(Qesh e qaj, me ty filxhan)
Kafe e mira ti, po bej nje poezi
Sa te do xhani, tregon filxhani!
Behet hoby yne, kohen e kalon,
Si mike e mire, vjen e na ftillon!
Kush e kultivoi, paste miresine
Në ditë te keqe, gjen ngushellim!
Here me kajmak, here dekafe
Shpesh kohe nuk gjen, iken e le…
Shpirti kerkon, ndaj e gjurmon
Ja ndjen lezetin kur e trazon!
Kafeja do terezi, e di nje terjaki,
Nuk te shijon kur nxituar e pi!
Do vije dita, ta pime ne vetmi
Zhurma e gllenkave behet bezdi…
Do presim deren kush te trokase
Kur behemi pleq, ajo mbetet pas!
Isha e rritur, kur kafen mesova
Ne rinine time nuk e preferova!
Kur ishim n’ atdhe, behej eglendi,
Kishim prane vetes fis e shoqeri!
U rrit ca sasia me veshtiresite
E njeh filxhanin, hidhi pak syte…
Anisa, Niki, Vjola kush e kupton?
Mirjana ke fantazi, di si e kendon!
E mësoi Denisa, shkoi ne Tunisi,
C’ka se secila thurrte komedi!
Me profecira e shtynim sahatin
Degjoi fati? Kish humbe i ngrati!
Kur ikem jashte e pesuam paq
Shpesh e kerkonim ate farmak!
Jo filxhan China, tasi denga plot
Pas llumit te zi, varej dita jone!
Ikja jashte, plumb mbi endrra
Pesha qe vume, si parmenda!
Mos harroni kafene, ujdis midene…
Disa e shajne te tjere e pelqejne!
E solliTurqia? Made in Kolumbia?
Burofte nga deti, ne dashte Perendia!
© Elko, New York.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply