Pendesa bëhet shpeshherë pjesë e jetës sonë në përgjithësi, por edhe pjesë e prishjes se një marrëdhënieje në veçanti. Ja se cilat janë disa nga gjërat të cilat nuk duhet t’i bëni që të mos pendoheni!
Psikologji
Historia e jetës së një çifti fillon nga dashuria, shkon në martesë e më pas te pasja e një apo më shumë fëmijëve. Por në një farë pike, kur ju duket si një raport perfekt, i përjetshëm, bëhet simbol i një dështimi, pavarësisht nëse është dhënë dhe është thënë gjithçka. Në disa raste vjen edhe pendimi për disa gjëra që kanë sjellë prishjen me partnerin. Por cilat janë këto gjëra?
Ndarja e sekreteve
Mashkulli yt thotë se sekretet janë armiq të çiftit? Po, kjo gjë mund të jetë e vërtetë, por sekretet mund të bëhen edhe miq perfekt për hakmarrjen. Në fakt, të gjitha ato sekrete të vogla që qëndrojnë te ju dhe e ushqejnë marrëdhënien, mund të kthehen kundër jush në kohën e prishjes së marrëdhënies. Ish i dashuri juaj mund t’i përdorë për t’ju bërë keq apo për t’ju shkaktuar dëme. Mendojini mirë ato çfarë thoni…
Shkëmbimi i fjalëkalimit dhe pasja e një llogarie të përbashkët
Në një epokë të tillë, ku teknologjia “qeveris” jetën tonë, fjalëkalimet janë çelësat për të “zhbllokuar” përditshmërinë tonë! Prandaj, nëse i jep partnerit fjalëkalimin e email-it ose të Facebook-ut tënd, do t’i “sigurosh” atij qasje në shumicën e informacioneve që të përkasin. Kështu ai do të mund të hapë “portën” e jetës tënde virtuale dhe ndoshta aty mund të gjejë edhe ndonjë sekret tëndin, që kur ai të bëhet ish i dashuri juaj do të…
Përhapja e lajmeve në lidhje me marrëdhënien tuaj
Mendojeni mirë përpara se t’ia përhapni intimitetin e raportit tuaj të gjithëve. Kush është ai që nuk njeh një vajzë (ose djalë) që nuk arrin të pushojë së foluri gjatë gjithë ditës për dashurinë e saj?! Madje disa krijojnë bloge për ta bërë këtë, duke publikuar imazhe, mendime, anekdota. Po ku qëndron problemi? Më pas do të jeni të detyruar t’u shpjegoni të gjithëve motivet për të cilat partneri ju ka lënë ose jeni lënë nga ai. Lamtumirë krenari!
Harrimi i miqve
Natyrisht miqtë dhe i dashuri yt janë për t’u takuar dhe për të kaluar kohë së bashku. Por mos harroni asnjëherë se ata janë miqtë e tu dhe jo të tij. Në rastin e ndarjes me të dashurit, nëse ju do t’i kishit harruar t’u dedikonit kohë miqve, do të pësoni një humbje të dyfishtë. Kështu që kurrë mos i harroni miqtë kur dashuroheni, përkundrazi kështu afeksionet tuaja do të pasurohen gjithnjë e më shumë.
Tatuazh me emrin e tij
Është konsideruar nga të gjithë si një shenjë dashurie. Çfarë mund të jetë më romantike dhe më me vlerë simbolike se sa bërja e emrit të tij/saj tatuazh në lëkurë? Shpresonit që dashuria juaj do të zgjaste përgjithmonë, por tani që ka mbaruar, ai emër (tatuazh) do të mbesë i gdhendur edhe në të ardhmen.
5 gjërat për të cilat njerëzit pendohen para vdekjes
1. “Sikur të kisha kurajën që të jetoja jetën duke u munduar të realizoja idealet e mia.” Shumica e njerëzve në fund të jetës e shohin që nuk kanë arritur shumicën e synimeve.
2. “Sikur të mos kisha punuar aq shumë.” Shumica e burrave pendohen për faktin se nuk i kanë ndarë shumë kohë familjes dhe miqve.
3. “Sikur të kisha arritur të shprehesha ashtu siç ndieja.” Shumica e njerëzve, për të ruajtur marrëdhëniet e mira me të tjerët, shtypin ndjenjat dhe kjo u ngel fiksim.
4. “Sikur të kisha vazhduar marrëdhëniet e mira me miqtë.” Vetëm kur vjen vdekja, njerëzit e kuptojnë se duke u fokusuar së tepërmi në jetën e tyre personale, ata harrojnë miqtë. Pak para vdekjes, njerëzit më shumë i merr malli për shokët e vjetër.
5. “Sikur t’i kisha dhënë vetes mundësi për të qenë më i lumtur.” Shumica e njerëzve, në fund të jetës, e kuptojnë se lumturia në fakt është një zgjedhje. Dhe shumica pendohen për zgjedhjet e tyre.
Gazeta Shqip
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply