
Kushtet e jetesës, gjendja shëndetësore dhe ekonomike sa vijnë e rëndohen për afro 40 familje mesatarisht me nga 5 persona persona secila.
Kushtet e jetesës, gjendja shëndetësore dhe ekonomike sa vijnë e rëndohen për afro 40 familje mesatarisht me nga 5 persona persona secila. Fëmijët sëmuren dhe prindërit nuk kanë para për të blerë ilaçe, dhe për të ruajtur familjen në anë të rrugës së madhe kanë lënë edhe punët e tyre me riciklimin e mbeturinave metalike dhe plastike.
Avokati i Popullit, diplomatë nga SHBA dhe Bashkimi Europian u bënë thirrje autoriteteve shtetërore që të zgjidhin problemet e pakicave rome si çështje të të drejtave njerezore, dhe jo si një temë administrative. Avokati i Popullit organizoi sot një tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë diplomatë të OKB, OSBE, SHBA, BE, KE, të cilët të gjithë u shprehën në mbrojtje të të drejtave të romëve dhe i kërkuan qeverisë shqiptare që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të plotë për strehimin dhe integrimin e romëve në jetën e vendit.
Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe përfaqësues nga ministria e punës dhe institucione të tjera shtetërore, të cilët folën përsëri për objektet e refuzuara ushtarake, si edhe përfaqësues nga prokuroria dhe inspektoriati kundër diskriminimit, të cilët folën për hetime ndaj dhunës që është ushtruar ndaj romëve 10 ditët e fundit, ndërsa gjendja e romëve pranë repartit të monumenteve sa vjen e rëndohet derisa shiu i radhës t’i largojë fare edhe nga ai trotuar, ndërsa zona e ndërtimeve moderne është liruar plotësisht dhe është gati për të nisur themelet.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply