Britani
Princi William do të largohet nga shërbimi ushtarak pas shtatë vjetësh shërbimi për të marrë detyra mbretërore, bën të ditur pallati Kensington. Duka i Kembrixhit përfundoi turnin e tij final si pilot i kërkim-shpëtimit i forcave ajrore mbretërore, RAF, këtë javë. Ai do të përqendrohet tashmë në detyrat mbretërore dhe punë bamirësie bashkë me Dukeshën e Kembrixhit, tha një zëdhënës i pallatit.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, si dhe Princi George pritet të lëvizin nga shtëpia e tyre aktuale në pallatin Kensington brenda pak javëve. Sipas gazetarëve, zyrtarët kanë thënë se 12 muajt e ardhshëm do të jenë “tranzicionalë” për princin. Ai nuk do të bëhet funksionar “me kohë të plotë” i monarkisë tani për tani.
Duka do të vijojë të mbështesë punën e Mbretëreshës dhe Familjes Mbretërore përmes programit të aktiviteteve zyrtare në atdhe dhe nëpër botë, krahas Dukeshës së Kembrixhit.
Princi ka gradën e lejtënantit të Fluturimit dhe ka plotësuar deri tani 1301 orë fluturimi. Gjatë tri viteve të fundit ka qenë i stacionuar si pilot kërkim-shpëtimi në një ishull. Ai ka shërbyer në 156 operacione dhe ka kontribuar në shpëtimin e 149 njerëzve.
Gazeta Shqip
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply