dëshirës suaj, dhe dije se ti simbolizon dashurinë dhe frymen hyjnore.
Jeta është me të vërtetë shumë e thjeshtë. Ajo që ne japim, na kthehet! Prandaj ne cdo hap jep te miren, ndaj pozitiven me te tjeret dhe e mira do te kthehet panderprere.
Unë zgjedh sot te shoh për mundësi në çdo gjë!!!!!
Unë e di në zemrën time, që unë do të bëj diten e sotme diten me te mire te mundshme.. Une e di se kjo dite do të ofrojë mua gjëra që kanë qenë duke pritur për mua të i shoh, por jo me sytë e mi, por me zemrën time. Unë e di se kjo ditë do të jetë e mbushur me qetësi, paqe dhe gëzim. Unë e di se e gjithë kjo do te me ndodhe për shkak se ne cdo moment ne mund te zgjedhim. Unë zgjedh sot te shoh për mundësi në çdo gjë. Unë zgjedh të jetë dita ime e mbushur me plot gjera pozitive dhe nuk do i le mendimet dhe ndjenjat negative të jetojnë në mua. Unë zgjedh të mos mbeten i mbërthyer në një botë të keqardhjes por te behem optimist edhe kur rezultati duket jo i mire.
Sot është një ditë e re! Pra mbush zemrat tuaja me të gjithë te mirën që te ofron e sotmja dhe të refuzoni të këqijat …. Mbani një mendim pozitiv mbi çdo gjë dhe të përqëndroheni në gjërat e mira të ofruara për ju. Mos harro qe je ti ai qe ben zgjedhje ne cdo moment prandaj… ………Bej zgjedhjen me te mire te mundshme.
Dashuro për të jetuar dhe jeto për dashuri!!!!!
Have a wonderful day.
Jeto per te miren dhe dhuro me te miren!!!!!!!
Çdo njeri ka dy ane, anën e dashurisë dhe anën e frikës. Ajo e dashurisë është ajo çka jemi ne te vërtet ndërsa atë te frikës e krijojmë ne gjate jetës. Ne cilëndo ane te anosh me shume ti do te identifikohesh me atë pjese tendën. Sa here ndihesh i lumtur, i qete, i entuziazmuar ti je ne anën tende te dashurisë, ndërsa sa here te ndihesh keq, i frustruar, i vuajtur te ka mbërthyer ana jote e frikës. Kur jetojmë me dashurinë ti jeton ne shpirtin dhe për shpirtin, atëherë jeta jote do te jete e begatshme ne te gjitha anët dhe do te kesh përherë fuqi brenda vetes. Ndërsa kur jeton ne frike atëherë do te kesh vetëm vështirësi, miqtë e tu do te jene përherë lakmia, hidhërimi dhe shpesh do te humbësh fuqinë tende.
Ne jetojmë ne një realitet ku fatkeqësisht shume lehtë mund te kalojmë kah ajo ana negative dhe te biem pre e asaj qe quhet frike. Sa here qe ti e humb kontrollin mbi emocionet negative si nervozë, frika, hidhërimi, ti lejon qe këto te kenë fuqi mbi ty. Dhe për te ruajtur fuqinë tende ti duhet ti mbash nen kontrolle këto emocione. Mendoje njëherë si do te ishte qe një kalë i egër te te udhëheqë ty, ku do te përfundoje. Prandaj me mire udhëhiqi vete ato emocione dhe zbuti ata kuaj te egër brenda teje.
Shume njerëz mbajnë brenda vetes hidhërimin, fajin, friken por te gjitha emocionet negative janë veçse një pjese plehurinash te tepërta qe vetëm sa na rëndojnë shportën tone. Ti ne esencën tende je lumturia, harmonia, paqja, je dashuria dhe për te përjetuar plotësisht këto bukuri brenda vetes ti duhet te zbrazesh këtë shporte te mbushur shtrese mbi shtrese me vite te tera.
Jeto dhe perqafo vetem te miren, pozitiven!!!!!
Mendja është varka jote dhe ti je ai që i përzgjedh udhëtarët që do t’i pranosh brenda. A do të bëhesh bashkudhëtar me hidhërimin, inatin, lakminë, urrejtjen, apo do të lejosh të të bashkohen miqtë e tu të përjetshëm, shokët e tu: dashurine, paqen, begatine, lumturine? Fillo që tani të pastrosh mendjen duke larguar të gjitha mendimet negative që ke, përbuzi kur të afrohen dhe mos i ushqe duke u kushtuar vëmendjen tënde. Mos i lufto, sepse nëse fillon t’i shtysh, t’i luftosh mendimet negative, ato vetëm rriten, bëhen edhe më të mëdha. Vetëm mos u kushto vëmendje dhe ato do të zhduken. Duke mos u kushtuar vëmendjen tënde, ti ua refuzon atyre energjinë, kjo është ngjashëm me bimën që nuk ujitet, gradualisht ajo do të shuhet, do të vdesë nga mungesa e ujit dhe e kujdesit. Mbaje të pastër mendjen tënde, përkujdesu mirë për të, sigurohu t’u hapësh derën vetëm mendimeve të mira. Pranoji vetëm miqtë që do të sjellin shëndet, lumturi, begati në jetën tënde dhe në jetën e të tjerëve.
Nga Libri I LIBRI i Sekreteve
Jeta është plot me gjëra të komplikuar, e megjithatë, ajo është kaq e thjeshtë dhe e bukur. Jeta mund të ju kete zvarritur neper baltë dhe mund të ju kete lënduar keq, por kur ju më në fund ndaleni dhe qendroni vetëm në gjurmët tuaj do të kuptoni atë, se ju vini nga ana tjetër te pastër dhe te paprekur. Ka aq shumë për të mësuar në lidhje me jetën tonë, dhe anasjelltas, ka aq shumë gjera qe ne mund ti dhurojme njeri tjetrit.
Çdo person në këtë tokë ka diçka të madhe që mund ti japin një personi tjetër, dhe jo vetëm të bëjë atë te buzëqesh, por edhe ti prek zemrat e tyre në të njëjtën kohë.
Shumica e njerëzve mendojnë se paratë dhe objekte i bëjnë njerëzit të lumtur, dhe në disa raste ajo mund të ndodhe, por gjërat qe vërtetë i bëjnë njerëzit të lumtur janë gjërat qe nuk blihen. Gjëra që ju mund të jepni që nuk kushton as edhe një cent dhe që prekin shpirtin e tyre.
Mendoni pozitivisht. Bëni vetem vepra te mira. Jetoni per gezimin. Dhe me e rendesishmja të ndjehen mirë!!!!!
Per ju sot Teuta.
Te gëzoni një jete të përkryer
Gjera te mira do fillojnë të rrjedhin ne jetën tuaj ne atë moment qe ju spastroni të gjitha modelet negative ekzistuese brenda vetes dhe bëheni bashke me praninë e pafundme brenda vetvetes. Kjo prani e pafundme e “energjisë se jetës” është agjent i te gjitha bukurive ekzistuese.
Kjo fuqi e mrekullueshme në mendjen tuaj, nëse dine te drejtohet dhe te manipulohet, mund të ju dërgoi drejt realizimit e te gjitha ëndrrave tuaja. Kjo fuqi e pakufizuar do të përgjigjet për ju, pavarësisht nga besimi, raca juaj, ose ngjyra.
Ti duhet te dish se negativja, e keqja, xhelozia, dhe urrejtja është kundër te vërtetës te asaj se cfare je. Ekziston vetëm një e vërtet e ajo është se ne, ne esencën tone jemi dashuri e pastër, dhe kur ne e mendojmë te kundërtën tone, pra urrejtjen, xhelozinë, hidhërimin, vuajtjen, ne fillojmë te krijojmë helmin tone mendor qe do te manifestohet ne forme te kufizimeve ne jetën tone. Prandaj mendoni gjithmonë të drejtën dhe rrezato me gjithë vullnetin e mirë qe ke dhe ju do të gëzoni një jete të përkryer.
Teuta Beqiri Hasangjekaj
Te jetosh jashtë te tanishmes është arsye e mos lumturisë, dhembjes dhe mungesës ne jetën tone. Ne e bëjmë atë nga frika se lumturia është diku tjetër. Duke mos qene plotesisht prezent ne jetën tende ti nuk e jeton jetën tende ashtu siç duhet, do te kalojnë shume raste perpara teje pa i vrojtuar. Por lajmi i mire tani është se kurrë nuk është vone te jetosh brenda vetes dhe ne te tashmen. Kurrë nuk është vone te hysh ne rrugën e duhur, kurre nuk eshte vone te fillosh te jetosh dhe gezosh jeten nga e para, e tera qe duhet te besh është te pranosh veten dhe rrethanat tua ashtu sic jane, te perjetosh plotësisht cdo moment dhe do te gjesh lumturinë brenda vetes.
Dhe dije se:
Lumturia është këtu, e vërteta është këtu, inspirimi është këtu
Gëzimi e dashuria janë këtu, Zoti është këtu, sepse……….
TI JE KETU……….
Filloje diten tende vetem me mendime qe ju bejne te lumtur. Beje qe dita jote te jete e stërmbushur vetem me mendime pozitive. Hedh hapin drejt botes duke i thene vetes, “Po, unë mund të bëjë atë!” Rretho veten me gjera, miq dhe me mendime që ju bëjnë të ndjeheni të gëzuar. Hedh hapin vetem drejt gjerave te mira dhe heq dorë nga mendimet qe nuk ju bejne te lumtur. Përshëndete ditën me një buzëqeshje dhe beji me dije botes se ju jeni të lumtur dhe të gjallë. Shpreh mirënjohje në çdo hap. Duaje veten dhe behu miku me i mire i vetevetes. Hedh hapin drejt bukurive te pafundme qe jane duke ju pritur, duke krijuar per vete një jetë të lumtur dhe të përmbushur.
Teuta Hasangjekaj
Cili është suksesi i jetës suaj?
Cili është suksesi i jetës suaj? Cili është suksesi i fundit për ty? Për cfare je i pasionuar? Epo për mua mund te them se suksesi i fundit është per te bërë atë që unë dua, në qoftë se ju nuk jeni duke jetuar në lumturi tuaj atëherë ju po plaçkitnin veten nga lumturia që ju me të vërtetë e meritoni.
Ne si qenie njerëzore ishin të destinuara për të jetuar një jetë vërtetë te përmbushur dhe te lumtur por ka kaq shumë njerëz atje qe presin vetëm për zgjidhjen e situatës dhe qe lejojnë qe jeta te ju kaloi pranë pa e prekur kënaqësitë e saja.
Unë vërtet besoj se jeta është e shkurtër dhe nuk duhet humbur atë duke bërë atë që nuk e duam, dhe që duhet jetuar jetën duke shprehur pasionin qe çdo kush e ka brenda.
Unë shoh kaq shumë njerëz qe nuk janë te gatshëm për të marrë një shans në ëndrrat e tyre. Unë kam dëshirë ti shkund ata dhe të ju bërtas zgjohuni! Nisu drejt saj! dhe kape e jetën me të dyja duart!
Nëse përgjithmonë jetoni në zonën tuaj te rehatshme, atëherë ju kurrë nuk do të kapni ëndrrat tuaja … Ju vetëm do të moshoheni dhe asgjë ….
Magjia e vërtetë ndodh vetëm atëherë kur ju dilni nga zona e rehatisë, aty fillon jeta. Por personi mesatar është shumë i frikësuar për të shkuar mbi buzë të zonës së tyre te rehatisë.
Kjo mund të jetë frika nga dalja ne skenë, për të folur në publik, për te luajtur muzikën tuaj para një turme, duke marrë atë shans biznesi qe keni ëndërruar gjithmonë.
Tani çfarë është gjëja më e keqe që mund të ndodhë? Ju mund të fitojë vetëdije të re te njohurive për veten …
Kjo është mënyra se si njerëzit rriten, zhvillohen dhe bëhet vetvetja nga testimi qe i bëjnë vetes se tyre dhe duke arritur të lartë, por njerëzit kanë frikë nga e panjohura, dhe mbesin te ngjitur pas zonës se rehatisë dhe depërtojnë me gishtin e tyre përmes jetës dhe në fund mbaron i plakur ne te njëjtin kolltuk te zonës se rehatisë pa u zhytur ujerat e rrezikimit dhe te përjetimit.
A keni vënë re ndonjëherë se çfarëdo qe ndodhe në jetën tone gjithmonë tejkalohet?
Gjithësia ka vetëm disa mënyra për të siguruar gjithmonë gjëra që njerëzit i kërkojnë.
Nuk ka rëndësi se sa larg dhe se sa e brishte është rruga buzë të zonës tuaj se rehatisë, universi gjithmonë do të kujdeset për ty, nëse ju jeni gjithmonë duke lëvizur pozitivisht drejt qëllimet tuaja.
Pyetja ime është se a jeni duke bërë atë që ju e doni? Nëse jo pse?
Gjëja me e keqe që ju mund të i bëni vetes në jetë është që të mashtroni veten, dhe te ndrydhni potencialin tuaj të vërtetë … Dhe ju keni potencial të pakufizuar nëse ju mendoni se ju mund te bëni apo jo … ajo është djegur brenda jush, ju vetëm duhet të ndez me pasion dhe dëshirë atëherë bota është terren yt për të luajtur.
Pra, jeni duke bërë atë që doni?
Pyesni veten se çfarë është ajo që e doni?
Çfarë është ajo qe ju zgjon në mëngjes? Për çfarë ti nuk mund të ndalosh se foluri? Ku shtrihet pasioni yt? Ti i ke borxh vetes te besh atë qe ti e do….Teuta Hasangjekaj
Mos jeni te përkryer – Bëhu vetja
Mos u bej ai\ ajo që qe te tjeret duan që të jeni – Qendro ai\ ajo që ju e dini se jeni .
Jeta është e çmuar ashtu sic është ajo . Të gjitha elementet për lumturinë tuaj, per suksesin tuaj, per pasurine, PER shendetin tuaj janë tashmë këtu. Nuk ke nevojë qe te vraposh pas tyre, te përpiqesh, te kërkosh ose te luftosh. E tera qe duhet te besh eshte, te jesh i pranishem ne cdo moment te jetes tende, – Mos shiqo jashtë vetes për ndonjë gjë -E tera është e brenda teje” Ji ORIGJINALI, Ji VETJA
Çdo ditë është një rilindje, nje bekim për ne……
Jetojnë jetën tuaj pertej rregullave. Jeto përtej pritjeve. Jeto përtej asaj që ju kanë thënë që është e drejtë, e gabuar, e mirë apo e keqe. Vetëm për një ditë, të jetoni krejtësisht të lirë nga çdo gjë dhe të bëni çdo gjë që ju zgjidhni për veten tuaj.
Të gjitha gjërat kanë një sezon, dhe të gjitha stinëve duhet të ju vijë fundi. Leji mbrapa dhe mos shiko ato qe i kalove. Zgjidhni per vete një sezon të ri, hidh hapin para dhe bej per vete nje koleksion te ri nga jeta te mbushur me mendime pozitive, te mbuluar me ngjyrat me te bukura, nisu perpara me shikim te kthyer kah e mira dhe hidhni hapin tuaj duke u mbuluar me te gjitha bukurite dhe begatite e jetes.
Paqi nje dite plot gezime.
Ndjenjat dhe ne
Është thëne se një njeri mund te harroi atë qe i është thëne, munde te harroi atë qe i është bere por kurrë nuk do te harroi mënyrën qe e ke bere te ndihet.
Por pse? Sepse ndjenjat janë ato qe përbejnë jetën tone. Ne thjesht jemi te krijuar nga dashuria dhe ne rast se dikush te bën te ndihesh mire apo keq, ti gjithmonë e kujton sepse ti e ndejnë ne çdo cep te qenies tende. Ti mund te ndryshosh jetën tende duke ndryshuar ndjenjat tua. Çfarëdo qe ndjen për ndonjë subjekt, vetëm ndrysho ndjenjat për te dhe subjekti do te ndryshoi. Por për ti ndryshuar ndjenjat tua mos u mundo te largosh ndjenjat negative sepse kur u ndjeheni keq është vetëm mungese e dashurisë brenda jush, dhe ne vend se te mundoheni te zbrazni ndjenjat e këqija, ju mundohuni te mbusheni me ndjenja te mira. Ekziston vetëm një force brenda nesh e ajo është forca e dashurisë dhe ti ose je i mbushur me dashuri ose ke mungese te dashurisë brenda vetes, prandaj sa here te kaplojnë ndjenja negative ti vetëm lejo qe forca e dashurisë te rritet brenda teje.
Nëse ke ndjenja te këqija ti do te dyfishosh atë ndjenje, do te ndihesh me keq e me keq, prandaj mos lejo asnjëherë qe te te udhëheqin ndjenjat, ndrysho menjëherë drejtimin e ndjenjave tua duke u argëtuar me diçka, duke dëgjuar ndonjë muzike relaksuese, apo duke ecur ne natyre, thjesht bej diçka qe te largoi nga ajo situate qe ndodhesh. Mirëpo asnjëherë mos i lufto ndjenjat sepse sa me shume qe do ti shtysh ato do te bëhen edhe me te forta, vetëm bej diçka qe te pëlqen, diçka qe do te nxjerr nga ti ndjenjat e mira.
Jeta do te duhej te ishte vetëm argëtim, nuk duhet marre gjerat seriozisht. Vetëm kur jemi ne qejf, kur ndjehemi mire ne na vijnë gjera te mira, dhe kur i marrim gjerat seriozisht na vijnë vetëm gjera serioze.
Ti ke fuqinë për te krijuar çfarëdo qofte ne jetën tende, prandaj ndriço rrugën tende dhe nis krijimin e një faqe te re ne jetën tende. Nis e shkruaj çfarëdo qe ti dëshiron dhe me fuqinë tende krijuese ti do te kesh një jete te tille. Dhe mos harro se si te ndihesh ashtu do te kesh jetën, prandaj krijo rrugën tende dhe mbulohu gjithmonë me ndjenja te mira pavarësisht se çka te ndodhe se vetëm ashtu mund ti ndryshosh gjerat për te mire.
Ndjehu mire……Vazhdo te buzëqeshësh dhe jeta do te te buzëqesh ty.
Rruga drejt Lumturisë se përhershme……….
Lumturia është gjendje natyrale e jona, është diçka qe e përjeton para se të fillosh të identifikohesh me trupin tënd, me rolin ne familje, me notat shkollore, me kombësinë tende, me kartën e biznesit tënd, dhe çdo etiketat e tjera ju mbani.
Lumturia është pjese natyrale e natyrës tende të vërtetë. Sa me mire qe te njohësh veten se çfarë është ajo që ti dëshironi, çfarë te frymëzon, për çfarë je i krijuar, aq me i lumtur do te jesh. Kur ti e harron se kush je, diçka shumë e çuditshme ju ndodh-ju filloni të kërkoni lumturi!
Lumturia është ADN-ja jote shpirtërore. Është diçka qe e përjeton kur ti e pranon veten, kur te relaksohesh dhe kur ti ndal kohen tende dhe mendimet. Ti do të rrisësh rezultatin tënd te lumturisë në mënyrë të konsiderueshme, në qoftë fillon të kuptosh se lumturia qe do ta fitoni pasi qe te keni gjetur partnerin tuaj ideal, të keni fituar punën e ëndrrave, të keni blerë shtëpinë ideale dhe të keni fituar shume te madhe parash, është tashmë brenda teje.
Lumturia është gjendja reale e shpirtit tuaj. Kjo nuk është diçka që ti duhet të arrish, por është diçka që ti duhet të pranosh.
Çka e rrite lumturinë brenda nesh? Kur te ndihemi te lidhur me te tjerët. Mardheniet janë zemra e lumturisë. Mardheniet e mira dhe frytdhënëse do te rrisin nivelin e lumturisë suaj nga mesatarja deri te pika me e larte. Gabimi jone kryesore është se nuk i japim rendësi dhe kohe ndërtimit te raporteve me te tjerët, dhe pikërisht kjo është ai thelbi qe na nxite lumturinë brenda nesh. Kujtoja vetes çdo dite se lumturia është lidhja jote qe krijon, ne shoqërinë qe mban dhe ne dashurinë qe dhuron.
Nëse dëshiron te jesh i lumtur, behu shok e mik. Identifiko mardhenjet me te rëndësishme qe ke, dhe mendo se si mund te jesh mik i vërtet për partnerin tënd, për fëmijët e tu, për prindërit e tu, te kolegeve, te klientëve te tu, etj. Një mënyre tjetër për te rritur lumturinë tende është te ngulitesh ne vetëdijen tende se ti je njeriu me i dashur. Te duash dhe te te duan është çelësi kryesore drejt lumturisë.
Te jesh vërtet i lumtur duhet te kuptosh se nuk janë rrethanat ato qe përcaktojnë lumturinë tende, madje personat qe kane shkalle te larte te lumturisë nuk presin te i ndryshojnë rrethanat e tyre. Por pse janë te lumtur atëherë? Përgjigja është se ata dine vërtet te jetojnë dhe gëzojnë jetën.
Ti mund te ndryshosh disponimin tënd duke qene me spontan sot. Largohu nga autopiloti, ndali butonat e kontrollit, dil nga pozita me e sigurt qe e ke krijuar tanimë ne kolltukun e jetës dhe merr fryme lirisht, argëtohu sot dhe kënaqu me jetën.
Sa me shume qe lidhesh me brendinë tende aq me i lumtur do te jesh. Praktika ditore shpirtërore do te rrisë nivelin tuaj te lumturisë. Meditimi, joga, lutja etj, ju ndihmon te kuptoni se esenca juaj është dashuria , lumturia, paqja.
Ne aq shume i kushtojmë gjerave nga jashtë e shume pak i kushtojmë vetes nga brenda, sikur qe kujdesemi për veten te dukemi fizikisht te bukur po ashtu duhet te merremi edhe me brendinë tone. Prandaj krijo kohe për veten tende dhe nga 30 minuta çdo dite fillo duke medituar.
Disa gjera nuk ndryshojnë kurrë. Rasti yt i gezimit dhe i lumturisë ka qene, është dhe do te jete gjithmonë aty. Mësuesit shpirtërorë neper histori i kane mësuar nxënësit e tyre qe te përjetojnë momentin qe te jene prezent tani dhe këtu. Te jetosh jashtë te tanishmes është arsye e mos lumturisë, dhembjes dhe mungesës ne jetën tone. Ne e bëjmë atë nga frika se lumturia është diku tjetër. Duke mos qene prezent ne jetën tende ti nuk e jeton jetën tende ashtu siç duhet, do te kalojnë shume raste pa i vrojtuar. Por lajmi i mire tani është se kurrë nuk është vone te jetosh brenda vetes dhe ne te tashmen. Kurrë nuk është vone te hysh ne rrugën e duhur, e tera qe duhet te besh është te pranosh veten, te jetosh plotësisht momentin dhe do te gjesh lumturinë brenda. Dhe nje gje duhet te dish se:
Lumturia është këtu, e vërteta është këtu, inspirimi është këtu
Gëzimi e dashuria janë këtu, Zoti është këtu, sepse……….
TI JE KETU……….
Jeta jote duhej te ishte një kryevepër e përkryer…….
A është jeta jote një kryevepër apo je ende ne suazat e para te krijimit? A je ende duke ia mbathur nga e kaluara, apo je duke ndërtuar te ardhmen tende ne te tashmen. A je duke përjetuar magjinë e jetës, apo ende jeta për ty paraqet vetëm mbijetesë, vuajtje dhe mjerim.
Ka njerëz ne jete qe përjetojnë dhe jetojnë vetëm mrekullitë e jetes, dhe njerëz qe jetojnë jashtë asaj ombrelle magjike. Ne jetojmë ne një bote ku gjithçka është e krijuar nga dashuria, gjithçka rreth nesh është dhe frymon, dhe rrah ne pulsin e lumturisë, harmonisë, paqes, bukurisë, dhe një pjese e njerëzve e arrijnë te kapin këtë impuls dhe te përjetojnë këtë dhurate te quajtur jete, ndërsa pjesa tjetër nuk arrin te bëhen pjese e kësaj mrekullie. Por pse shtrohet pyetja? Kush janë ata njerëz qe dine te përjetojnë jetën, çka kane ata ndryshe nga te tjerët? Unë po ju them se asgjë, e tera qe ndryshon tek ta është mënyra se si mendojnë dhe ndihen, si i kane te krijuara shprehitë e jetës. Dhe po te them se dhe ti mund te bëhesh pjese e kësaj mrekullie nëse fillon te ndryshosh mendimet tua, shprehitë dhe ndjenjat.
Ti je krijues i jetës tende, ti krijon vazhdimisht veprën tende jetësore, ti e gdhend dhe i jep forme me ane te mendimeve dhe ndjenjave tua. Ti je Mikellanxhelo i jetës tende dhe ti i jep vete forme jetës tende me atë se çka mbanë ne kokën tende, me atë se si ndihesh, ku i drejton ndjenjat tua.
Nëse ti ke shprehi te mendosh vetëm për gjera te mira atëherë edhe jeta jote do te këtë një forme te tille, por ndodhe edhe kundërta nëse ti mendon dhe pret gjithmonë me te keqen atëherë, edhe jeta do te merr forme te tille. Jeta është e dizajnuar ne nje mënyre te tille, vetëm mendo se ti hynë ne një market dhe ne te dy anët e tezgave, njëra ane është e mbushur me gjera te këqija dhe tjetra me gjera te mira, ti gjithmonë e ke rastin te zgjedhësh mallin qe do ta konsumosh. E keqja është aty vetëm një mënyre për te treguar se çka duhet te marrësh nga tezga e jetës, është vetëm një shigjete drejtuese qe te dërgon drejt te mirës. Dhe e jotja është te zgjedhësh. Por qe nga ky moment zgjedh me kujdes se çka do te fillosh te konsumosh, me çka do te ushqesh mendjen tende.
Ne te gjithë kemi zgjedhje te jetojmë jetën ne dy mënyra, ne dy rruge njëra është ajo e negative, stresit, frustrimit, nervozes dhe tjetra ajo e lumturisë, dashurisë, paqes. Prandaj zgjidhe qe nga ky moment se cilën rruge do te vazhdosh, nëse deri tani ke qene ne rrugën negative, stresit, nervozizmit, hidhërimit atëherë te them se ke qene ne kahun e gabuar. Jeta është e planifikuar te jete e mbushur vetëm me lumturi, dashuri dhe përjetim i se mirës. Ne jemi te rrethuar gjithkah vetëm me gjera te mira vetëm duhet te jemi ne rrugën e duhur për ti përjetuar ato, për te marre fryme me to, duhet pasur sytë për ti pare ato gjera te bukura qe i kemi përreth vetes.
Ekziston diçka qe na lidhe ose na ndanë me përjetimin e këtyre gjerave e ato janë mendimet. Për te pare dhe për te përjetuar bukuritë e kësaj bote ti duhet te pasurosh boten tende te brendshme. Ne kemi një bote te gjalle brenda vetes, dhe kur ne këtë bote e mbushim vetëm me gjera te mira atëherë do te jesh ne gjendje te krijosh edhe boten e jashtme te tille. Dhe hapi i pare për te pasuruar boten tënde te brendshme është te fillosh filtrosh mendimet tua, ti ndash ato dhe ti zgjedhësh vetëm mendimet e mira.
Por si ti zgjedhim mendimet tona kur brenda ne nesh kemi mendime te shumta qe vijnë e shkojnë? Ndjenjat janë treguesi me i mire i asaj se ne çfarë rruge je, se çfarë mendimesh mbanë brenda vetes. Merr lapsin dhe sa here te kesh ndjenja te këqija rreth një personi, apo ndonjë situate dhe shkruaj, kështu me se miri do te mund te njohësh se çka mbanë ne bagazhin e mendimeve tua.
Behu i mire me mikun dhe armikun, ne çfarëdo mënyre te sillet dikush me ty ti mos ja kthe, mos lejo te te ndryshoi drejtimin tënd, mendimet tua. Ne jemi një letër e pashkruar tek te tjerët, çfarëdo vijash e shkronjash hedh aty do te ja dedikosh vetes prandaj hidhi mendimet e këqija qe ke për dike.
1.Fale çdokënd qe te ka bere ndonjë te keqe, sepse asnjëherë nuk do te mund te jetosh te tashmen duke mbajtur barrën gjykimit brenda vetes.
2. Mos gjyko askënd për atë qe është, mbaje gjuhen mos jep kritika, është koha qe vetëm tek vetja te përqendrohesh dhe te përmirësosh veten sepse askush nuk është i përkryer. Ne duhet te nisemi drejt te qenit te përkryer, por duke investuar vetëm ne veten tone jo duke u munduar ti ndryshojmë te tjerët. Ti ju ndihmon te tjerëve te ndryshojnë dhe te japin me te mirën prej vetes duke i pranuar ata ashtu siç janë, e jo ashtu siç duhet te ishin.
3. Harroje te kaluarën sepse ajo nuk ekziston, te gjithë bagazhin e se kaluarës qe e ke bartur mbas vetes deri dje, hedhe flake nga dritarja sepse nuk te duhet me. Largoi te gjithë ato tablloide qe i mbanë ne murin se kaluarës tende. Mos mendo as për te ardhmen, duhet te lëshohesh me dy këmbët ne momentin e tanishmes, madje mos mendo as ku ishe pak me pare, sepse nuk je për asnjë moment ai qe ke qene para një jave, para një dite bile as para një minute.
4. Perjeto te tashmen, Jeta është rrjedhe e vazhdueshme, dhe për te qene pjese e kësaj rrjedhe ti duhet te përballesh ne çdo çast me valët qe përplasen para teje pa pasur kohe te kthesh kokën mbrapa e as te zgjatesh kokën te shikosh çka te pret përpara. Ti ne te tashmen tende krijon te ardhmen, mbijetesa jote tani do te thotë shume për te ardhmen tende. Andaj me te gjitha forcat tua hidhu dhe përjeto te tashmen plotësisht.
5. Je i lire mos u lidh për asnjë gjë, bej çdo gjë me spontanitet, hidhu drejt se pasigurtës, përjetoj dhe rilind ne çdo gjë qe prek dhe sheh, buzëqesh, gëzoju çdo dite dhe rilind çdo dite me lindjen e diellit, frymo dhe pushto çdo gjë me entuziazmin tënd.
Dhe mos harro se :
Zoti jeton aty ku ka gëzim e buzëqeshje, aty ku këndohet himni i lumturisë, aty ku mbillet bimësia e dashurisë, aty ku jetohet me entuziazëm. Ti je krijesë e përkryer, ti ke thesarin e pazbuluar brenda vetes, ti ke portën qe pret te hapet andaj nisu drejt zbulimit dhe krijimit te jetës tende te re dhe te ndritur. Hedhe hapin tënd dhe do te mbulohesh me mrekullitë qe do te ndodhin gjate këtij rrugëtimi.
E dini se, ju jeni krijuesi i të gjitha gjerave qe ju kane ndodhur gjate gjithë përvojës jetësore?
Ju krijoni përvojën tuaj nëpërmjet mendimeve tuaja. Fjalë për fjalë, çdo mendim që ju mendoni, lind si një krijim. Çdo mendim ka fuqi krijuese. Ndërdija juaj pranon çdo si te vërtetë dhe do të përdorë atë për të krijuar realitetin tuaj të jashtem.
Mendimet që ju mendoni, në lidhje me ato gjëra që ju doni, vënë në lëvizje krijimin, dhe bejne përmbushjen përfundimtare të asaj që ju dëshironi. Dhe gjithashtu, mendimet që ju mendoni, në lidhje me ato gjëra që ju nuk doni, vënë në lëvizje për krijimin, dhe përmbushjen përfundimtare të asaj që ju nuk dëshironi.
Kaloni kohë duke menduar për atë që ju doni më tepër se atë që ju nuk doni. Kini kujdes ndaj kësaj, miqtë e mi, sepse nëse ju parashikoni diçka krejt rastësisht dhe e bën atë me bindje, edhe pse ju nuk mund të jetë i sigurt se a e dëshironi atë, ai do të shfaqët.
Bota e imazheve është burim i fuqisë në botën tuaj fizike. Duhet pranuar se pari gjerat ne imagjinate, pra atë që ju dëshironi, dhe kështu ju krijoni se pari një model para se të ndërtoni nje gjë e vërtetë. Imazhet e drejtpërdrejta të energjisë në trupin tuaj.
Ti e ke projektuar jetën tende vet. Ju nuk keni krijuar asgjë në realitet tuaj të jashtme që është një i huaj për ju. Nuk ka komoditetin me te madh se sa ti shikosh “rrethanat e jashtme” tuaja dhe të kuptosh se ky është një pasqyrim i përsosur i asaj që ti me të vërtetë beson ne shpirt.
Me çdo frymëmarrje, me çdo puls të energjisë, ju e dërgoni këtë te vetë esenca, e cila bashkepunon me esenca të tjera dhe krijon dhe rikrijon mjedisin tuaj fizik.
Ju jeni krijuesi i çdo gjëje në jetën tuaj. Asgjë nuk ndodh pa bërë thirrje nga ju. Dëshira e brendshme e shpirtit dhe e vetëdijes është që të jap formë, për të krijuar një manifestim të prekshme e asaj që mban brenda, të një jetë te vërtetë dhe në këtë mënyrë fitojmë përvojën e besimit. Kjo është ajo përvojë që ben transformimin.
Jeta juaj nuk është mjeshtri juaj, ajo është fëmija juaj. Çdo moment të jetës tuaj është pafundësisht krijuese dhe gjithësia është e pafundesisht e ndershme. Vetëm paraqit një kërkesë të qartë të mjaftueshme dhe çdo gjë që dëshiron zemra jote do të vijë tek ju.
Emocionet janë aty t’ju ndihmojnë qe të krijoni realitet. Kur ju besoni në diçka dashuri dëshirë, dhe e duam atë, ju mund të krijoni atë më shpejt.
Jeta është me të vërtetë shumë e thjeshtë. Ajo që ne japim, na kthehet. Ti krijon me mendimet që ti i mendon.
Besimet udhëheqin mendimet dhe emocionet, të cilat krijojnë përvojën tuaj të brendshme dhe realitetin e jashtem . Nëse ndonjë fushë të jetës tuaj nuk është duke punuar, një nga besimet tuaja në atë zonë thjesht duhet të rritet. Ti mund te krijosh me mendimet tua çfarëdo jete qe ti e zgjedh te jetosh. Prandaj kontrollo mendimet dhe nisu drejt krijimit te jetës qe gjithnjë e ke ëndërruar.
Teuta Hasangjekaj.
Marre nga Facebook
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply