
Nga Kozeta Zylo
Presidenti i Shqipërisë z.Bujar Nishani simbol i unitetit të Kombit
Në Manhattan në Russian Tea Room, gazeta e mirënjohur “Illyria” ka organizuar nje takim madhështor me komunitetetin shqiptar dhe personalite të shquara të diasporës në shumë fusha të ndryshme ku i ftuar i nderit ishte presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.
Moderatori i mbrëmjes ishte z.Ken Biberaj, njëherazi menaxher dhe nje djale plot perspektive ne politiken amerikane dhe ish kandidat për këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut. Pasi ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mirëseardhjen e tyre në këtë mbrëmje të bukur ceremoniale, z.Biberaj ftoi znj.Lindita Mezini Lole për të interpretuar hymnin amerikan dhe shqiptar. Sopranoja e shquar Mezini Lole i ka intpretuar mjeshtërisht dhe është pritur me duartrokitje të fuqishme nga të gjithë të pranishmit.
Z.Biberaj bëri një prezantim të shkurtër për jetën dhe veprimtarinë e presidentit Nishani. Z.Biberaj tha se ndihej i privilegjuar të priste z.Nishani në Russian Tea Room dhe të takohej përzmërsisht me të gjithë shqiptarët.
Pas fjalës së hapjes së z.Biberaj ai ka ftuar presidentin z.Nishani i cili tha se ishte fort i nderuar që ndodhej midis shqiptarëve të Diasporës organizuar nga gazeta “Illyria”. Z.Nishani vlerësoi pamasë punën e diasporës, arritjet e mëdha të saj dhe tha se ajo është një urë e fuqishme me Mëmëdheun. Ai theksoi marrëdhëniet e ngushta dhe respektin reciprok që ekziton midis qeverive të popullit shqiptar dhe amerikan, njëkohësisht shprehu dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin e qeverisë amerikane karshi kombit shqiptar. Ai foli për arritjet e Shqipërisë si dhe punët e mëdha që e presin në të ardhmen.
Me entuziazëm është pritur dhe fjala e presidentit të Manhattanit, mikut të ngushtë të shqiptarëve, z.Scott Stringer i cili kishte ardhur për të nderuar presidentin e Shqipërisë z.Nishani. Fjala e tij plot kulturë dhe mirësi u ndërpre nga duartrokitjet e shumta të të pranishmëve.
Pas fjalës së Presidentit Stringer ka përshëndetur botuesi i gazetës “Illyria” z.Vehbi Bajrami. Z.Bajrami ishte takuar me presidentin Nishani në Tiranë, bisedë që u botua në gazeta, ku lexuesit e shumtë ishin njohur më këtë takim të frytshëm.
Z.Bajrami shprehu respektin dhe mirënjohjen për të gjithë të pranishmit si dhe vlerësimin e punës nga gazeta “Illyria” për presidentin e Shqipërisë, z.Bujar Nishani. Presidentit Nishani iu dhurua një pllakë nga botuesi Bajrami me këtë motivacion: Si simbol i bashkimit të kombit dhe një zë i arsyes dhe durimit në kohë të vështira politike të cinizmit dhe papërgjegjshmërisë partiake”.
“Illyria” e përgëzon Presidentin Nishani për punën e tij në mbështetje të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë të Atdheut, në Ballkan dhe diasporë.
“Ne shpresojmë që ky nderim të shërbejë edhe si një inkurajim dhe mbështetje për vendosmërinë e tij në mbrojtjen e Kushtetutës, të pushtetit të ligjit dhe të dinjitetit tonë kombëtar”. Në fund të ceremonisë njerëzit bisedonin grupe grupe gjatë kokteilit të shtruar enkas për të pranishmit, ndërsa Presidenti Nishani u ndal me të gjithë për të bërë një foto të përbashkët me këdo që dëshironte.













Çdo President i Shqipërisë duhet të jetë simboli i unitetit të shqiptarëve.
25 shtator, 2013
Manhattan, New York
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply