Silke Liria Blumbach
Të mësosh për aventurën dashurore të bashkëshortit tënd apo bashkëshortes sate është njëra nga ngjarjet më jetëndryshuese të cilat ndonjëherë duhet të përballosh. Dhembja fillestare mendore dhe fizike mund të jetë më shumë se ajo që shumica e njerëzve ndiejnë se mund ta durojnë.
Debbie nga kjo tronditje kishte dëshirë të madhe ta vriste veten, në një gjendje emocionale ku nuk mund të shihte një fund të ndjenjave tërbuese të urrejtjes absolute, poshtërimit, asgjësimit dhe dëshpërimit. Nuk mund të imagjinonte se si ta mbijetonte pabesinë.
“Pas javëve kur përpiqesha ta përballoja tronditjen kur burri im pranoi se kishte një dashnore, mundohesha t’i bëja ballë këtij lajmi dhe të vazhdoja me jetën time, por nuk mund të kapërceja ndjenjat e urrejtjes, tronditjes, inatit, frikës dhe tradhëtisë së plotë.
“Urreja në të vërtetë burrin tim, femrën tjetër dhe veten time për atë që u bë nga martesa jonë. Në njërën minutë doja ta vrisja burrin dhe në minutën tjetër doja të kuptoja pse ma bëri këtë. Nuk dija ç’të bëja ose ku të shkoja. Nuk kisha ide fare a doja ta shpëtoja martesën time ose jo, por isha krejt e papërgatitur për të jetuar vetëm.
Ndihesha aq e vetmuar, gjysmë e vdekur, krejtësisht e postëruar, e asgjësuar dhe e tradhtuar dhe pashë se nuk mund të vazhdoja pa kërkuar ndihmë dhe pa mësuar se paska një rrugë për të vazhduar dhe për ta marrë në dorë përsëri jetën time dhe martesën time.”
Për shkak të baticave dhe zbaticave të ndjenjave që përjetohen nga çiftet, biseda për hollësitë e tradhëtisë bashkëshortore në fazën e hershmë vetëm përforcon ndjenjat negative që kanë tashmë. Nuk do t’i ndihmojë as mashtruesit as partnerit të mashtruar për ta përballuar situatën as nuk të ndimon të ecësh përpara.
Diskutimi i parë do të jetë gjithmonë ai më i vështirë, kur është aq e lehtë që gjërat të dalin plotësisht nga binarët. Nëse martesa duhet të shpëtohet, të dy partnerët duhet të jenë emocionalisht të përgatitur, të arsyeshëm dhe të qetë. Nuk është realiste të pritet që partnerët të jenë në gjendje të bashkëpunojnë në ditët e hershme, kur asnjëra palë nuk mund të futet në ndonjë bisedim të arsyeshëm.
Partneri i mashtruar dëshiron përgjigje të menjëhershme për arsyen e pabesisë, se a ka dashur dashnorin apo dashnoren, se a kishte domëthënie dhe sa kohë ka vazhduar. Dëshiron të dijë përse vetë nuk ka mjaftuar, se a ishte i vetmi dashnor apo e vetmja dashnore, dhe a mund t’i besojë partnerit përsëri. Duhet të gjejnë kontroll mbi këto ndjenja para se të hyjnë në ndonjë diskutim dhe para se të mund të bëjnë ndonjë përparim drejt mbijetesës së tradhëtisë ose vetëm për të menduar të përpiqen ta shpëtojnë martesën.
Shumë njerëz nuk dinë ç’të bëjnë, të tmerruar, të paaftë të heqin nga mendja imazhet e partnerit të tyre në shtratin e dikujt tjetër, pa ditur se a i do partneri ende, dhe duke u ndier plotësisht të pavlefshëm dhe të pasigurtë. Duhet të kapërcejnë atë pengesën fillestare para se të mund të vazhdojnë t’i bashkojnë copat dhe bile të marrin parasysh një përpjekje për ta rindërtuar martesën. Ajo që thuhet dhe bëhet në këto faza të hershme është vendimtare për të mbijetuar tradhëtinë bashkëshortore dhe do të përbëjë bazamentin e marrëdhënies së re në zhvillim.
Shumica e njerëzve nuk kanë aftësitë për të përpunuar problemet e tyre pa u bërë emocionalë dhe nuk mund të shkojnë përtej asaj që ka ndodhur në të kaluarën, kështu që nuk mund të shikojnë drejt së ardhmes. Në diskutimet e hershme, kur duhet bërë punën më pozitive drejt shërimit të marrëdhënies, është aq e lehtë të përfshihesh në luftëra për atë që ndodhi. Është e vështirë t’i vësh ndjenjat e forta mënjanë dhe të bisedosh qetësisht për një tradhëti të tillë.
Mirëpo, pas tronditjes fillestare dhe sapo të jenë qetësuar ndjenjat, gjëja më kryesore është të flasësh, të dëgjosh dhe të përpiqesh të kuptosh se çfarë ka ndodhur, përse ka ndodhur dhe si të ecni përpara. Vetëm pasi kuptoi ashtu, partneri i mashtruar mund të marrë parasysh njëfarë faljeje, por në qoftë se kontakti fillestar është i kontrolluar dhe atij i qaset në mënyrë të drejtë, pa dhënë zjarr nga të gjitha pushkët, atëherë martesat mund dhe shpesh do të mbijetojnë tradhëtinë dhe bëhen më të forta për shkak të saj.
Prandaj, në qoftë se dëshiron ta shpëtosh martesën tënde, është thelbësore të mësosh se si t’i kontrollosh ndjenjat dhe të përpiqesh ta kuptosh situatën nga pikëpamja e partnerit tënd. Gjatë kësaj faze do të zbulosh përse ndodhi pabesia, a kishte domëthënie dhe cilat probleme ekzistonin në marrëdhënien tuaj. Vetëm pasi të gjitha letrat u vunë në tryezë, çiftet mund të fillojnë me përpjekjet për të ndrequr atë që u bë gabim dhe të vazhdojnë me jetët e tyre.
Si me shumicën e çështjeve martësore, komunikimi dhe kuptueshmëria janë vendimtarë për të mbijetuar tradhëti bashkëshortore.
Terry Ross
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply