REALITET DASHURIE
Gjithçka po shihni
Këtu në fronin tonë
Është dashuri
Mirësi
Dhe njerëzi
Unë edhe mbretëresha
Jemi protagonistë të parë
Ndërkaq
Realiteti në fronin tonë
I përket dashurisë
–
Gëzuar
Tiranë, 14 qershor 2011
NË ANËN TONË
Formulë e parë
Dhe kryesore
Në të gjitha lëvizjet
Dhe në të gjithë proceset
Është e lumja dashuri
Gëzuar!
Tiranë, 14 qershor 2011
NË NGJYRAT MUZIKORE
Në ngjyrat muzikore
Të këngës sonë
Buzëqeshë dashuria
Në ngjyrat muzikore
Të kremtes sonë
Vezullon historia
Në ngjyrat muzikore
Të fjalëve tona
Dominon realiteti
Tiranë, 14 qershor 2011
JEMI TË SPECIALIZUAR
Mos u habitni fare
O njerëz të mirë
Unë edhe mbretëresha
Në procesin e dashurisë
Jemi mjeshtër të mirëfilltë
Të mirësisë
Tiranë, 14 qershor 2011
PLOT E PËRPLOT…
Andej
N’atë regjimin e intereseve
Sytë e të vuajturve
Janë plot e përplot me lotë
Këndej
Në regjimin tonë
Zemrat e të gjithë njerëzve
Janë plot e përplot me dashuri
Në të gjitha anët
Historia është plot e përplot
Me ngjarje
Dhe me argumente
Tiranë, 14 qershor 2011
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply