Foto: ru.wikipedia.org
Zëri i Rusisë Lëshimet e raketave në Mesdhe ka gjasa të jenë përgatitje për një sulm kundër Sirisë
Lëshimet e dy raketave-shënjestër në Mesdhe, të zbuluara nga sistemi rus i paralajmërimit të sulmeve raketore, sipas të gjitha gjasave ishin prototipe raketash balistike pa mbushje, njoftoi një burim informacioni në Moskë.
Sipas burimit, kjo mund të jetë pjesë e përgatitjes për bombardimin e Sirisë.
“Ka mundësi që për të kontrolluar efikasitetin e zbulimit të objektivave ajrore me anë të sistemeve të mbrojtjes antiraket të Sirisë, dhe sistemeve të mbrojtjes antiraket të luftanijeve ruse në Mesdhe, shkatërruesit e Flotës së 6-të të Forcave Ushtarake Detare amerikane të kenë lëshuar raketa balistike boshe, pa mbushje”, – tha burimi.
Lëshimet e raketave në Mesdhe ishin një testim i sistemit të mbrojtjes antiraket të Izraelit
Raketat e lëshuara, të regjistruara në Mesdhe nga sistemi rus i paralajmërimit të sulmeve raketore, ishin shënjestra trajnuese për sistemin izraelit të mbrojtjes antiraket.
Kjo u njoftua nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke iu referuar zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.
“Lëshimet e raketave, për të cilat bëhet fjalë, ishin një testim i raketës-shënjestër “Jakor”, e cila përdoret për të testuar sistemet e mbrojtjes antiraket”, – tha burimi i RIA Novosti.
Është njoftuar gjithashtu se lëshimet janë kryer në kuadër të testimeve të përbashkëta me SHBA-në.
Sirianët nuk kanë regjistruar rënie raketash mbi territorin e vendit
Radarët sirianë nuk kanë regjistruar rënie raketash mbi territorin e vendit, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë siriane të Mbrojtjes.
Më parë Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në pjesën qendrore të Detit Mesdhe u regjistruan dy raketa balistike, trajektorja e fluturimit të të cilave ishte në drejtim të pjesës lindore të bregdetit të Mesdheut.
Një zyrtar amerikan njoftoi se asnjë prej anijeve ose avionëve amerikanë nuk ka lëshuar raketa në Mesdhe. Britania, Franca dhe Izraeli deklaruan se ata nuk dinë asgjë për lëshimin e raketave.
NATO ka refuzuar të komentojë mbi raportet lidhur me lëshimin e mundur të raketave para verifikimit.
Perëndimi nuk ka të dhëna mbi lëshimin e raketave balistike në Detin Mesdhe
Pentagoni nuk ka asnjë informacion mbi lëshimin e raketave balistike në Mesdhe, njoftoi zëdhënësi i shërbimit për shtyp i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.
Mjetet e zbulimit të sistemit rus të paralajmërimit të sulmeve raketore regjistruan pak më parë lëshimin e dy raketave balistike në Mesdhe.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, Ministria e Mbrojtjes e Francës dhe Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe deklaruan gjithashtu se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me lëshimin e raketave.
Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar burimet e veta në Damask, njoftoi se raketat balistike që u vunë re në Mesdhe ranë në det.
Putin u njoftua për lëshimin e dy raketave balistike në Detin Mesdhe
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vuri në dijeni Presidentin rus Vladimir Putin për zbulimin e lëshimit të dy raketave balistike në Mesdhe.
Mjetet e zbulimit të sistemit rus të paralajmërimit të sulmeve raketore regjistruan lëshimin e dy raketave balistike në ujërat e Detit Mesdhe në orën 06:16 sipas meridianit të Greenwich-it.
Ndërkohë, Ambasada ruse në Damask njoftoi se nuk ka asnjë informacion në lidhje me lëshimin e raketave. Ambasada siriane në Moskë gjithashtu nuk ishte në gjendje të jepte asnjë sqarim lidhur me këtë çështje.
Mjetet e zbulimit të sistemit rus të paralajmërimit të sulmeve me raketa regjistruan lëshimin e dy raketave balistike në Detin Mesdhe, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Zeri i Rusise
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply