KREJT MIRË
Bazuar në porosinë e gjyshërve
N’udhën historike
Të dashurisë
Marshojmë
Krejt mirë
Dhe bukur
Duke kaluar
Edhe amshimin
…
Stubëll, 26 qershor 2011
DUKE PËRFUNDUAR KËNGËN
Jam rikthyer në histori
Sipas porosive të zjarrta
Të dashurisë
–
Shumë bukur
Kam marrë udhën e amshimit!
Letnicë, 26 qershor 2011
BRENDA ARSYES
Gjithmonë shoh njeriun
Me nevojën e domosdoshme
Të jetës
Plot demokraci
Dhe dashuri
–
Përpara
Dhe vetëm përpara
Viti, 26 qershor 2011
TË VARUR NGA TË TJERËT
Asgjë
S’mund të vendosim vetë
As të dashurojmë
As të jetojmë
…
Ferizaj, 26 qershor 2011
MES VIZITORËVE
Ndjehem i fortë
I rëndësishëm
Dhe i lumtur
Duke spjeguar historinë
Jetën e heronjve
Dhe dashurinë
…
Lypjan, 26 qershor 2011
ME KAPACITETET TONA
Në të gjitha relievet
E Dardanisë
Hapim shtigje të lulëzuara
Të dashurisë
Dhe vazhdojmë
Duke mbjellur farë mirësie
Në të gjitha zemrat
E njerëzisë
Aeroporti i Prishtinës, 26 qershor 2011
BINDEMI DHE VENDOSIM
Me të lumen mbretëreshë
Bindemi
Se vetëm në dashuri
Gjendemi të gjallë
Dhe jetojmë
Prandaj vendosim
Të hyjmë n’akcion pa vonuar
Aeroporti i Prishtinës, 26 qershor 2011
NË RRETHIN E NGUSHTË
Sillemi e pështillemi
Medet
Pa na njohur kush
As pa i kryer detyrat
Të dala nga dashuria
Medet
Historia rrëshqet
E koha ikën…
Bergamo, 26 qershor 2011
MBAS DITËS SË PARË
Vështirësitë fillestare
Nuk na pengojnë më
Marshojmë të fortë
Dhe shumë të vlefshëm
Në misionin e shenjtë
Të dashurisë
Nuk kemi më telashe
As mungesa
…
Bergamo, 26 qershor 2011
NË RRUGËN E AMSHIMIT
Gjithmonë jemi në ballë
Si prijës të përhershëm
Me flamurin e dashurisë
Unë
Dhe mbretëresha e mrekullive
Garlate (Lecco), 26 qershor 2011
VIJIME
Derrisa ne presim
Një mëshirë
E një ndihmë
Të tjerët vazhdojnë
Përpara
Edhe koha ecën
Me ritëm shumë të shpejtë
…
Të vijojmë të presim
Apo të veprojmë
!?…
Garlate (Lecco), 26 qershor 2011
NË PËLLËMBËN TIME TË DARDANISË
Edhe në kohë të vështira
Në të gjithë shekujt
Në të gjithë vitet
Dhe në të gjitha stinët
Kanë ndodhur
Plot mrekulli
Trimërie dhe dashurie
Garlate (Lecco), 26 qershor 2011
SHUMË LEHTË
Kur duam t’i shërbejmë dashurisë
E kemi shumë lehtë
Vetëm thërrasim arsyen
Dhe futemi n’akcion
Ëmbëlsojmë shpirtin
Dhe jetën
Përpara
Dhe vetëm përpara!
Garlate (Lecco), 26 qershor 2011
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply