Dashi
Edhe pse qielli juaj është i qetë, do t’ju mungojë mbështetja e yjeve, prandaj mbështetuni më shumë në aftësitë e resurset tuaja se sa te fati.
Demi
Është Jupiteri që sot ju sjell stimuj të rinj e që bën të rizgjohet optimizmi juaj. Megjithatë, ju duhet të tregoheni sa më shumë racionalë.
Binjakët
Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje e që mbi kokë keni Mërkurin pozitiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe.
Gaforrja
Pas një periudhe konfuze ka ardhur momenti i përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar, ose për të paraqitur një kërkesë tuajën.
Luani
Të kesh mbi kokë një mori yjesh pozitivë si Marsi, Afërdita e Saturni do thotë të jesh me fat. Kurse planeti i kuq rrit produktivitetin tuaj.
Virgjëresha
Tani me Jupiterin në anën tuaj, është momenti për të marrë revanshin. Megjithatë, është mirë që sfidat të mos i kaloni në planin personal.
Peshorja
Momenti i vështirë duket se ka kaluar, ndërkohë janë një numër planetësh “stabilizues” që do t’ju mbështesin për të dalë nga një gjendje apatie.
Akrepi
Edhe ato pak “re” që turbullonin qiellin tuaj duket se do të davariten dhe bashkë me to edhe mendimet e errëta që ju kishin ngërthyer.
Shigjetari
Pasi një dite intensive ndjeni nevojën për relaks dhe ylli i dashurisë,.Afërdita tashmë është plotësisht “mbi kokën” tuaj , duke stimuluar raportet “delikate” ndërpersonale. Mirë shëndeti.
Bricjapi
Duke pasur parasysh se Marsi, Urani dhe Merkuri, janë në një orbitë harmonike, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Gjërat e bukura do t’ju vijnë pikërisht andej nga s’e prisni.
Ujori
Një pjesë e parë e ditës e turbullt nuk do të zgjasë shumë, prandaj çdo alarmizëm që mund t’ju ngërthejë është krejtësisht i pajustifikueshëm. Hëna “tekanjoze” ju bën shumë tërheqës.
Peshqit
Nuk mjafton të keni ide brilante, pasi ato mbeten vetëm të tilla në rast se nuk dini t’i shpalosni, e për më tepër. t’i mbroni me argumente ato. Mbrëmje interesante në planin sentimental.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply