![]()
“Nuk kam pirë asnjë cigare në 6 vitet e fundit. Kjo sepse kam frikë nga gruaja ime”.
Ka mjaftuar kjo batutë e presidentit amerikan Barack Obama për të pushtuar sot faqet e para të mediave roze, sesi kreu i Shtëpisë së Bardhë i përgjigjet në mënyrë rigoroze urdhrave të bashkëshortes së tij Michelle.
Ndryshe nga homologët e tij, presidenti Obama është mjaft komfort në praninë e zyrtarëve të lartë ashtu siç ka ndodhur gjatë një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Pavarësisht se ishte i rrethuar nga kamerat, Obama nuk ka ngurruar të bëjë shaka me raportuesin special të OKB-së për të drejtat e njeriut në Kenia, të cilit gjithashtu i sugjeroi të heqë dorë nga cigarja. Edhe më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka bërë humor me këtë ves të tij, derisa ne 2011 zonja e parë, Michelle deklaroi publikisht se pas një lufte të gjatë, Obama kishte hequr dorë nga ky ves.
Living.al

Per”Alba – Dansk” Shkodrani

Leave a Reply