
Ngadalë trishtueshem pushojnë në ndienja
ca tonelata malli qe shtriqen të lodhura në vena
ciceron një zog idhshem më krahë mergimi
është natë..Nuk e di se për ç’rruge idhnimesh u nis hëna!..
Jacksonvilla kishte veshur në të ikur pelhurën e mjergulles
rrugët renkojne nen rrokullimen e rrotullave te makinave
Babi!- shperthen im bire Donaldi-dua të shkoj tëk gjyshi
atje ku ajri të buzeqesh me gurgullima !…
Ç’ti them tim bire te vogel ngarkuar me malle
ti them se akoma Shqiperia s’e ka vrarë varferinë
ti them se dikur jam rropatur maleve të Greqis
për të thithur pak ajer të lire !…
Ti them se me mergimin yt ate
është lare ateherë kur s’ka deshur të lahet
ka qeshur atëherë kur i ka ardhur për të qarë
e ka hanger ateherë kur s’i hahet !..
Lek Gjoka.
Marre nga vellimi poetik
“Diellin e kapa per veshesh”
Tirane 2003
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply