
Në gjumë më shfaqesh gjuha ime,
Endrrat më të bukura me ty i shoh,
Sythet e fjalës në palcë kanë çelur,
Si fijëz e zjarrtë shpirtin më ngroh.
Dhe kur lagem nga stuhitë,
Shtrydhem, terrem vetëm shqip,
Nga gjëmimi i kënges sate,
Ulem në gjunjë me Perënditë…
Dhe ikën koha s’e kapim dot,
Si erë e çmendur na rrëmben,
Më dhimbset shqipja nëpër botë,
Me gjuhën tjetër e këmbejnë.
Dhe kur i dëgjoj në gjuhë të huaj,
Nga dhimbja klith si një pulëbardhë,
Në se do të vdes për shqipen mjaltë,
Rozafë le të bëhem në themel të saj.
21 shtator, 2013
Staten Island, New York
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply