KUR THËRRET ZEMRA
Ëmblsohen çastet
Orët dhe ditët
Gjithçka niset
Në kohën e duhur
Dhe në vendin e duhur
Me motor të fuqishëm
Dashurie
Stubëll, 25 maj 2011
PSE S’MË SHIHNI?
Këtu jam
O njerëz të stinës së pestë
Mes jush
Pse s’më shihni
Pse s’më përfillni
!?!
Këtu jam
Me plot mrekulli
Dhe me dashuri
Stubëll, 25 maj 2011
NJË TJETËR ZË
Në botën tonë
Nuk dëgjohen zëra krimesh
As interesesh të fëlliqta
Dëgjohet një tjetër zë
Vetëm kënga e dashurisë
Stubëll, 25 maj 2011
MBI KRAHË VLERASH
Fluturon dashuria jonë
Qiejve të lumturisë
Për të vazhduar me gëzim
Deri në amshim
Stubëll, 25 maj 2011
MË I FORTË SE VDEKJA
Me bekim mrekullie
Vetë Zoti
Mbi jetën time
Ka vënë
Vulën historike të dashurisë
Unë jam bërë i fortë
Shumë i fortë
Më i fortë se vdekja
–
Përpara!
Stubëll, 25 maj 2011
NUK MUNDEM
Andej më thërret
Një interes
Edhe më i madh
Këndej
Më duket interesi i dashurisë
Jo
Nuk mundem
Nuk mundem të shkoj
Më ndalon dashuria!
Stubëll, 25 maj 2011
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply