
A ndiheni rehat nëse partneri ju njofton se do të dalë në darkë me dikë tjetër.
Në fillim të lidhjes bisedat janë shumë argëtuese dhe të mira. Të dy kaloni shumë kohë duke u njoftuar me njëri-tjetrin. Por, derisa koha kalon, ata harrojnë të bëjnë të njëjtat pyetje. Të gjithë ndryshojmë me kalimin e kohës në preferencat tona dhe në mënyrën se si e shohim jetën. Mos mendoni se u i dini të gjitha për njëri-tjetrin.
A ndiheni rehat nëse partneri ju njofton se do të dalë në darkë me dikë tjetër. Nëse jo, mund të jetë që lidhja juaj është ende e dobët dhe ndiheni e pasigurt. Ju duhet t’i besoni partnerit tuaj jo vetëm në këtë aspekt, por edhe në vendimet që mund t’i marrë ai në të ardhmen për të dy.
Çiftet e pasigurta janë zakonisht të mbyllura në një cikël të xhelozisë dhe zemërimit. Kur ndiheni xheloze për vëmendjen që ai i kushton dikujt tjetër, ju në fakt i dërgoni atij një sinjal se jeni ende e pasigurt në vetvete. Duhet t’i besoni në çdo hap dhe të kuptoni se po të mos dëshironte të jetë me ju, ai nuk do ta bënte këtë.
Mund të jeni në një lidhje, por kjo nuk e ndryshon atë që jeni. Dhe, këtu fillon problemi për shkak se si individë ne ndryshojmë tërë kohën. Ashtu si ju, edhe partneri juaj ndryshon vazhdimisht. Pas një kohe mund të mos keni asgjë të përbashkët, kështu që duhet të mundoheni të ndryshoni të dy në të njëjtin drejtim, duke caktuar prioritetet që keni para vetes.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply