E nisi me nje falenderim, se pari per kryeministrin qe i miratoi emrin ne postin e prefektit, e me pas perzemersisht per Ilir Meten dhe mikun e tij, deputetin Agron Çela qe e propozuan ne kete post. Paulin Radovani nga kjo e hene ka nisur zyrtarisht detyren si prefekt i qarkut Shkoder, ndersa dha qe ne momentet e para disa direktiva te qarta per stafin, por edhe ata qe do te bashkepunojne me te ne vijimsi. Prezantimi i tij para stafit te ngushte te punes dhe drejtuesve vendore te qarkut u be nga zv/ministri i Puneve te Brendshme Ilirjan Mustafaraj.
Edhe zv/ministri Mustafaraj paralajmeroi se pushtetin vendor dhe qendror e presin detyra te rendesishme. Ai kujtoi se duke qene ne prag te dimrit duhen bere monitorimet e nevojshme per te mos u gjendur te papergatitur, vecanerisht sa i takon permbytjeve.
Emri i Paulin Radovanit ne postin e prefektit u propozua nga Levizja Socialiste per Integrim, e cila duke vleresuar punen dhe kontributin e tij ne vite si nje nga biznesmenet me te suksesshem i besoi kete detyre te rendesishme.
Dita e pare e punes se prefektit te ri
Zgjedhjen si prefekt i qarkut te Shkodres, Paulin Radovani ja atribuon miqesise me deputetin e LSI-se Agron Çela, per te cilin shpreh falenderimet e vecanta. Edhe pse nje zgjedhje jo e lehte dhe e shume komentuar, vete Radovani gjate nje interviste per tv1 channel thote se i eshte dashur pak kohe per ta menduar rikthimin si nenpunes i shtetit, pasi prej me shume se 22 vitesh ai i ishte perkushtuar teresisht vetem biznesit te tij privat.
Por qe ne diten e pare te punes, prefekti Radovani tregon se eshte perballur me problematikat e para, per te cilat eshte i vetedijshem se zgjidhja nuk mund te jete e menjehershme.
Me shume probkematikave, prefekti i sapoemeruar duhet te perballet edhe me nje problem tjeter, ate te mosmbledhjes se keshillit te komunes Shale qe nga muaji maj. Per pasoje, banoret e kesaj komune prej rreth 5 muajsh nuk kane marre ndihmen ekonomike dhe perkrahjen sociale, duke bere qe jeta social-ekonomike e ketyre familjeve te jete tejet e veshtire.
shkodra.ws
Per”Alba – Dansk” Shkodrani








.png)

Leave a Reply