Astrit Lulushi
Histori – Çfarë ndodhi më 13 shtator?
1789 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara mori kredinë e saj të parë. Paratë u huazuan nga Banka e Amerikës së Veriut në një interes 6%. Gjatë viteve, borxhi kombëtar është rritur pak-nga-pak. Kjo hua, pjestuar me numrin e popullsisë, është baraz me 65-mijë dollarë borxh për çdo amerikan.
1907 – Poeti Mitrush Kuteli, pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos, lindi në Pogradec, studioi në Selanik e Bukuresht, u kthye në Shqipëri për të shërbyer, dhe diktatura ia shpërbleu me ndëshkime e burg këtë përkushtim. Kuteli vdiq me 1967, por la pas artin e të shkruarit dhe poetikën e tij.
Poemi Kosovar
“Jam shqiptar e kosovar:
Zot, e krenar, Zot, e bujar,
mbi këtë dhé,
q’e kam si fe,
e përmbi fé:
e kam Vatan!
e kam Atdhe!
që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë….
Unë jam këtu e do të jem,
– dem baba dem –
sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri….”
1956 – Delegacioni qeveritar shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha mbërrin në Pekin. Të nesërmen, ai u prit nga kryetari Mao Tse Tung. Enver Hoxhës nuk i pelqeu zakoni i Maos, i cili ia ndërpriste fjalën, ose nuk dëgjonte çdo gjë që perkthyesi i tij kishte për të thënë.
1971 – Marshalli kinez Lin Biao, i dyti në pushtet pas kryetarit Mao Tse Tung, ikën nga vendi me avion. Aeroplani i tij rrëzohet në Mongoli, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord. Ngjarjet që paraprinë vdekjen e Lin Biaos kanë qenë burim spekulimesh. Ajo që dihet është se pas vdekjes, Lin Biao u shpall zyrtarisht tradhtar i Partisë Komuniste të Kinës.
1974 – Një bombë e vendosur në hyrje të ambasadës së Shqiperisë në Paris shkatërroi katin e parë të ndërtesës, por pa shkaktuar viktima. Autorët e sulmit mbetën të panjohur.
2007 – Deklarata mbi të Drejtat e Popujve Autoktonë miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
– Mendim i ditës
Komunizmi nuk është dashuri. Komunizmi është çekiç që ne e përdorim për të shtypur armikun.
– Mao Tse Tung
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply