Petraq Pali
C’është jeta as më thoni ,kur vitet kalojnë pa kuptuar
Nuk e di a me besoni ,kur ka çast të mallëkuar !
S’është jeta fushë me lule,as e detit “bunacë”,
Sot je mirë e nesër keq, thua se mbaroi kaqë !
*
Kur gëzimin e shijon me nipa e mbesa rethuar
Por e nesërmja e zezë, të vjen vetë pa e kuptuar ?
Ç’është jeta hiç një gjë, kur ekulibri prishet
Erësira të mbulon, thua se zjarrmi më s’ndizet !
**
Kjo është jeta,qysh kur lindi deri sot
Një ditë mirë e tjetra keq sa vetë e di një ZOT !
Prandaj populli e thotë…”mos gëzo o i gëzuar,
Se e nesërmja nuk dihet dhe mund të “gdhihesh i helmuar “?
***
Kjo është jeta me atë ëmbëlsinë e saj
Ta shijosh kur je mirë ,kur dhe zëmra nuk të qan.
Por ka Jeta tramudana, përjetime
Ka sëmundje ka dhe vdekje hidhërime.
****
I ka jeta dhe të mirat dhe gostitë
Ka humorin edhe buzqeshjen mrekullitë.
Por nga krahu tjetër, anasjelltas
E nxirosur e vështirë është e shkreta.
*****
Ka dhe lotë kur gëzon dhe buzëqesh
Ka dhe lotë kur qan zëmra me vërtetë.
Ka dhe shpresë ka dhe durim qëndrushmëri
Por kjo jetë ka dhe trishtim, apo më zi…!
******
Kur ka vdekje s’është asgjë dhe buzëqeshja ka ngrirë
Lutemi Zotit vërtet,të mos vrasë të bëjë mynxyrë.
Le ti japë jetë jetës dhe të shtojë të zbukurojë njerinë
Ta heqi orën e keq dhe ti fali për të gjithë qetësinë.
******
Ja, kjo është jeta e trazuar edhe Zoti lart mbi dhe
Që dhuron për ditë jetë në gjysëm të hemisferave
Pjesa tjetër s’ka ndriçim se ka vdekje edhe lot
Ana tjetër e medaljes ka plot dritë e jetë plot !
*******
Ç’është jeta as më thoni,është e shkurtër apo e gjatë
Pa kuptim a me kuptim kur edhe lotët i ka ndarë
Njëri qesh e tjetri qan,kur ka gëzim por ka dhe vdekje,
A mos vallë njeriu vetë,ka lindur vetëm për “përpjekje” ?
********
Ç’është jeta,është hiç gjë,se të nesërmes nuk i dihet
Prandaj njeriu kur lind,ulurin sa mezi gdhihet !
pjp
Mars 2013.
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply