“Kur u ktheva në shtëpi atë natë, gjersa gruaja ime e shtronte darkën unë ia kapa dorën dhe i thash se kam diçka për t’i thënë. Ajo u ul dhe hante me qetësi. Ndërsa unë e vërejta dhimbjen në sytë e saj.
Papritmas nuk e dija se si ta hap gojën. Por e kisha patjetër tia bëja me dije se çka kisha në mendje. Doja divorc. E hapa temën me qetësi. Ajo nuk u nervozua nga pyetja ime, por vetëm më pyeti me butësi pse?
Unë e injorova pyetjen e saj. Kjo e bëri shumë nervoze. I hodhi lugën dhe pirunin dhe më bërtiti:” Ti nuk je burrë.” Atë natë nuk i folëm njëri-tjetrit. E dija që dëshironte ta zbuloj se çka i ndodhi martesës tonë. Por unl me të vërtetë nuk dija ti jap përgjigje të saktë. Zemrën time e mori një femër tjetër dhe nuk e doja më gruan time.
Me një sens të thellë të fajit i dorëzova një dokument për divorc me të cilin në pronësi të saj ishin shtëpia jonë, vetura dhe 30% të aksioneve nga kompania ime. Ajo as që e shikoi, vetëm e shqyejti. Femra që kaloi me mua 10 vite mu bë e huaj. Më erdh keq për kohën, energjinë dhe burimet e harxhuara të saj, por nuk mund ta hiqja sepse unë doja një femër tjetër. Më në fund ajo qau para meje. Për mua ajo ishte një çlirim. Ideja për divorc tanimë ishte definitive dhe e qartë.
Të nesërmen erdha në shtëpi vonë dhe e pash duke shkruar diçka. Nuk kisha fuqi, prandaj shkova direkt në shtrat, ku më zuri gjumi, pas një dite të lodhshme me femrën tjetër. Kur u zgjova ajo ende shkruante. Mua nuk më interesonte.
Ajo mi prezantoi kushtet e divorcit. Ajo nuk dëshironte asgjë nga unë, por i duhej një muaj para divorcit. Ajo më kërkoi një brenda atij muaji të përpiqemi të jetojmë normal sa më tepër që është e mundur. Shkaqet e saj ishin të thjeshta: I biri jonë i kishte provimet brenda asaj periudhe dhe ajo nuk dëshironte, që ta shqetësojmë ne atë me martesën tonë të çrregulluar.
Kjo për mua ishte e pëlqyeshme. Por ajo kishte edhe diçka. Ajo dëshironte ta mbaj në krah deri te dhoma jonë ashtu si e kam mbajtur në ditën e parë të martesës. Këtë e dëshironte unë ta bëj çdo ditë brenda atij muaji. Mendova se këtë e bën vetëm për të më nervozuar mua, që ta kthej prap divorcin dhe për këtë shkak e pranova.
I tregova të dashurës time për kushtet e divorcit, që mi ka dhënë gruaja. Ajo qeshi me zë të lartë dhe mendoi se është absurde.
Unë dhe gruaja ime nuk kishim kontakte me trup, që nga intenca ime për divorc. Prandaj ditën e parë kur e mora në krah të dyve na kapi një ndjenjë e çuditshme, ndërsa pas nesh i biri duartrokiti duke thënë:”Babi e mban mamin në krah.” Fjalët e tij më sollën një lloj dhimbjeje. Gjersa unë e mbaja atë në krahë nga njëra derë te tjetra, ajo i mbylli sytë dhe më tha:” Të lutem, mos i trego të birit për divorcin” Unë i thash se nuk do ta bëj.
Ditën e dytë të dy vepruam me më shumë lehtësi. Ajo u mbështet në krahërorin tim. Mund ta nuhasja erën e bluzës së saj. E kuptova se shumë gjatë kohë nuk e kisha shikuar këtë grua me kujdes. E kuptova se ajo nuk është më e re. E kuptova se fytyra i është bërë me vija dhe se flokët kanë filluar t’i zbehen. Nuk ishte më e re. Për një moment thash me vete:”Çka i kam bërë?”
Në ditën e katërt kur e ngrita në krah ndjeva një ndjenjë intimiteti, që u rikthye. Kjo ishte gruaja, që 10 vite të jetës së saj mi dha mua. Në ditën e pestë dhe të gjashtë e ndjeva se ndjenja e intimitetit u rrit. Nuk i tregova të dashurës për këtë. U bë shumë e lehtë ta mbaja në krahë gruan time ashtu me kalimin e kohës. Ndoshta ushtrimi i përditshëm më bëri më të fort.
Ajo zgjidhte se çka të vesh një mëngjes. Ajo provoi disa fustane, por nuk mund ta gjente të vërtetin. Pastaj tha:”Hmm, të gjitha fustanet më rrinë të mëdhenj.” Atëherë e kuptova se ajo ishte dobësuar. Prandaj unë e mbaja atë aq lehtë në krah,
Kjo më qëlloi. Ajo kishte vënë në vete shumë dhimbje dhe tharrëti. Ndërdijshëm unë e preka kokën e saj.
I biri hyri në ata momente dhe tha :”Babi , është koha që ta mbash mamin në krah.” Për atë mbajtja e mamin nga babai në krahë u bë pjesë esenciale e jetës së tij. Gruaja e moritë birin afër dhe e shtrëngoi fort. Ndërsa dhe unë isha aty, qëndrova i fort mos të më kaploi emocioni dhe tyy ndryshoj mendje. E mora në krah ndërsa ajo më përqafoi dhe u ndjeva njëlloj sikujr ditën e martesës.
Por pesha e saj e vogël më bëri të mërzitem. Ditën e fundit kur e mbajta në krah nuk mund të shkoja një hap më shumë. Djali i vogël kishte shkuar në shkollë. E mbajta ngushtë në krahë dhe i thash :”Nuk e kam ditur se jetës tonë i ka munguar intimiteti.” Vozita deri te zyra… kërceva nga vetura, nuk e mbylla as derën. Kisha frigë se çdo moment, që kalon mund të ma ndryshoj mendjen… U ngjijta lart. E dashura ma hapi derën dhe i thash:”Më fal, por unë nuk e dua divorcin me gruan time.”
Ajo më shikoi dhe ma preku ballin:”Mos ke ethe?” Ia hoqa dorën nga balli dhe i thash:”Më fal, nuk e bëj divorcin. Jeta ime martesore ishte e mërzitshme me siguri sepse unë dhe gruaja ime nuk i kemi vlerësuar detajet e jetës tonë, por jo për shkak se nuk e kemi dashuruar njëri-tjetrin. Tani e kuptoj se që kur e kam mbajtur unë atë në krah ditën e martesës tonë jam i obliguar ashtu njëjtë ta mbaj deri në ditën kur do të na ndaj vdekja.” Ajo më shikoi dhe sikur u zgjua. Më dha një shuplakë dhe e përplasi derën dhe filloi të qante. Unë zbrita dhe hyra në veturë të vozis. Te shitorja e luleve porosita një buqet të madh me lule për gruan time. Shitësja më pyeti se çka dëshiroj të shkruante te karta te lulet, ndërsa unë buzëqesha dhe iu përgjigja:
“Do të të mbaj në krah çdo mëngjes deri sa vdekja të na ndaj.”
Atë natë erdha në shtëpi me lulet në dorë, buzëqeshje në fytyrë, iu ngjita shkallëve dhe e pash gruan time të shtrirë në shtrat të vdekur. Gruaja ime kishte qenë duke luftuar me Kancerin me muaj dhe unë isha aq shumë i zënë me të dashurën sa që nuk e kisha kuptuar. Ajo e kishte ditur se së shpejti do të vdiste dhe kështu kishte dashur të më shpëtonte nga çfarëdo lloji reagimi negativ nga ana ime për shkak të të birit të vogël, në rast se divorcohemi. Fundi fundit në sytë e djalit tim të jem burr i dashuruar…
Detajet e vogla të jetës tonë janë ata që në të vërtet kanë rëndësi në lidhjet tona. Nuk është shtëpia, vetura, prona, paratë në bankë. Këta krijojnë ambient për të qenë të lumtur, por nuk mund të japin lumturi ata vetë.
Prandaj gjej kohë të jesh shoku i partneres tënde dhe t’i bësh këto gjëra të vogla, që krijojnë intimitet. Ki me të vërtet një martesë të lumtur!
Nëse nuk e shpërndan këtë tregim asgjë nuk do të ndodh ti!
Por nëse e shpërndan ti mund të shpëtosh një lidhje apo një martesë. Shumë nga dështimet e jetës janë njerëz, që nuk e kanë kuptuar se sa kanë qenë afër suksesit kur kanë hequr dorë.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply