Në vijim të informacionit të dhënë me datë 12.09.2012, ku rreth orës 09.30, në fshatin “Vuksanaj”, Komuna Shalë, Dukagjin, pikërisht në një rrugë të këtij fshati, pak metra larg automjetit të tij, tip Land Rover, është vrarë më armë zjarri automatik shtetasi Marash Tonaj, 49 vjeç, banues në fshatin Grud e Re Komuna Rrethina Shkodër.
Me të marrë këtë informacion nga ana Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër është organizuar puna dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për kryerjen e hetimeve në vendngjarje.
Si rezultat i një punë të mirëfilltë hetimore, të kryer me metoda speciale nga strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, me datë 13.09.2012, gjatë orëve të paradites, është bërë e mundur zbradhja, zbulimi dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes dhe arrestimi i autores së krimit shtetases Lena Guri (Pjollaj), 33 vjeçe, banuese në fshatin “Vuksanaj”, Komuna Shalë, Dukagjin.
Gjithashtu nga forcat policore, u bë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi në cilësinë e provës materile e armës së krimit, armë zjarri automatik, model 56, armë të cilën autorja e kishte fshehur një zonë të pyllëzuar.
Nga hetimet e kryera mësohet që vrasja të ketë ndodhur për motive gjakmarrje, pasi me datë 12.07.2003, shtetasi Nik Pal Tonaj (vëllai i viktimës), ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Nik dhe Lule Pjollaj, prindërit e autores së dyshuar të vrasjes së shtetasit Marash Tonaj.
Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetases Lena Guri (Pjolli), do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale « Vrasje me dashje » dhe « Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake »
Información paraprak:
Sot me datë 14.09.2012, në orën 05.30, është marrë njoftim, se në fshatin « Bardhaj » Komuna Rrethina rrethi Shkoder, nga persona ende të paidentifikuar, është hedhur lëndë plasese, pranw e një lokali privat, në pronësi të shtetasit S. Ndreu, banues në këtë fshat.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mberritur shërbimet policore sëbashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore, u konstatua se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e dyerve dhe të dritareve të lokalit, dëmtime në njerëz nuk ka.
Aktualisht nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, po punohet, në disa pista hetimi, për zbardhjen e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve
DREJTORIA E POLICISË QARKU SHKODËR
Per”Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply