Katër persona u plagosën në një aksident të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në orën 14:10 në lagjen “Salo Halili”, ku dy automjete u përplasën mes tyre.
Nga të dhënat e policisë, mësohet se një mjet tip “Benz” me targë AA 415 AR u përplas me një mjet tjetër tip “Benz” me targë SH 1155 E. Për pasojë, mbeti i plagosur rëndë njëri prej drejtuesve, Sajmir Lusha, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ndërsa janë dëmtuar lehtë tre personat e tjerë, Armando Pjetri, 22 vjeç, Real Zefi 22 vjeç, Fatri Shehi, 33 vjeç. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe manovrimi i gabuar i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident.
/Shekulli Online/M.B./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply