Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për vizitën e kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Braçe deklaron se nëse ka një politikan që duhet të kërkoj ndjesë për Kosovën dhe kosovarët ai është Sali Berisha. Braçe akuzon ish-kryeministrin se ka penguar dhe akuzuar UÇK si lëvizje terroriste dhe ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj marrëveshjes së Rambujesë. “ Të kërkojë ndjesë për përndjekjen, rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarit të mirë Remzi Hoxha;
Të kërkoj ndjesë për përndjekjen, ndalimin, arrestimin dhe informimin e të gjithë anëtarëve të lëvizjes për çlirimin e Kosovës, përfshirë Adem Jasharin, Hashim Thaçin etj;
Të kërkoj ndjesë për sulmet e vazhdueshme dhe cilësimin e UÇK si një lëvizje terroriste, marksiste leniniste; Të kërkoj ndjesë për qëndrimet e tij përçarëse gjatë luftës në Kosovë, investimin e tij personal në krijimin e grupeve paralele ushtarake me synim vetëm ruajtjen e influencës së tij personale në Kosovë; Të kërkoj ndjesë për qëndrimin e tij skandaloz, armiqësor e përçarës ndaj delegacionit, qëndrimit dhe marrëveshjes së nënshkruar prej tij në Rambuje;
Të kërkoj ndjesë për qëndrimin e tij të turpshëm pas asaj marrëveshje, bojkotimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës kur vendosej për lejimin e trupave të NATO-s të instaloheshin në Shqipëri gjatë operacionit për çlirimin e Kosovës; Të kërkoj ndjesë për përdorimin e turpshëm të një njësie ushtarake pjesë e FARK, të krijuar nën stimulin e tij të drejtpërdrejtë, gjatë grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998;
Të kërkoj ndjesë jo vetëm ndaj kosovarëve por edhe ndaj boshnjakëve e kroatëvë, për thyerjen e embargos së OKB për karburantet, duke furnizuar makinerinë serbe të luftës në favor të Millosheviç;
Të kërkoj ndjesë për marrëdhënien e tij të ngushtë me shërbimet e fshehta të Serbisë, titullarëve të këtij shërbimi apo edhe titullarëve të formacioneve paramilitare serbe të përfshira në krime, siç ato të Arkanit; Të kërkoj ndjesë për marrëdhëniet e tij të biznesit me kompanitë afër krerëve të regjimit të vjetër të Milloshevicit në energji, ndërtimtari, shërbime, tregti, drithëra etj; Të kërkoj ndjesë për pengimin për qëllime korruptive dhe lidhje me kompanitë serbe pranë regjimit të vjetër të Millosheviçit, të linjës së interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën;
Të kërkoj ndjesë për marrëdhënien e ngushtë, familjare e të biznesit, të një prej pinjollëve të nomenklaturës së rregjimit të Millosheviçit, Damir Fazllic, futjen e tij në Këshillin e Sigurimit Kombëtar dhe dhënien e aksesit të pakufizuar në këtë Këshill të tij;
Të kërkoj ndjesë për marrëdhënien e ngushtë tregtare me kompanitë dhe krerët më të ndyrë serbe të trafikut kriminal të armëve në vendet në konflikt, furnizimin e pakufi te tyre madje dhënien e aksesit të pakufi për to për të përdorur Shqipërinë për të maskuar lëvizjen e armatimit në trafik.
Po e lë me kaq!
Është shumë shumë e gjatë Lista e Ndjesës!!”, shkruan Braçe.
Gazeta Shqip
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply