JA, KY ËSHTË SHPIRTI I BOSNJËS”
Një polic qëndronte në krye të dyzimi nëpër përpjetën malore. Kemi mbi tre orë që kemi hyrë në territorin malazez. Polici i bëri të njëjtën shënjë edhe shoferit tonë fjalëpakët, flegmatik dhe shumë të kujdesëshëm, Mirit, sikurse edhe automjeteve para nesh- duhej të kalonim në një tjetër drejtim.
Më vonë morëm vesh se, si pasojë e një flakë vigane që kishte rënë në pyje dhe kish përmbytur në tym tunelin e madh, ja, tani po kalonim në këtë itinerar ku ishin edhe katër tunele të papërfunduar apo të lënë pas dore, me siguri të ndonjë periudhë të kaherëshme. Tanimë rruga kalonte e bukur dhe romantike mes pyjeve dhe një lugine na anën tjetër.
Rruga – e asfaltuar dhe ca e ngushtë.
Një burrë i ri – mbase ndonjë officer i veshur civil, ndonjë komandant pike, me një trup të derdhur dhe i çveshur në mes e lart, majë kalit, I përgjigjet pyetjes sonë se autobuzi e ka thujase të pamundur ta kaptojë këtë rrugë prej 20 km për të dalë në doganën bosnjake.
Pasi shtërngon buzët ndaj pyetjes sonë të drejtpërdrejtë në duhej të ktheheshim mbrapsht, na këshillon se e vetmja mundësi që shikonte ai për të kaptuar me sukses rrugën pyjore dhe malore, ishte të ecnim sa më me ngadalë.
Dhe i dha kalit si veri.
Më pas do ta shihnim duke ngarë një “long rover” , pasi kishte venduar dikund kalin.
Na bëri vetëm me dorë dhe fluturoi përpara, si një zot i vërtetë zone.
Miri ecën me shpejtësinë poshtë 5 km në orë.
Fëmijët e ansamblit të Kamzës “Kaltërsia” shkojnë për në Bosnjë, në qytetin Llukovac, të ftuar nga presidentja e ansamblit folkloric “Sloga” e fshatit Bikoxhe – Llukovac, rreth 15 km larg qytetit të tretë të Republikës Bosnjake, Tuzla – zonja Ajka Semiç. Atje zhvillohet një festival ndërkombëtar folkloric.
Tuzla është shumë e njohur në trevat shqiptare. Gjatë Luftës së Bosnjës, atje kanë luftuar edhe bij të popullit të Kosovës, që nuk duronin dot më shtypjen gjakatare të regjimit të Millosheviçit. Ata u vunë krah popullatës bosnjake, ndaj të cilës trupat e tmerrëshme të Mlladiçit dhe Karahiçit patën ngjethur tër botën e qytetëruar anëmbanë rruzullit me krimet e tyre të lemerisshme, duke shkallmuar me krenari kafshore çfardo ligji lufte.
Si ndodhi që ky shtet i njohur multietnik, aq i bukur dhe I begatë, të përfshihej në një përleshje të llahtarëshme kryesisht mbi motive fetare? Si ndodhi që për katër vite luftë, këtu u vranë 110 mijë njerëz nga t ë cilët, 30 përqind grad he fëmijë, si u larguan 1.8 milion të tjerë, si ngjau që janë përdhunuar 20 mijë deri 50 mijë gra dhe vajza prej ushtarëve dhe paraushtarakëve? Bosnja kishte në vitin 1990, kur do të shpërbehej Jugosllavia, 43 përqind bosnjakë ( myslimanë), 31përqind serbë dhe 17 përqind kroatë. Tre liderët kryesorë, Alia Izetbegoviç, Mate Boban dhe Radovan Karaxhiç u mblodhën në një takim, në Lizbonë me 18 mars 1992 dhe nënshkruan një marrëveshtje paqësore me njëritjerin, të cilën e thyen për pak. Sebepi u gjet – një vrasje në një dasëm , siç ishte sebepi i Luftës së Parë Boterore – vrasja e Franc Ferdinantit. Të dyja vrasjet – në të bukurën Sarajevë.
Lideri sërb i shpallur kriminel lufte Radovan Karaxhiç do të deklaronte më 13 tetor 1991 : “ Për dy ditë bie Sarajeva duke lënë 500 mijë të vdekur dhe brënda një muaji, nuk ka më këmbë myslimani në Bosnjë Hercegovinë”
Pas kësaj delkarate fashiste , çfar nuk pritën të bënin ushtarakët dhe paraushtarakët e komanduar nga gjenerali Ratko Mlladiç dhe të mbështetur fuqimisht fshehurazi por edhe me aeroplanë prej ushtresë së organizuar të Beogradit të komanduar nga krimineli tjetër, Millosheviç.
Nga kronikat kujtojmë të kemi lexuar se “Kur hyri Arkani me të tijët në Bjelin, më 4 prill 1992, kanë mbytur fëmijë shqiptarë, ka grirë në makinë në betoniere një dhe ka pjekur në hell të gjallë një tjetër.”
Sipas një raporti të CIA s, 90 përqind e krimeve të luftës në Bosnjë, janë kryer nga luftëtarët serbë.
E tër kjo tanimë i përket së shkuarës. Sot shteti Bosnjak përgatitet të hyjë në BE. Më vonë do të mësonim se Bosnja ka industri të rëndë, se, psh atje janë aplikuar skema sh interesnate të privatizimeve sikurse ajo e sodës kaustike. I është shitur një firme turke për gjysëm euroje por…me një document të firmosur, sipas të cilit, pronarët e rinj turq duhej të investonin kaq…euro vitin e parë dhe …kaq të tjera vitin e dytë dhe, të punësonin me sigurarcion e të gjitha regullat …punëtorë.
Tanimë palët që dikur luftonin, e kanë mëndjen te puna dhe te jeta e përditëshme.
Përsëri zëri burrëror dhe i shqetësuar nga Llukovac. Është shoqëruesi që do të jetë me ne, përkthyeis i anglishtes, Mensuri. Rruga pyjore malore nuk është e shënuar në hartën tonë dhe ne I japim informacionin e mundëshëm, pa mundur ta kënaqim ende pyetjen e tij.
Befas një veturë na ka prerë rrugën në mënyrë thuajse demonstrative.
Shoferi i saj quhej Sulejman, ishte inxhinjer. Ai na paralajmëron që duhet të kthehemi. Se është e pamundur të kaptojmë me autobuz nëpër që të gjithë 11 kilometrat e kësaj rruge të paasfaltuar dhe të ngushtë. Se ai e bën këtë rrugë qënga Bosnja përherë dhe se ja, tani, andej po kthehej
Sulejmani merr pësripër të na marrë tok me Mirin për të parë se çfar rruge na prêt përpara, ndërsa autobuzi është parkuar në një “zabel”.
Mirian Pasha , është shofer me përvojë. Është në mëdyshje të madhe. Sulejmani na propozon të na shoqërojë në rrugën e kthimit, që don të thotë dy orë të tjera pas, në vënd të vetëm 20 kilometrove për të mbërritur në kufiri bosnjak. Me siguri që edhe ai nuk e din që rruga e zakonëshme për Bosnjë është bllokuar ka dy a tri ditë.
Më së fundi vendosim të vazhdojmë. Inxhinjeri bosnjak na uron me vëmëndje “Allah Amanet” dhe ne ndahemi me të duke e falënderuar shumë.
Është një rast I rrallë që një i panjohur humb kaq kohë, karburant, përkushtim për disa të panjohur të një nacionaliteti tjetër që me siguri që nuk ka për t’I takuar më ndonjëherë. Ky përbën kontaktin e parë me shprtin bosnjak.
Përball nesh një tjetër veturë. Shoferi na përgjigjet se rrugëtimi ynë si përmbi vezë do të përfundojë për një kilometër. Mbasandaj janë 6 km të tjera në asfalt.
Por, ky kishte qënë kilometri fatal.
Autobuzi ngeci. Shoferi me dhëmbje shikon të jetë dëmtuar pak pjesa e parë e autobuzit. Pjesa e mbrapme thuajse është rrafsh me gurët e fortë të rrugës malore që zbret teposhte.
Pas pak, para dhe pas nesh, vërejmë të alarmuar që të jenë grumbulluar disa vetura dhe pasagjerë nga gjithfarë komunitetesh. Kemi bllokuar rrugën. Që të gjithë vihen të na ndihmojmë për ta shtyrë. Krah meje është një vajzë shumë e dobët që shtyn me sa ka shpirti. Ajo është një italiane që ka qënë një vit në Shqipëri, në zyrën e “Kooperacionit Italian”. Më vonë ajo na propozon të bëjmë një liste për të justifikuar shoferin tonë që është vërtetë “ meamilioze” dhe që nuk I duhet vënë asgjë në ngarkim nga firma.
Ka dy orë e ca të bllokuar. Që të gjithë guiduesit e asaj luzme automjetesh që na ndihmojnë të shtyjmë, japin mendiet e tyre se si të veprojmë. Gurë, rrëmime, të shtyra…më së fundi, Miri e “nxjerr gomarin nga balta vetë”. Autobuzi del në
linjë, por është dëmtuar ca edhe pjesa e fundit. Të gjithë duartrokasin Mirin dhe kontributin e përbashkët të këtyre të pajohurve. Fëmijët i kemi nisur në këmbë përpara e vazhdojnë të kenaqen me lulet dhe natyrën. Nëse Miri nuk do ta nxirrte autobuzin por do të mbetej atje, ne do të na mbeste vetëm varianti I fundit. Të njoftonim për një autobuz tjetër…
Zërit burrëror dhe të shqetësuar nga Llukovac i tregojmë se po ecim tanimë. Ai don të dijë pikën se ku dalim nga kjo rrugë që nuk figuronte në hartën tonë.
Para afrimit te dogana, një burr i bëshëm na bën me dorë dhe rend drejt nesh qënga oborri I shtëpisë buzë rrugës, ku po shijon muzgun. Është shumë I çuditur dhe I gëzuar. Na fton n për një kafe. Ne sigurisht që e refuzojmë me mirsjellje. Është trupmadh; mbase bosnjak ose malazez; është i habitur të shikojë këndej një autobuz, madje me targa të huaja.
Policët e doganës malazeze na përshëndetin dhe kryejnë veprimet në mënyrën më të përshpejtuar. As që bëhet fjalë për bakshish. Edhe policët e doganës bosnjake po ashtu; ata janë që të gjithë serbë dhe i përkasin “Sërpska republika” të Bosnjës.
Është muzg dhe na duhet të bëjmë edhe rreth 300 km të tjera me Mirin e kujdeshsëm që rrallë I kalon 70 km në orë.
Fëmijët e Kaltërsisë – artistë të mrekulleushëm me president mikun tonë Et’hem Gega dhe koreograf, të mirënjohurin e talentuar Avni Ndreu, flenë apo përtypen në autobuz që ecën e ecën papushim.
Një zë në gjuhën shqipe në telefon ndërsa ngado ka rënë errësira. Është një grua që sakën se na e tregon emrin. Telefonin duhet t’ia ketë dhënë Mensuri .Ajo na thotë se po na presin në qëndërën e kulturës, se po kërcejnë e vallëzojnë për nderin e ardhjes së ansamblit shqiptar dhe, plot krenari, na tregon se do të flejmë në shtëpinë e saj. Se kë pyet se si i thonë “shqiptarçe”, që shoqërohet me të qeshurat e mia, kur ia korigjoj nga autobuzi
Mensuri sërish.
Është ora një e gjysëm e natës, kur…pasi kemi kaluar Tuzlën…një veturë na bën me shënja .
Duhet ndalur. E kishte me ne. Jojo, nuk qe maqinë policie. Janë pikërisht gruaja që na ka folur në telefon, Samia Begiç ( Sahitolli) me të shoqin, Mustafanë.
Vetura kthehet dhe fluturon para nesh ndërsa Mustafai me Samien na tregojnë rrugën plot kthesa për në Bikoxhe.
Në veturë ndodhet dhëndërri I zonjës Ajka, një qejflli I krisur I folkut, një vigan dhe bznesmen I njohur në Gjermani, ku edhe banon familiarisht. Quhet Arif Bekirovski dhe marrim vesh se ai ka përballuar tërë shumën marramendëse të shpenzimeve materiale për këtë festival…
Dhe …ja shtangia e fundit nga Bosnja e asaj nate.
Le ta shprehim …siç ua thamë atyre në skenën e festivalit:
“ Në asnjë vënd të Evropës, as edhe në Turqinë kampione, nuk kemi parë kësi mikpritjejespektakolare . Nuk e kemi fjalën as te zëri i ngrohtë që na shoqëronte papushim në celuar; as edhe te “kafja” me lëgje frutash e as edhe te darka përplot me të gjitha të mirat e guzhinës orietale fillpas, port e diçka tjetër. Në orën 02.30 ne pamë të na prisnin jo një e dy organizatorë, por mbi 70 njerëz, përfshirë edhe fëmijë 7 vjeçarë, fytyrat e të cilëve ndrinin si në një natë bajrami”.
Në orën 4 të mëngjesit u stabilizuam , një pjesë në një vilë dhe , disa të tjerët, te gruaja bijë në Ferizaj e cila, sakën se na la për të fjetur, pa pirë edhe kafenë e shtëpisë, ku ushtronte turizmin privat.
Që të trija netët , si roja jeniçere, rrinin te dera vilës në kolltuqet duke bërë muhabet a mbase edhe duke u kotur nga pak, por me këpucët veshur Mensur Haliloviç ( 34) dhe Galibi Tufekçiç ( rreth 50). Galibi që nuk flet asnjë gjuhë të huaj – por që u përlot si fëmijë kur do të ndaheshim – ka qënë 4 vjet një luftë , komandant; Mensuri I ri – adjutant I një gjenerali, Halil Berzina sot 68 vjeçarë. Kanë qënë që të dy në Brig.7 myslimane
Mensuri mbante në portofol adresat e luftëtarëve të dikurshëm kosovarë Lulzim Hasani, Afrim Latifi , Mustafa Kryeziu, Valon Hoxha, Musa Hasa me të cilët kish qënë në një brigadë, kur ai sa kish mbushur 25 tat.
Ansambli tjetër I huaj, nga Turqia, nuk kishte ardhur dhe kjo gjë I kishte mërzitur shumë organizatorët. Ishin rreth tetë ansamble vëndase. Vallet e e tyre janë të bukura, të përpunuara me kujdes. Shquajnë sidomos grupi mikpritës i Ajksë I cili kishte valltarë të të gjitha moshave dhe ku ajo vetë shkëlqente me trupin e derdhur dhe bukurinë e pashoqe , si edhe ansambli I mikut tonë të facebook Hazim Osmanoviç – spikerimprovizant I mrekulleushëm, që , edhe ai, kishte luftuar pandërprerë për katër vite. Valltarët e tij qenë veshur me costume të zeza kuptimplote.
Mirëpo me të parin ansambël që ka ardhur ndonjëherë në Bosnjë – “Kaltërsia” puna ndryshon krejt. Kostumet e mrekulleushme, valltarët dinamikë dhe të qeshur dhe valet me koreografinë emrekullueshme të Avni Ndreut mbi bazën e motiveve të thukëta kombëtare, janë të parara për të gjithë që duartrokasin papushim e papushim.
Elegance e Altinit – kryemikut tim që rri natë e ditë mbi libra dhe mbi kompiutër e që ka veshur një bluzë me dizenjon e flamurit tonë , Sidorela Sumaj, Kadife Gjyla , Lorena Uka, Xhejsi Lika, Daniela Tafa , etj janë që të gjithë 15 – 17 vjeçarë që të bëjnë me krahë kur shikon se si shpalosin kaq larg Tiranës, Kamzës e familjeve të tyre, krenarinë tonë kombëtare – nga të paktat që na kanë mbetur – vallet tona folklorike. Edhe kolopuçët gazmorë dhe kaq virtuozë Erion Vatnikaj e Akil Kotarja janë pjesë e kësaj koraleje ngjyra ngjyra dhe hapelehtë të “Kaltërsisë” së Et’hemit, që ka kapërcyer duart mjeshtërore të koreografit dibran.
Thuajse që të gjithë burrat kishin qënë në luftë dhe asnjëri nuk e donte luftën. Pyetëm disa prej tyre dhe , sikur ta kishin bërë me fjalë, që të gjithë iu përgjigjën pyetjes standart se, dita më e ligësht për ta në luftë kish qënë dita e parë dhe, më e bukura, dita e fundit. Burri i Ajkës së bukurishte vrarë në moshën 41 vjeçare vetëm dhjetë metra nga burri I shqiptares sonë bujare , Mustafait studioz, mentar, që nuk e shtinte në gojë rakinë, verën e birrën por nuk shkonte asfare në xhami.
Në shtëpinë e Ajkës duhej shkuar patjetër. Ja ku ishte, ca metro larg qëndrës së kulturës, ku ishte dhe çezmja e zbukuruar me fytyrat e shehitëve të rënë nga ky fshat, pra, dhe burrit të saj – të gjithë përmbi një sureje kuranore në gjuhën bosnjake.
Sipas zakonit mysliman duhen hequr këpucët te dera. Ajka na puth në dy faqet. Ndonjë grua nuk na e jep as dorën. Gratë nuk ulen në një tavolinë me burra, sipas rregullit, të cilin nuk e pyet Ajka apo gra të tjera të emancipuara.
Sipas mentalitetit mysliman, duhen shkëmbyer dhurata dhe ne nuk jemi të përgatitur. Thuajse të gjithë, si ne. Jemi në tribunën e shfaqeve. Na nxjerr nga sikleti një libër I botuar nga shtëpia botuese e Tiranës “ADA” – është I tëri vetëm në anglisht dhe në tetë gjuhë të tjera të huaja, poezi të autorit, të përkthyer nga poetë të njohur të botës së ditëve të sotme – “Hanibal Ante Portas”. Deshëm t’ia dhuronim organizatores në shtëpinë e saj, por ajo këmbënguli këtë tribunë. Dhe…si kudërpërgjije e librit (qitabit), ajo na dhuron para duartrokitësve tanë bosnjakë, një tabllo të punuar në mënyrë të mahnitëshme ; ne ia lëmë për kujtim presidentit pasionant të “Kaltërsisë”.
Duhet vizituar Tuzla. Është shumë vapë. Arif Bekirovski nxjerr kuletën papushim për lëngje , për akullore, për kafe…për të hyrë në një pikë ku ishte një liqen I kripur dhe, më tej, një obelisk I trishtuar.
61 veta ishin vrarë brënda një çasti në Tuzla nga një bombë a granadë e hedhur brënda qytetit. Nuk janë vetëm myslimanë. Janë që të gjithë qytetarë të pafajshëm viktima të kriminelëve që vrisnin civilë . Bekirovski këndon një “duha” për këta vaiktima dhe, para se të fillojë, na fton të vëmë duart përpara me pëllëmbët nga vetja, ani se nuk dijnë të falen asnjëri.
Në qëndër të qytetit shikojmë vëndin ku ka ndodhur masakra, rreth 100 km më tej asaj të Srebenicës kur për tre ditë janë vrarë 8600 frymë të pafajëshëm, qytetarë të zakonëshëm…
Jemi ndalur para obeliskut dhe më sillet në mëndje duke m’u rëqethur mishtë një shkrim botuar në kohën e gjyqeve të Hagës. S R E B E N I C A….
“Armiku që merr frymë është padurueshëm. Qëndrimi i tij i përkohshëm në enklavë duhet të bëhet i pamundur. Ai duhet të largohen që andej në mënyrë masive , sa më shpejt e më mirë, I bindur që atje e ka të pamundur të mbijetojë”, thoshte direktiva që u citua dhe u lexua para gjyqittë Hagës…Trupat serbobosnjake , të ndihmuar nga oficerë të policisë të rreshtuar me ushtrinë si edhe paramilitarë të ardhur nga Sërbia, e pushtuan enklavën me 11 qershor.
“Ata ishin duke pritur forcat myslimane për të na bërë rezistencë…askush nuk e priste që të binin kaq shpejt”, tha Nikoliq, duke shtuar se, në vënd të rezitencës, enklava gëlonte nga civilët që ia mbathnin nga sytë këmbët në panik, në kaos të plotë, shumica prej tyre, përdrejt Potokarit, ku shpresonin të gjenin mbrojtjen e sigurinë e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.
Të nesërmen, herët, në takimin e mëngjesit të shtatmadhorisë së Brigadës së Bratunacit, gjenerali Radko Mlladic, parashtroi planin e tij për të mbytur të burgosurit , sipas dëshmisë.
Nikolici tha se e kish mësuar këtë urdhër pothuajse në të njëjtën kohë – nga dy eprorë të tij të sapodalë nga mbledhja. Njëri prej tyre, koloneli Vujadin Popoviq,I tha atij që “ gratë dhe fëmijët duhet të nisen për në Kladanj, kurse burrat – të ndahen vecmas dhe të rrasen në burg përkohësisht”.
“Kur e pyeta atë se cfar do të bëhej me ata, ai mu përgjigj se, të gjith “balijat”duhen vrarë” – tha ai. “Balija” është emërtim përcmues për myslimanët. “Më tha se detyra ime tani ishte që të koordinoja forcat e ndryshme që do të vepronin për zbatimin e urdhërit “.
Nikoliq përshkroi një takim me Mlladiqin më 13 qershor, ndërsa I drejtohej disa qindra myslimanëve që kishin qenë të rrethuar në “Konjevic Polje”. “Gjenerali u tha myslimanëve që të mos kishin dert, pasi do të trasportoheshin në mënyrë të organizuar. Fillpas, kur u përshëndeta me Mlladiqin, e pyeta se cfar do të bëhej me burrat. Ai m’u përgjigj, duke ma bërë me shenjë”, dëshmoi oficeri, duke përsëritur para gjyqit shënjën e Mlladiqit – lëvizja e dorës nga e majta në të djathtë, me pëllëmbën poshtë.
Kur prokurori Peter McCloskey e pyeti të pandehurin se “Çfar mendove se do të bëhej me të burgosurit?”, Nikolic u përgjigj: “Nuk kisha c’mendoja. Unë e dija.”
Në të njëjtën ditë , erdhën urdhërat që ekzekutimet nuk duheshin bërë në Bratunac, por pranë Zvornikut, diku 40 km. Më në veri
“Urdhëri ishte që të ekzekutoheshin të burgosurit në Zvërnik. Unë e konfirmova saktësinë e urdhërit. Vinte nga Mlladiqi, kreu i ushtrisë”, deklaroi Obrenoviq.
Në natën e 13 korrikut, qyteti I vogël I Bratunacit ishte I tensionuar, spiegon oficeri tjetër I dalë para Gjyqit të Hagës. Ishin rreth 3500 – 4000 të burgosur të rrasur dëng në shkolla, depo, autobuzë e vagona . të tjerë nuk pushonin së ardhuri. Ushtarë, oficerë policie dhe vullnetarë lokalë të armatosur ishin mobilizuar që të gjithë për të ruajtur atë masë fatkëqinjsh. Si qe errësuar krejt, deponoi Nikoliq, rreth 100 të burgosurit e parë u shkoqën prej autobuzëve e nga një hangar, dhe u vranë…”
Arifi më heq nga mendimet duke përkthyer përmbajtjen e vargjeve të një poeti bosnjak Mak Dizdar, gdhendur poshtë emrave të viktimave të vrarë me bomba në mes të qytetit:
Ne nuk jetojmë për të vdekur
Ne nuk vdesim për te jetuar
Por po vdesim për jeën.
Lavdi poetëve, lavdi vëllezër dhe motra, që po ju nëpërkëmbin ngado në vëndin tim!
Dielli po nxehë shumë.Një shqiptar na takon të vëndi ku po hamë akullore. Tregon se ka 60 vjet në Bosnjë dhe se ka dëshirë të na japë një drekë, ja, ja se ku e kishte “restoranin”.Bëhemi gati t’I japim ndonjë dhuratë që na ka mbetur në çantë por, sapo jemi ulur dhe po marrim porosinë ai…humbi fare. “Bill”in , faturën e tridhjetë vetëve që na ftoi ai albanezi ynë, zoti I lokalit, e pagoi sërish portofoli i Arifit, që kishte edhe një rremb romësh në genet e tija. Ne na mbeti në dorë shurata – një stilolaps me shqiponjë . I zoti i lokalit asqë u pa më…
Sërish koncert, I fundit. Ne na kanë lënë për ta mbyllur. Koha jonë shtë e pakufizuar. Duartrokitjet frenetike dhe papushim, si të ishin vetë prindërit e fëmijëve të Kamzës .
Në skenë ngjiten drejtuesit e ansambil dhe flasin nga thelësitë e shpirtit. Përkthejmë me të njëjat tone dhe Hazim Osmanoviç të njëjtat tone I kthen në gjuhën bosnjake. E tër salla ëshë e ndezur në flakë nga këta njerëz të mirë.
“Oh, po ne kemi njëqind vjet që po ju presim….sa I lumtur jam sot që shikoj vetëm e vetëm fytyra të lumtura “ – buçet në mikrofon përkthyesi ynë Mensuri.
“Ja, ky është shpirti I vërtetë I Bosnjës” – mërmërin në veshin tim miku im I facebookut, Hazim Osmanoviç.
RIZA LAHI
NIKO MIHALI, kryetar I seksionit shqiptar të CIOFF
Per”Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply