Fshati Kryezi i Pukës gjendet në verilindje të Fushë.Arrëzit, rreth 6 km. larg tij, përbri burimeve të Fanit të Madh. Burinet e Fanit të Madh zbresin përmes katër përrenjëve krysorë: Përroni Ndërmjec, i Bens, i Oroshit e i Lajthizs. Fshati përbëhet nga tri lugina të thella dhe pjellore, aq sa dikur quhej Kosova e Vogël. Në lindje të fshatit lartësohet Kodra e Madhe, që vazhdon nga Qafa Bens deri tek Ura Bardhetit. Nga verilindja shtrihet Kunorë Dardha, që vazhdon në drejtim të lindjes, duke u lidhur me Majën e Malit e Kodrën e Madhe, për mes Lak Hithit e Qafë Bens.
Kunorë Dardha vazhdon nga veriu, duke u lidhur Iidhur Qafë Ballshin dhe, në vazhdim, përmes Qafë Plaks, lidhet me malin e Krrabit. Nga jugperendimi e mbyll Kodër Nushaj. Fshati Kryezi është një fshat i banuar që në kohë të hershme. Po kështu, në faqën jugore të Kodrës së Madhe, në krye të lagjes Mejdan fillojnë shenjat e një muri të vjetër që duket ka ka shërbyer si tarra¬cim i kodrës dhe i rrëkeve, që gërryejnë vendin. Kryeziu, deri nga me¬si I shek. XVII,është quajtur Bardhet dhe, sipas Frang Bardhit, ky fshat ishte një nga më të mëdhenjtë e asaj kohe në krahinën e Pu¬kës dhe në luftë të përhershme me turqit. Nga këto luftra detyrohe¬shin të largoheshin, herë pas here banorët e këtij fshati e vendin e disa fiseve e zinin fise të tjera. Sipas gojëdhënave, fshati ka marrë emrin Kryezi nga fakti se sipër fshatit, në krye të tij, ishte një pyll i dendur e i zi pishash. Një gojëdhënë tjetër thotë, se fshati e ka marrë emrin nga kryezezët e Mirditës, të cilët janë vendosur këtu në shekullin XVII-XVIII. Sot ky fis nuk ekziston në këtë fshat.
Nga mesi i shekullit XVII, në Kryezi vijnë nga Iballja, nga dera e zotrinjve një burrë dhe një grua. Dalngadalë ata u shumuan dhe u forcuan aq shumë, sa u bënë pronarë të mëdhenj, duke e shpallur pronë të tyre vendin që nga Ura Bardhetit, Qafë Mali, Qarë Bena, lak Hithi, Kunorë Dardha, Qafë Ballshi, Fushë Mrijaj e Kodër Nushaj. Tani, kushdo që të vinte, do të bëhej “çepçi”, bujk i përkohshëm në tokat e zotërinjve, të cilëve u paguanin rreth një të tretën e prodhimeve bujqësore. Çepçitë filluan të vijnë nga krahina të ndryshme, për vështirësi jetese ose për t’u lar guar për arsye gjaqes. Herë-herë zotërinjtë binin në përleshje me çipçit, sepsee ata nuk e duronin shtypjen dhe dhunimin. Kështu, në mes të zotërnjve Aliajve shpërtheu grindja. Në shekullin XIX zotërinjtë u fuqizun edhe më shumë. Ata bënë përpjekje për të sunduar mbi dy¬ert e agallarëve të Pukës dhe të Iballes.
Grindjet e zotërinjve të Krye¬ziut me sundimtarët turq kanë qenë të vazhdueshme. Këto grindje bë¬heshin, kryesisht, për të vendosur sundimin në Pukë. Përpjekjet e sundim¬tarëve turq për t’ua nënshtruar interesave të tyre zotërinjtë e Kryeziut nuk dhanë rezultat. Kështu, Bajram Loku, nga fillimi i shekullit XIX, ndërmori një ekspeditë ndëshkimore në zonën e Iballeses dhe të Krye¬ziut. Por, në Kryezi, populli i bëri pritë dhe e vrau atë. Forcat bashibozuke u shpërndanë, pa arritur ndonjë përfundim, pas vrasjes së kajmekamit të tyre, i cili, për krenari të kryezezëve, edhe, sot e kësaj dite, e ka varrin në Kryezi, afër Urës Arifajve.
Në vitin 1911 malëso¬rët e Kryeziut u bashkuan me Bajram Deklanin dhe luftuan rreth tre muaj kundër turqve, duke e bërë rrugën Shkodër•Prizren të pakalue¬shme tek Ura Bardhetit.
Në vitin 1912 kryezezët i shkuan në ndihmë Shkodrës, që luftonte kundër ushtrive serbo-malazeze.
Gjatë regjimit antipopullor të Zogut, Kryeziu ishte vatër për komitë mali, që ndiqe¬shin nga xhandarmëria. Ishin të pakta ato familje, që nuk strehonin të arratisurit, që ishin në male, për t’u shpëtuar ndjekjeve të regjimit zogist.
Gjatë Luftës NÇL, Brigada XXII S. qëndroi dy javë rresht në këtë fshat, ku gjeti strehim, ushqime, partizanë të rinj dhe prijës ka-rrierë të zot, që i siguronin lidhje me Brigadën VI e XVI II S: Nga data 4-5 nëntor 1944, u zhvilluan luftime të ashpra me forcat gjermane, të cilat bënë përpjekje për të hyrë në fshat. Nga fshati u vra Dodë Marku, i cili u kacafyt me gjermanët, sepse bëri përpjekje për të çliru-ar një partizan të sëmurë.
Çlirimi slli ditë të bardha për Kryeziun. Populli patriot i këtij fsha-ti, sikur gjithë populli i krahinës së Pukës, hoqi qafe, njëherë e përgjith¬monë, zgjedhën e urryer të pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit. Ngjar¬je e rëndësishme për banorët e këtij fshati, qe rindërtimi i stabilimentit të sharrave. Në vitin 1946, u rihap edhe shkolla e fshatit me dy fuqi mësimore. Më 1960, u hap shkolla 8-vjeçare e më 1964 u ndërtua loka¬li i ri shkollor. Nga 30 nxënës, që kishte 40 vjet më parë, sot vazh¬dojnë mësimet 320 nxënës.
Ngritja e kooperativës bujqësore ka qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e këtij fshati. Nëse në të ka¬luarën e hidhur u bënë më se njëqind vrasje në mes të familjeve, tani ato rrojnë të bashkuara e të lumtura në fshatin e ri socialist. Në vitin 1969 u ndërtua furra e parë e bukës, më 1970 mensa e një çerdhe. Sot në këtë fshat, sektori Kryezi ka 1 furrë buke, 1 shkollë të ciklit të ulët e një 8-vjeçare, 3 çerdhe. Këtu shërbejnë 19 mësues, 4 mami, etj. Ve-tëm gjatë viteve 1967-1973 janë hapur 24 hektarë toka të reja. Po kështu,në 1970-71, u ndërtua një stabiliment sharre për nevojat e kooperati¬vës. Në vitin 1970 u krijua kooperativa e bashkuar Tuç-Lumbardh-Qafë Mali dhe Kryezi. Bashkimi i ri solli suksestl të reja. Tani janë arritur rezultate të dukshme, sidomos në prodhimin e dritbërave të bukës. Më 1970 prodhimi i drithërave të bukës arriti në 2022 kuintalë, më 1973 në 3894 kv.
Populli patriot i Kryeziut, ashtu si mbarë populli i rrethit të
Pukës, nën udhëheqjen e organizatës-bazë të Partisë, i është përveshur pu¬nës me entuziazëm, për të vënë në jetë detyrat historike të Kongresit VII të Partisë.
Në pikëpamje gjuhësore, toponomastika e fshatil Kryezi të rrethit të Pukës, paraqet interes shkencor. Nga një studim, që u kemi bërë to¬ponimeve të kësaj zone, rezultojnë një tog fenomenesh gjuhësore, të cilat, në formë shumë të ngjeshur, po i paraqes këtu, sipas fushave të dijes.
Në fonetikë, përsa i takon vokalizmit, janë për t’u shënuar ndërri¬met: e në ë: Prroni Fërcojt; o në e: Suka Kaprejve; o në u; Brraka Bu¬shtrajs. Grupi apo togu zanor ie tkurret ose mblidhet në i: Guri Dillit.
Në konsonantizëm, bie në sy velarizimi i qellzores q e gj: Rruga Kerrit, Livadhi Lkenit; Roga Reps Gat.
Grupe bashkëtingëlloresh asimi¬lohen: fsh -nësh: Ara e Rrashit; pl në pj: Kodra Qafpjaks; ngj në gj: Rrasa Kigjave; ts në c: Prroni Ndërmjec.
Nga fenomenet fonetike, shë¬nojmë shurdhimin e bashkëtingëllorevet: Krepi Vjetells, Hamlla Birave Vjetells; rënie: Kroni Lugat Love, Kodra Qavils, Podi Breshts, Hija e Bresht Zezë.
Në fushën e fjalëformimit, në toponiminë e sotme të Kryeziut, dë¬gjohen parashtesat e poshtëshënuara: -aj: Kroni Bungajs, Brraka Bush¬trrajs, Rruga Trungajs Ferrave; -ak: Ara Rrotullakit Memës; – an: Brra¬ka Hurdhans; -isht: Kroni Ahishts, Kroni Pepishts, Podi Laknishts; -sh: Kroni Livadhit Bllshit; -th: Krepi Blithit, Roga Kujthave; -ush:
Lami Lavers Markushit; -z: Kodra Groshz, Livadhi Lejthizs.
Në fushën e morfologjisë, në lidhje me gjininë, ka raste kalimi nga njëra gjini te tjetra, si, b. f. ndërrimi i femërores në mashkullore: Kroni Sutit, anasjelltas, mashkullore në femërore: Podi Dom Fans, Rruga te Kryja.
Përsa i përket shquarsisë, emrat, që në trajtën e pashquar, mbaroj¬në me grykoret -k -g -h, kur shquhen, marrin nyjen e mbrapme -i: Jazi Zhurrakit, Mrizi Konakit Ahit, Ara Bregit, Hamalla Mas Logi, Rruga Shtegit Jakajt. Në ndonjë rast femërorja e shumësit lë shquar del pa -a: Kroni Arve Tej,
Përgjithsisht nyja e përparme nuk dëgjohet:
– a/ Në togjet emër + mbiemër: Krep i Gat, Krepi Keq, Krepi Madh; Krepi Vogël, Krepi Larm, Kodra Madhe, Kodra Bardh, Livadhi Keq; Boka Bardh, Boka Zez, Ara Hershme, Ara Madhe, Ara Poshtme, Hija Keqe, Rrasa Lagt.
– b/ Në togjet emër + emër në gjinore: Ara Mesdrass, Gryka Musta¬kit, Rruga IbalIes, Kodra Bajrakit, Ara Tumlakit, Brraka Murtajs; Kroni Nenes, etj.
– c/ Në togjet emër + emër në gjinore + emër në gjinore: Lami La¬vrës Markushit, Kroni Zallit Ahit, Podi Konakit Kigjave, Hija Leqe¬ve, Love, Hija Gurit Mejdanit, Krepi Kutit Fmive, etj.
– e/ Në togjet me katër emra, si te formula: emër + emër I + emër II + plus emër II: Kroni Brraks Qafs Dashit, Kodra Krygjs Met Alis.
Në sistemin e rasave është për t’u përmendur përdorimi i vendores arkaike: Murrana n’Fusht.
Toponimet e Kryeziut janë njëgjymtyrëshe, dygjymtyrëshe, tri-gjymtyrëshe.
– a/ Me një gjymtyrë: Rrapi, Kabashi, Shaljani, Çupi, etj.
– b/ Me dy gjymtyrë: Boka Muratajve, Hija Nushajve, Rruga Mrija¬jve, etj.
-c/ Me tri gjymtyrë: Rslla Kurt Ukut, Jazi Gec Palit; Kroni Mark Ndrecs, etj.
– e/ Me katër gjymtyrë: Podi Lakit Farks Poshter, Podi Lakit Farks Epër, etj,
Toponimet e Kryeziut pasqyrojnë fise, njerëz, kafshë, bimë, ujëra; sende, konfiguracione, etj.
– al Fise: Oroshi, Mirija, Gegaj, Berishaj, Gojani, Kaçinari, Mehajt, Dushmant, Cacet, Çevani, Doçt, Cent, etj.
– b/ Njerëz: Podet e Gjergj Palushit, Podi Dom Frans, Boka Gec Pala¬gjive, Ara e Dod Peps, Ara Nu Deds, Ara Pjetër Lleshit, Ara Par .Mar¬bibs, Lami, Frrok Gjinit, Shullani Tafil Uks, Shpati Marloks, Kroni Pje¬tër Lleshit, Kroni Mar Dushmanit, etj.
– e/ Kafshë: Hija Kualve, Gryka Kulshedrës, Guri Dhelpens, Guri Kalit, Guri Edhave, Pusi Deleve, Rrasa Kigjave, Shullani Blets, Suka Kaprejve, Pusi Ukshets, Shpella Dhelpens, Shpella Gjarpijve, Shpella Ujqve, Krepi Blets, Krepi Leprit, Krepi Vjetlls, Kodra Kampuls, Kodra Kamsuts, Prron i Buçit, Kroni Pulave, Kroni Gaforrës, Kroni Sutit, Kroni Gjarpnijve, Brraka Bolls, Brraka Magarit, Brraka Pelave.
– e/ Bimë: Podet e Qarrit, Podi Lisit, Livadhi Manaferrave, Podi Firve, Ara Grezdeve, Hija Helmit, Gryka Thanave, Hamalla Pirs, Shullani Fir, ShulIani Murrizave, Rraza Lajthijave, Rruga Bagtive, Jazi Arra¬ve, Mullini Luleve, Roga Hudrave, Roga Breut, Krepat e Blithit, Ko¬dra DlIijave, Kodra Laknave, Kodra Hals, Kodra Groshëz, Kodra Ahishts, Kodra Ferrs, Kodra Cungut, Kodra KalIis, Prrani Ahishts, Kroni Vidhit; Kroni Qarrit; Kroni Pepishts, Kroni Laknishts, Brraka Pepishts, Brraka Bushtrrajs, Kodra Thana, etj.
– d/ Ujëra: Prroni i Fanit, Prroni Rrahit, Prroni Kronit Hyss, Prroni
Kllaçkës, Prroni lumit të Mahalls, Prroni Bens, Prroni Prrezit, Prron i Qaf Pjaks, Prroni Nermjec; Kroni Kishs, KronI Likajs, Kroni i Gurit; Kroni Hijes, Kroni Jazit, Kroni Kçiras, Kroni Shoshtit, Kroni Nermjec, Kroni Braks, Kroni Lagjeve, Kroni Gjegjinit, Kroni Orosh, Kroni Lugjeve, Kroni Gryks, Brraka Kolics, Brraka Prrezit, Brraka Hurdhans, Podi Hurdhave, Gryka Kronit Gacs, Pusi Pusterrit, Hamlla Puçekve, Jazi Vis, Vija Ujnave, Krepi Kronit, Krepi Pusave, Kodra Zhurrels, Kodra Hur¬dhave, Pusi Ograjs, Pusi Megjs, Krepi Vis, Kroni Larans, Kroni Sulçe¬lit, Jazi Arave, Hamallat e Vads.
– dh/ Sende: Podi Koniqeve, Boka Parullave, Ara Xhamis, Ara Ulics, Pusi Barakve, Rruga Vagonit, Mrizi Murans, Krepi Kalas, Krepi Farks, Krepi Mullinit, Pusi Urs, etj.
– e/ Konfiguracione: Puçili te Podi Baskijave, Livadhi Kronit Ftoft, Sta¬ni te Krojet e Moçme, Puçili Nën Gurr Gaten, Jazi Vis Midisme, Pusi te Ujt e Gjelmt, Lugu i Kronit Kalbt, Pusi me dy vala, Brraka Kslls Lugjeve, Brraka Mrizit Murans, Kroni Vogël nën Livadh t‘Ballshit, etj.
– f/ Një numër shumë i vogël toponimesh mbajnë emra «shenjtorësh»: Kisha Shnaprens, Kisha Shënkollit, Kisha Shmris, Kodra Fushs Shnapre¬ns, Livadhi Podit Shmris, etj.
Leksiku i këtyre toponimeve është me mjaft interes shkencor. Unë po përmend vetëm ndonjë shembull: Batërr: Gryka Baterrs; bepë: Liva¬dhi Beps «krah i veriut, vend që rreh veriu»; bre-u: Kroni Fuhs Bre¬ut,«bredh»; breshtë: Podi Breshts «pyll me bredha; bungajë: Kroni Bungajs «pyllë me bunga»; çuk-u: Kroni Çukut, «vend i shkelur, që formon gropë, midis grykave,.; gaforre: Kroni Gaforres «lloj i krustaceve që rron në ujëra të ëmbëla»; grathel: Kodra Grathelit «grathel: gjëm¬baç»; grezdë: Ara Grezdave «gresë»; helm, Hija e Helmit «landë, marsha¬llojë»; halë: Kodra Hals; imshtë: Kodra Imshts Buç», pyllë me lisa»;kerrsh: Rruga majes Kerrshit; kremshinë: Kullota Kremshins; lerë: Kullota Lera¬ve «gurë që shemben me zhurmë»; likojë: Kroni Likojs «kënetë e vogël»; loranë : Kroni Lorans, «midis gurëve të mëdhenj»; magar: Brraka Ma¬garit; mesdrasë: Ara Mesdrass «Pronëë e përbashkët»; meteh: Hija Mete¬hit «metef: vend kufitar; vend i lartë.; peron: BrrakaPeronit «kanal); pirrë: Hamalla Pirrs; poçuk: Hija Poçukut; puçek: Hamalla Puçekve; puçil: Puçili nën Gur Gaten; qorë: Heneku i Gurit Qores; repë: Roga e Reps Gat; rogë: Suka Rogs Madhe; rub: Mali fundit Rubs; rrazë: Rrazë Lejthijave; rrenojë: Rrenoja Vogel, rrethatak: Boka Rrethatakit; rrushullak: Kodra Rrushullakit; shkitë: Ara Shkits; shqekë: Krepat e Shqeks Korbit; shurçel: Brrakë Shurçelit; terr: Pusi Pus Territ; ,tis: Brraka Tisave, thimë (i, e): Boka Thirne; ukshetë: Pusi Ukshets; vala¬nice: Pusi Valanics; zhurelë: Kodra Zhurels, etj.
Disa nga këto fjalë të leksikut të Kryeziut janë me interes shkencor edhe për studimet etimologjike në fushë të shqipes.
Përsa u takon huazimeve, kemi përshtypjen nga lënda e mbledhur, se këto janë në raport të zhdrejtë me fondin autokton të fjalorit të gjuhës sonë; d,m.th, fjalët e fondit autokton janë të shumta, kurse huazimet janë të pakta, kryesisht, sllave ose turke. Po shënojë nga huazimet slla¬ve: Podinat, Podi Laknishts, Zabeli, Livadhi Okolit, Podinat e Bokove, Boka e zabelit, Livadhi Prozhmit, Zabeli Fushs, Mrizi Brijave të Kunors; Podi Koniqeve; Ara Ulics; Pusi Valanisc, Pusi Stanit, Podet e Gjergj Palushit, Podi Dom Fans, Podet e Qarrit, Podi i Breshts, Podi Lisit, Podi Firve, Pusi Ograjs, Stani te krojet e Moçme, etj.
Nga huazimet turke në toponiminë e Kryeziut bien në sy: Hija Gurit Mejdanit, Kroni Mar Dushmanit, Kroni Mejdanit, Krepi Kalas, Zabeli Ahmetit, Livadhi Kajmakit, Heneku i Çukut Marlals, Kodra Kso-lls Beqirit, Ara Hanifes; Ara Alis, HamalIa Alis,Vorri lsufit, Mu¬llini Hoxhs, Zabeli Rushitit, Zabeli Muslis, Brraka Gurit Mejdanit, Brraka Hijes Zenelit, etj ..
Duke përfunduar këtë kumtesë, e ndjej detyrë të theksoj se mbledh¬ja dhe studimi i toponimeve përbën, sot, një detyrë të ngutshme, në të cilën duhet të angazhohemi të gjithë, veçanërisht ne, arsimtarët, që shërbejmë në fshat.
Botuar në: Puka dhe Shkolla, revistë e Kabinetit Petagogjik-Pukë, Pukë, 1977,
Komuna Qerret
Komuna e Qerretit është njësi administrative e rrethit te Pukës . Siperfaqja e pergjithshme e komunes ështe 230 ,71 km 2
Toka bujqesore ne komunen e Qerretit eshte 20.385 ha ,4.085 ha jane troje shteterore dhe 16.3 ha troje private.
Toka inproduktive ne komunen e Qerretit eshte 726 ha , e gjithe kjo siperfaqe eshte troje shteterore .
Ne komune gjenden 714 ha kullota dhe 195,726 ha livadhe prej te cilave vetem 0.726 ha jane private gjithashtu komuna ka 9808 ha pyje te cilat kane keto lloje pemesh si pishe ,bredhi,dellinje,lis, qarr etj
Komuna eshte e ndare ne 12 fshatra me 3522 banore me rreth 902 familje .
Resurset Natyrore Ne Komune.
Popullsia e komunes eshte homogjene dhe perbehet nga popullsi te etnise shqiptare. Ndarja sipas besimeve fetare eshte 2682 katolik 840 musliman.
Logoja e Komunes Qerret
Komuna Gjegjan
Komuna Gjegjan eshte nje nder komunat me te medha ne rrethin e Pukes. Ne qender te Komunes ndodhet edhe selia e Komunes Gjegjan. Po ashtu ndodhen edhe disa institucione te tjera si: Klinika Shendetesore (Spital),Shkolla fillore dhe 9-vjecre, Shkolla e Mesme. Ne komunen e Gjegjanit kalon edhe rruga nacionale qe lidh Gjegjanin me Mirditen. Ne Gegjan ndodhet edhe tuneli rrugore i vetmi ne rrethin e Pukes.
Gjegjani ka nje popullsi 5900 banoresh, dhe ne perberjen e saj ka rreth 10 fshatra si: Gjegjan, Gojan i Vogel, Dom,etj.
Komuna Iballe
Kjo komune eshte nje nder Komunat me te thella ne rrethin e Pukes. Komuna Iballe ka dy besime fetare, Katolik dhe Mysliman. Ne komunen e Iballes me pare ndodhesh spitali me i madh pas Atij te Pukes dhe Fush-Arresit. Selia e Komunes se Iballes ndodhet ne qender te fshatit. Ne kete komune ka: Qender shendetesore, Shkolla, dy Kisha, nje Xhami.
Komuna Iballe ne perberjen e saj ka rreth 8 fshatra. Popullsia e kesaj Komune eshte afro 3600 banor. Rruga e Iballes eshte futur me vendim Qeveria rruge Nacionale.
Shkolla e pare e hapur ne veri te Shqiperise eshte Shkolla e Iballes.
Komuna Qaf Mali
Komuna e Qaf Malit ne perberjen e saj ka 9 fshatra.Popullsia ne kete komune shkon deri ne 3400 banore.
Komuna eshte nje nder me te pasurat nga aspekti i mineraleve nentokesore pasi ne kete komune ka miniera qe nxirret baker nga shoqeria “Beralb”. Gjithashtu kjo komune njohet edhe per ujin e lajthijave ku ndodhet edhe fabrika e ujit Lajthiza te uji i ftohte ne fshatin Lajthize.
Ne fshatin Kryezi te kesaj Komune ndodhen dy Xhami dhe nje Kishe.
Komuna Qelez
Komuna Qelez eshte nje nder komunat me te aferta me qytetin e Pukes. Ajo ka ne perberjen e saj 9 fshatra.Ka nje popullsi prej 3300 banore.
Kete komune e pershkruan bregu i hidrocentralit te Fierzes.
Fshati Kabash veshtrim gjeoetnologjik
nga Admin prej Tue Jul 12, 2011 11:53 am
Kabashi formon nje zone gjeotnologjike ne veri dhe lindje te Pukes-Fshat, duke u shtrire pergjate ujerrjadhjeve te Gomines dhe shpatave perendimore te Fanit te Madh prej Shkalles se Arsit deri ne Lumeshtylle. Keto ndarje ujederdhjesh fromojne dy njesi te vogla gjeografike pergjate kurrizit kodrinor Kunora Eper- Guri Shkypes – Ltuk – Qafe- Gjel. Brenda ketyre ndarjeve shtrihen lagjet dhe fshatart: Meçe, Gryke-Kabash *Kabash-Qender),Bicaj,Buhot,Rrape, Rrype e Hadroj. Sado qe me i vecuar eshte Micoji, se fillon ne kufi me Bicaj, mbi Arst (Fush-Arrez), Qafe – Mali (Nushaj) dhe Orosh (Kryezi), por edhe ky bashke me fshatrat e cilesuar perben Kabashin e Vendit. Kabashi i Vendit kishte vendin e pare ne shtat Bajraktaret e Pukes.
Lagjet e fshatrat e banuara te Kabashit te Vendit shkojne deri ne 800 m lartesi. Dikur, para 200 vjetesh . lagjet nga 600-800 m lartesi perdoreshin per buna (stane). Me shtimin e banoreve u kthyen ne vendbanime te perhershme.
Dimrat nuk jane aq te ftohte, sidomos lugina e Gomines. Por edhe ne Krove dhe Mece e Klos, edhe pse bie shume bore, nuk rrahen prej ererave te veritu, ngaqe mbrohen prej malit Krrab i cili eshte 1680 m mbi nivelin e detit si dhe nga kunorat ne Nershejne qe eshte 1200-1450 m te larte. Ne kete klime hyn edhe Bilishti, qe shtrihet mes Bicajve, Kokajve e Kroveve, prandaj eshte quajtur Bilishti i Kabashit. Bilishti eshte futur ne fisin e Kabashit prej 300 vjetesh. Si perberje “fisnore” eshte Lohe (Mbishkoder) dhe Krasniqe (ne fakt, Piraj, nje fis anas qe ka pase jetuar ne Porav, bregut te Drinit.)
1.Tokat bujqesore
Tokat bujqesore eshte e pershtatshme per te gjitha prodhimet e bujqesise, perimet dhe pemetari te pasur. Pervec rrushit, arres, molles, dardhes, qershise, manit e thanes, ka pasur shume geshtenja, sa formonin edhe pyje geshtenjash si Kodra Pylls, Djajna, Koder-Pjeshke, Koder-Shenkoll, Breca, Baj (ana juglindore e Fush-Blinishtit) etj. Geshtenja si dhe pemtaria filluan te bien nga prodhimtaria qe nga fillimi i shek. XX ne fillimin e kryengritjeve ballkanike e boterore.
2.Bletaria
Bletaria kaqene shume e zhvilluar. Ne mjaft familje tregohej interesim edhe per shtegtimin e bleteve ne tokat verri, dimrit dhe ne afersi te kullotave verore deri ne lartesine 900m.
3.Blegtoria
Blegtoria ka pasur mjaft zhvillim deri nga fillimi shek. XX. Kope te medha nuk kishin ,se mungonin kullotat e duhura. Kishte livadhe ne male si : Livadh’i Kokajsh, Livadh Kabash, Pjanet, Shezat, Podi i Shullanit e Kunorat. Po dhe keto ne siperfaqe te vogla. Megjithate, raste te vecanta deri ne 200-300 koke ka pasur ne kabash kryesisht dhia.
Thuhet se Daku i Blinishtit ka arritur te kete tufa deri ne njemije koke dhi. Dimrit i kolliste mbi Mashna (dush i poshtem) dhe shpateve te Karmes e te Komanit, ku zakonisht nuk binte bore dhe dielli ngrohte.
4.Zejtaria
Zejtaria ka qene nje tradite e lashte ne punimin e drurit, baltes (poçerise), veshjeve dhe te hekurit. Punimi i drurit, per lende ndertimi, derrase per mbulese çatie dhe ndarje dhomash e zevendesim muri, stena,. Ishin te njohura gdhendjet e tavaneve, dyerve, kapake dritaresh. Ndertimi i gaviçave, shekave, bucelave, tinit, vegje (veke), furka, boshtem gerhane. Gjithashtu, veglat bujqesore (almiset): plug, zgjedhe, kulare, bishta, bishta gjithfaresh per sqepare, sepata, kemesa, çekiçe, maj (vare) e kosa etj.
5.Punimi i metaleve
Punimi i metaleve ka qene tradite e leshte. Zhvillim te ri mori gjate viteve 1920-1930 gjate funksionimit te minieres se Meçe, qe vazhdoi edhe gjate kohes se kolektivizimit.
Mjeshteria e hapjes se galerive per kerkim e shfrytezim mineralesh, u be mjeshteri per hapje pusesh, sic na tregon shkrimtari i shquar Fadil Kraja per Met Kabashin, i cili kishte hapur e mirembajtur shume puse uji ne Shkoder.
6.Banesa Kulle
Banesa Kulle ka qene perdorur prej dy e tre katesh kur fshatar qene te bashkuara, si Kodra e Kuvendit, ku qafaliajt kishin Kullat e tyre. Me shperberjen e qendrave te banuara, ndertimet e banesave ne ish-bunat fillimisht qene te thjeshta, perdhese, ndertuar me mure dhe lidhje llaci balte, por te forcuare me lende “me breza druri” nen dritarem siper dritareve dhe krye mureve.
Te kamurit, sidomos Zotnite, Furriket, krenet e bajrakut e te fisit kishin kulla me dy e tre kate, me frengji e karakolle (pjese e profecuar) e gjate edhe nje kate mbi kulle- shtepi me mure me lidhje me llac gelqereje. Gjithashtu kishte kompleks banimi qe formohej prej kulles, shtepi dy kateshe per gra e femije dhe rrogetare.
Ne nje kend kishin plevicen per gjene, kotecin e qenit apo te disa qenve, te pulave, çarranikut te qumeshtit. Koshat e drithit ishin ne nje kend te oborrit, mundesisht perballe shtepise.
______________
Pergaditi: Gezim Kopani
Marr nga libri: “Kabashi Puka qe ne lashtesi” me autor, Xhemal Meçi
FISI KABASHI
Per fisin e Kabash esht i pari ne Krahinen e Pukes dhe i treti nder 12 fiset e Lek Dukagjinit sipas te dhenave shkencore se Gazullit prejardhja e kabashve esht nga Nishi Gazulli bron mendimin se “gazulloret”me fis prej Lushajsh te Kabashit te Pukes thon se jan te ardhur prej Nishit” Dhe hedh iden se emri Kabash na qon te qyteti Trak Kabesos dhe lidh ate me fisin e moqum trak te Besevet Afer Nishit ne shekullin e IV te e.r. dhe toponimi kabash esht fjal autoktone Iliro-shqiptare, qe ka kuptimin e enes se ujit ose gota gjysme liter e ujit dhe te nji vendi me uj te bollshem
Burimet nga te dhanat konkrete historike vertetojn se kabshi dhe kabshasit kan nji shtrirje qe nga Nishi, Kosova,Shqiperia e mesme,Kotorri,e Shkodra e deri ne Gostivar dhe ne Jugun e Shqiperis.
Kabashi dhe kabashasit kan qene tem studimi qe nga F.Bardhi,E,Qabej,K,Luka,N.Gazulli,qe kaqen piknisja e punes Xh.Meqit,per prejardhjen Kabashasve si topik dhe banore,ka mendime te ndryshme,por me thelbesore mbizotron fakti se kabashasit qe kan shtrirje ne te gjitha trojet etnikeshqiptare,kane origjinen iliro-shqiptare,ne kufit iliro-trak,qe ne gjenocidin e barbarv e sllavo-bullgare e me von bizantino-osmone ka ndodhur drama e tyre e pergjakshme.Per te mbijetur aktet gjenocidiale ata u dynden ne brendesi te trevave shqiptare.Ne Kosoven e sotme disa vende kan toponimn me emer Kabash,Kabashi i vendit afer Prizrenit,qe shtrihet ne luginen malore,me dy lagje qe indan lumi ne mes,Mahalla e gurit dhe Mahalla Zenelaj,Kabashi i Hasit, Kabashi ne Viti.Banoret e Kabashit te Vitis e kan Prejardhjen prej kabashit te vendit te Prizreni,qe para 200 vjeteve nga Kabshi i Prizrenit jan vendosur ne rrethinen e Vitis.
Nderkaq banoret e vendbanimeve ne Kosov qe kan mbiemer Kabashi gjenezen ekan prej kabashit te vendit te Prizrenit.Pleqet e Kabashit te vendit tregonin se prejardhjen e kishn nga Kolonja Toskeorise,ata me par jan vendosur ne Puke,por me argumentet shkencore bazohet ne te dhenat e etolodut Nikoll Gazulli,icili kete gojdhane shpjegon si zhvillim i vonshum te prejardhjes se Kabashve nga Kolonja ne Puke.Kete e argumenton me faktin se krahu i Shqiperis se veriut gjat lidhjeve me Ali pashe Tepelenen,pati rast te njihej me Kolonjen.
Ne Vazhdime po Jepim disa toponime qe kane lidhje me Kabashin
Ne Puke ,Kabashi(fshat),Livadhi i Kabashit,Kodra e Kabashit,Kroi i Kabashit,Podi i Kabashit,Bjeshka e Kabashit,
Shkoder Kroi i Kabashit,Lugu i Kabashit,Kabashe (toke ne Bushat she Melgushe)
Ne Kukes Kabashe (livadhe dhe are ne Perbreg)Perroi i Kabashit,me Kurbin;
Laq;Kroi i Kabashit,Koder e Kabashit
Ne Diber e Gostivar:Mali i Kabashit ne vargmalin e Korabit:me Tirane:Kodra e Kabashit (ne Bushtrice);ne Gramshe Kabashi (fshat),Shkembi i Kabashit dhe Kalja e Kabashit; ne Pogradece Kabashi (ledine me uje te ftofte).
Ne Male Te Zi:Kabash (fshate ne Kryeporen e Kotorit,dokumentari me 1614 si Cabasse).
Ne Itali Kabash,banore arbresh te italise (kumtim i prof,Qabejt me 1977).
Ne Kolonje, Kabash(fshate) dhe fushe e Kabashit.
Ne Vlore Kabashe (are ne juge te Nivices),lugu Kabashe (kullot e pyll ne Ramice e Mesaplik).
Ne Kosove Kabashi i Vendit(fshate afer Prizrenit),Kabashe(fshate ne Komunen e Vitise).Kabashe (fshat ne Has),Lagje e banoeve ne Gjurakovc,Peje,ne fshatra te Therandes,Gjakoves,Drenices,Pejes,Kaqanikut,Gjilan fshati Kabash etj.
Xhemal Meqe na jepe per veqorit karakteristike etnokoregrafike te kabashve,veshje e Kabashit,kenga e Kabashit,vallen Kabashqe(kajde Kabashi),Vallen epike Kabashit.
Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e më vonshme historike, në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone ilire-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenare ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë ilire-dardane, dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.
Në fshat, themelet e
bazilikave
Toponimi Kabashi,
Kabashë, Kabashët, që do të thotë territor, vend i pasur uji, kurse toponimi Korishë vjen nga fusha e gjerë pjellore rrëzë kodrave të Kabashit (korrishte), korrja e grurit, misrit dhe të lashtave të tjera. Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit, Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj. Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i “Shën Pjetrit”, që në popull njihet si “Kisha e Keqe” e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në “Sveti Petar”. Në dokumentet serbe ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit të XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj.
Kalaja e vjetër
Kur dihet fakti se e tërë zona e Kabashit është një kompleks i gjerë arkeologjik dhe historik, me bukuri të rralla natyrore, kërkesë e banorëve është që institucionet lokale – Komuna, dhe ato qendrore – Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Mbrojtjen e Ambientit të investojnë në këtë lokalitet historik e arkeologjik dhe Kabashin ta shndërrojnë në një zonë të bukur turistike. Buzë rrugës që shkon në mëhallën Zenelaj, në kodër mbi fshatin Korishë, gjendet Kalaja e Vjetër, që nga hulumtimet e para arkeologjike në vitin 2002 janë gjetur themelet e një bazilike të periudhës paleokrstiane, kurse në afërsi të Kalasë, një vendbanim i lashtë 1200 vjet para lindjes së Krishtit. Në Kabash gjendet edhe manastiri i “Shën Markut”, ku në vitin 1913 pushtuesit serbë kanë masakruar mbi 100 persona popullatë civile të Kabashit. Në Kabash gjendet edhe përmendorja e luftëtarëve të lirisë së luftës së fundit të UÇK-së, që ranë në luftë me forcat armike serbe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ia vlen që Kabashi të shndërrohet në një zonë të mbrojtur turistike.
FISI BERISHE
Dëshmite e shumta etnologjike dhe te objekteve e gjurmëve arkeologjike dëshmojnë, se kjo krahine është e banuar që në lashtësi. Udhepërshkruesit dhe albanologët e huaj kanë dëshmuar që në mesin e shekullit XIX e në vazhdim, zbulime e rrënoja arkeologjike dhe gjurme rrugësh të lashta.
Do dallojmë nga të tjerat Kalanë e Iballes të përiudhës romake, e cila ishte e tipit të qarkuar me kanal uji mbrojtës. Nga F. Nopça kemi dhe skicen planimetrike riveluese, por deri më sot nuk është germuar dhe as studiuar. Në Rapsaj, në lartësin mbi 900 m. mbi nivelin e detit janë gjurmët e një fortifikimi të kasaj periudhe ashtu si kemi në Gralisht (Bugjon) dhe në krahun verior të kësaj krahine në Berishe një kështjellë tjetër.
Berisha ndahet në këta vëllazëri: “Merturi, Alshiqi, Kuqi, Buzë dhe Madhja
Për fisin e Berishës kemi dëshmi të shkruara që në shekullin e parë të e.r. se Berisha në antikitet thirrej me këtë emër (Bertish- nga Apiani, shek I, e.re) dhe ky emërtim kishte kuptimin gjeografik gjithëpërfshirës të Alpeve (Bjeshkët e Nemuna) dhe më vone ky emërtim për një zone e një popullsi të caktuar, mori kuptimin etnologjik; Fisi i Berishës. Berishasit i kemi të dokumentuar që në shekullin e XIII, që janë banorë të shpërndarë në gjithë trevat veriore të trojeve shqiptare, në shek. XIII në Ulqin, fisi i Kuçit (sot Mali i Zi) me princin mesjetar shqiptar Lala Drekali është berishas, në Shkoder,
Pejë dhe fushat per rreth saj, në rrafshin e Dukagjinit, në Kaçanik, në qytetin mesjetar te Janjevës etj. ku ato kanë trashëguar, që nga lashtësia kujtesën nga territori nga u shpërndanë, por në ato kohra me kuptimin gjeografik, dhe jo si shpeshherë ngatërrohet, se ato janë të prejardhun nga fisi Berishë, i cili si koncept etnologjik është shumë më i vonshëm. Legjenda e popullatës së fisit Berishë është e krahasueshme me atë që na thonë shkrimtarët e vjeter grek dhe latin për popullin e lashtë të Ballkanit: “…Pelazgët janë të lindur prej dheut…”.
Edhe tradita mitike gojore vendase për berishasit thotë, se “…ata (berishasit) janë të lindur pre toke. I pari i tyre ka dalë nga shpella e Deskut, që gjendet në fshatin Berishë Vendi…”. Pra emëri Berisha ka qenë një koncept gjeografik me një hapsirë të madhe territoriale në lashtësi dhe në mesjetë një pjesë e popullatës arbërore të këtij territori fitoi kuptimin etnologjik: Fisi i Berishës. Ky emërtim i ruajtur në gojën dhe gjuhen shqipe ndër shekuj është edhe dëshmi e vazhdimsisë së popullsisë iliro-shqiptare në trevat e sotme të Shqipërisë së Veriut.
Edhe tradita mitike gojore vendase për berishasit thotë, se “…ata (berishasit) janë të lindur pre toke. I pari i tyre ka dalë nga shpella e Deskut, që gjendet në fshatin Berishë Vendi…”. Pra emëri Berisha ka qenë një koncept gjeografik me një hapsirë të madhe territoriale në lashtësi dhe në mesjetë një pjesë e popullatës arbërore të këtij territori fitoi kuptimin etnologjik: Fisi i Berishës. Ky emërtim i ruajtur në gojën dhe gjuhen shqipe ndër shekuj është edhe dëshmi e vazhdimsisë së popullsisë iliro-shqiptare në trevat e sotme të Shqipërisë së Veriut.
Në këtë krahinë dëshmohen kisha të vjetra si; Kisha e Alshiçes-Berishë, Kisha Zojes Shnaprende-Kokdodë, Kisha mbrenda rrënojave të kalasë së Iballes e shumë të tjera. Në këtë zonë kanë vepruar dhe ruhen gjurmët e dy manastireve benediktine të vjeter e të lashtë.
Në këtë krahinë ruhen rite më të lashtë se tremijëvjeçare, si ritet e varrimit dhe Gjama e Burrave, të cilat gjejnë analogji në veprat e Homerit dhe të tragjedianëve grekë. Po kështu ruhen veshje tradicionale të lashta të shoqëruara me motive (ornamente) me shpjegime mitike e kozmogonik.
Për periudhen e hershme Mesjetare për Iballen ka dëshmi të shumta, që është popullsi mbartëse e asaj që njihet me emrin “Kultura e Komanit”, kulturë që trashëgon elemente e veçori trashëguese të popullsisë ilire.
Bukuria natyrore e kësaj treve është një nga dhuratat më të çmueshme dhe e pa vlerësuar, e shendetëshme dhe befasuese për çdo vizitor të huaj.
Vlerat natyrore, trashëgimia e pasur historike e kulturore shpirtërore e materiale e gershetuar me tiparet karakteristike të malësorit iballas, e bëjnë këtë trevë të dashur e të nderuar jo vetëm për banorët e saj, por edhe per vizitorët e viseve të tjera shqiptare dhe për turistët e huaj.
(Përgatiti J. B.)
FISI THAQI
Fisi i Thaçit është një nga fiset krysore të 12 Fiseve te Lekës me një shtrirje të gjërë, jo vetem ne Pukë, por edhe në Mirditë, Zadrimë, Shkodër, si edhe në Kosovë. Thaçi e lidh veten me një katragjysh te hershëm, Murr Dedin, i cili i përket fillimit të shekullit 11, para 33 brezesh (33 x 30 vjet brezi = 990 vjet më parë). Murr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afër detit (detit Adriatik) brënda prinzipatës së Arbërit. (Frrok Kolë Gjergji, brezi i tretë në Arst Miliska; 4) Kolë Gjergji, 5) Gjergj Uka, 6) Ukë Delia, 7) Deli Mema, Memë Rama, 9) Ramë Iseni, 10) Isen Marku, 11) Mark Buça, 12) Buç Gjeçi, 13) Gjeç Gjoni, 14) Gjon Prendi, 15) Pre` Biba, 16) Bib Loli, 17) Lol Bitri, 18) Bitër Bushati, 19) Bushat Cili, 20) Cil Vili, 21) Vil Kola, 22) Kolë Palushi, 23) Palush Pjetri, 24) Pjetër Leci, 25) Lec Alia, 26) Ali Begu, 27) Beg Piruni, 28) Pirun Mula, 29) Mulë Daka, 30) Dakë Ndreu, 31) Ndre Pogu, 32) Pog Murri, 33) Murr Dedi). Të Murr Dedit për jetesë më të sigurtë u larguan prej fushës Mamurr Detit (Mamurras?). Në udhën drejt veriut ngulen në Bushat të Shkodrës, ku djali i porsalindur aty u pagësua me emrin Bushat Cili rreth viteve 1350. Bitër Bushati me të vetët mori udhën e Tuzit. Trysnia e sllavëve malazez e detyroi të futej në thellësi të maleve drejt lindjes. Kaluan nëper Pult, Shllak, Dri (Skvinë), Berishë Vendi (Fushë Thaç), Kryezi dhe zbritën në Iballë. (fis Kabashi siç thotë tradita). Nga perëndimi – verilindje banonin të fisit të Berishës.
Me Thaç mbahen edhe Gojan, Domgjon, Bisakë (Mirditë), por që thonë se i përkasin Thaçit të Kosovës. Kurse Gojani Thaçit të Bushatit. Thaçi në Kosovë ka shtrirje të mjaft, i cili mbahet i një <fisi>. Me Thaçin e Pukës thonë se i lidh emri, por nuk mbahet mend të jenë të dalun prej këtu. Emri i përbashkët mund të lidhet me huazim reciprok në kushtet e formimit të lidhjeve fisnore nga fundi i shekullit XV-të e në vazhdim. Hallë Bije Vokshi tregon se vllaznia Vokshi është Thaç. Isuf Vokshi mbahet mend si bahçevan (kopshtar) në Gjakovë. Prej tij ka mbetur Dardha Isufe. (Hasan Ismaili, brezi I dytë; 3) Ismail Murati, 4) Murat Ademi, 5) Adem Sulejmani, 6) Sulejman Ali Vokshi, 7) Ali Ademi, Adem Hasani, 9) Hasan Isufi, 10) Isuf Vokshi, 1610. Kështu, Isuf Vokshi u perket viteve 1680. Po të hetohet në brezat që vashdojnë në drejtim të Thaçit, Voksh – Thaç, atëherë brezat do të vijonin përtej 13 – 15 brezëve e më shumë në Kosovë. Ndërsa keto Breza në Iballë ishin në të 13-tin, në Pult në të 15-tin, se në Tuz tradita thotë se ishte Bitër Bushati, brezi i 18-të. Prandaj, brenda kësaj tradite kemi një paralelizëm brezash Thaçi në Kosovë me atë të Thaçit që perpiqesh për mbijetesë në brendsi të malësive veriperëndimore; gjë që pohon se nuk ka një vazhdimësi Thaçi në Kosovë të shkuar prej Iballe apo Pultit, por një Thaç anas (vendas) në Kosovë, emri i të cilit mund të lidhet me huazime në kushtet e rilindjes së maredhenjëve fisnore ose edhe të nje burimi të perbashkët shqiptar.
Shtrirja e Thaçit
Fisi i Thaçit në krahinen e Pukës ka këtë shtrirje: Bugjon, Arst, Miliska, Trun, Sakat, Xath, Kulumri, Flet. Në Iballë, Fierzë, Mzi e tjerë, Thaçi është i përzier me fise të tjera. Fillimisht u vëndos në Iballë. Me mbështetjen e Zotnive u shtri drejt brigjeve dhe Rruges së Madhe i ndarë në katër vllazni: Buçaj (Buçgjecaj), Dodaj (Dodgjeçaj), Gegaj (Geggjeçaj) dhe Pregjeçaj (te Prend Gjeçit). Të Dodegjeçajt u larguan në Dushman (Shllak). Vendin e këtij vëllai e zuri Bobi, i cili u rradhit vëlla i katërt. Bobi thotë se ishte shkëputur nga Thaçi <vëlla> nëpër Pult. Ndërsa Thaçi nguli në Iballë, Bobi nguli në Kokëdodë dhe Fierzë. Bëri darkën (gostën) e gëzimit të bashkimit me fisin e tij, Thaçin. Po në Thaç ka edhe një shpjegim tjetër: të pranuar si të mbështetur.
Forzimi i Thaçit e dobësoj ndikimin e Zotnisë mbi Brigje. Zotnitë atëherë e ndanë Bajrakun e Thaçit dysh: në Bajrakun e Bugjonit dhe në Bajrakun e Iballës. Megjithëatë Bajraku i Bugjonit mbeti Bajraku krysor. Bajraktar qe shtëpia e Kolë Rexhës, e ardhur prej Fierze në Bugjon, por më gjëndjen ekonomike në rënie të Frrok Kolë Bajraktarit, nga fillimi i shekullit XX-të, fidhoi të forcohej dera e Qerim Sokolit, Gjonaj të Bugjonit dhe të bëhej një rivale e derës së Bajraktarit për sa i takon ndikimit në Bajrakun e Bugjonit dhe në mbarë Dheun e Eper (Iballë). Por kjo gjëndje e krijuar nuk solli dobësimin e Bajrakut të Bugjonit. Ky Bajrak mbeti një nga Bjraqet më të forta të Pukës dhe vazhdonte ta quante veten Bajraku i Thaçit. Krenet e tjera të Thaçit, që luajten një rol me rëndësi në Thaç dhe Dheun e Eper e deri për krahinen mbarë, qe dera e Mirakajve, Vojvoda i Thaçit, që hyn në krenet e para të Thaçit. Për rolin dhe pozitën shoqërore të Mirakajve misionari katolik A. Dedë Pazi, gjatë vizitës së tij në Iballë 1891, shkruante se për ardhjen e tyre dërguan për të lajmëruar Prelë Mehmetin, kreun e Iballës. <Sapo ky dëgjoi se tre klerikë ishin duke arritur në Iballë, i dha zë vendit me disa të shtëna revolje, pastaj… me vrap u drejtua… për të na dalë para.> A. Dedë Pazi mësoi nga vendasit se Thaçi paska ardhur <për të zënë vend në këto male (të Iballës)… rreth një shekull e gjysmë më parë.> Sipas tij del se erdhen të Thaçit aty nga viti 1740. Rëndësi ka edhe tradita e ardhjes së Thaçit aty na bëhët e ditur edhe 100 vjet më parë. Kurse përllogaritjet janë dhëne të shpjeguara, se Thaçi ishte ngulur aty nga vitet 1580. Pra afro 160 vjet para. (A. Fuv Cordignano, Shqipëria nëpërmjet veprës… A. Dede Pazit (1847-1914), VII I, Rome, I.E.L. 1933).
Buçajt e Iballës, duke qënë afer Zotnive dhe në lidhje me ta, u bënë myslimanë. Por, për ti ruajtur lidhjet fisnore me Bugjonin, me të cilin i kishin më të forta nëpërmjet deres së Bajraktarit (Bajraktarit të Thaçit) u bënë një premtim:brez mbas brezi Buçajt do ta festonin natën e Shënkollit (5 dhjetor) me qiri të ndezur dhe ferlik. Bugjoni, i prekur nga kjo bujari vëllazërore, iu përgjegj se nuk do ta hante kurrë më mishin e derrit. Të dy palët i mbajten premtimet. Bugjoni, nën ndikimin e martesave me fqinjët katolikë vendosi ta hante mishin e derrit vetëm nga vitet 1930. Buçajt e ruajn edhe sot premtimin e tyre vëllazëror, si Thaç.
Marrë nga libëri i Xhemal Meçit Kanuni i Lekë Dukagjinit, Varianti i Pukës
http://www.islami-puke.org/t1029-veshtrim-mbi-toponomine-e-fshatit-kryezi-te-rrethit-te-pukes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply