Një 27-vjeçare është sulmuar nga një person me acid në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur tek fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit nël Tiranë. Shkaku dhe autori i këtij veprimi të rëndë ende nuk është bërë i ditur. E sulmuara është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve nga spitali, viktima e sulmit, Vilma Dule ka marrë djegie e në fytyrë dhe në trup të shkallës së tretë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply