Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zgjodhi Tokjon si qytetin mikpritës të Lojrave Olimpike Verore 2020. Tre qytetet konkurruese ishin Tokio, Stambolli dhe Madridi, të cilat bënë sot përpjekjet e fundit për të bindur anëtarët e komitetit, të mbledhur në Argjentinë.
Japonisë i është dashur të zbusë shqetësimet rreth rrjedhjes radioaktive nga një uzinë bërthamore në Fukushima. Dje, Madridi solli dy herë medalistin e argjentë dhe lojtarin e basketbollit me ekipin amerikann Lakers, Pau Gasol, në kuadër të përpjekjeve për t’u zgjedhur si qyteti mikpritës.
Në përpjekjet e tij për t’u zgjedhur, Madridi u përpoq të shmangë pyetjet rreth nivelit prej 27 përqind të papunësisë dhe ekonomisë spanjolle në vështirësi. Kandidatura e Stambollit ishte më e pasigurta për shkak të situatës politike në vend.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply