
Ngarkova mbi kurriz një thes me psherëtima
Dhe nisa udhëtimin në brigjet e vetmisë,
Kalova shkretëtirë,gëlltita vetëtima ,
E vetme kisha mbetur, si peng e dashurisë…
U ndesha nëpër vite me dhimbjen e mallkuar,
Pa ditur se ku shkoja,në pritje të qetësisë,
Megjithëse plagët mora, jo shpirtin kurrë s’ma mundën,
Mes ëndrrash të përhumbura,ju luta lumturisë..
Stuhia më ka shtyrë,nuk dija ta ndaloja,
Me erën kam vrapuar,shëtita gjithësisë,
Rrufetë i hasa rrugës,më trembi vetëtima,
Një skllave e pabindur në pritje të qetësisë….
Ngarkova përmbi supe ca vargje që rënkonin,
Nuk munda që ti thurja kurrë lavde tradhëtisë…
Zhgënjyer,por me shpresa dhe zemër të pashuar,
Kam pritur ti shikoja pak dritën ” madhështisë”….
Lediana Kapaj
Marre nga Faceboook
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply