
Një 38 vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar kërkoi në dyqan një thikë kuzhine me të cilën do të vriste të shoqen Natalie Esack në qendrën e bukurisë ku ajo punonte, mes kolegeve dhe klientëve.
Pasi e vrau iu drejtua një kolege të së shoqes Chelsea Ford, duke i thënë. “E meritonte”.
Burri vrasës, Ivan Esack, me profesion ish-polic u prangos nga kolegët e tij menjëherë pas ngjarjes.

Gjatë procesit për këtë ngjarje u dëgjuan biseda telefonike mes Ivan dhe Natalie, vetëm pak pasi ai kishte zbuluar se gruaja kishte të dashur, ku kishte mësuar se ai quhej Justion Khadaroo.

“Mos u shqetëso Natalie, pas pak do vdesësh. E vendose vetë fatin tënd me këtë që bëre. Më ke poshtëruar, Uroj që ti të jesh e lumtur”, i kishte thënë Ivan të shoqes në telefon dhe vetëm pak minuta më vonë, shkoi në punën e saj ku e vrau me thikë.
Burimi: NOA, www.noa.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply