Nga: ERALDO REXHO
Afërdita Dreshaj, ‘super stari’ i show biz-it rrëfen në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth” projektin e saj të fundit, që mban emrin “Super Star”, e që i dedikohet pikërisht medias rozë… Bukuroshja nga Mali i Zi, që me paraqitjen e saj trazon shpirtrat e cilitdo që i kalon pranë, flet për herë të parë për marrëdhënien e shumëpërfolur me ish-të fejuarin, këngëtarin Shpat Kasapi. Shqiptarja seksi që po rrëmben kontrata të majme nga kompani të rëndësishme në botën e modës, tregon sakaq edhe planet që ka për verën…
Afërdita, këtë fillimjave prezantove për publikun shqiptar këngën tënde më të re në bashkëpunim me Lumin, reperin e njohur nga Kosova… Do të na tregosh diçka më shumë për këtë këngë?
Kënga dhe teksti janë shkruar nga Blero. Është hera e parë që bashkëpunoj me të dhe jam me të vërtet shumë e kënaqur. Bleron e kam mik të vjetër, ndërsa Lumin e kam bashkatdhetar. Jemi të dy nga Mali i Zi, njihemi familjarisht që prej fëmijërisë, ndaj mendova ta ftoj në këngë… Më mirë se me të s’kisha me kë të bashkëpunoja. Sa i takon fabulës, besoj se ajo është e kuptueshme… U dedikohet paparacëve dhe medias rozë, që kohët e fundit është dashuruar shumë me mua.
Në ç’kuptim janë dashuruar?
Po ja, kërkoni të nxirrni lajm edhe aty ku s’ka…
Ke filluar të vlerësosh edhe lajmet tani?
Unë e di shumë mirë se si funksionon show biz-i, po duhet të merrni parasysh që femrat kanë edhe shokë në jetë, jo vetëm të dashur.
E ke fjalën për Leon?
Jo, vetëm për atë.
Ama ai përmendet në këngë?
Përmendet, sepse për të u bë buja më e madhe, por edhe së fundmi më ka ndodhur që të më bëjnë të dashur protagonistin kryesor të klipit. Pikërisht atë, që unë e zgjodha si njeriun me të cilin do të vija në lojë gazetarët, gjithmonë duke ju referuar fabulës së klipit. Valdi, djali simpatik që merr pjesë në klipin “Super Star” është i dashuri i shoqes sime të ngushtë, Xhesika Berberit, që të sqarohen një herë e mirë të gjitha keqkuptimet.
Çfarë pret nga kjo këngë?
Synimi për të cilin një këngëtar e këndon këngën është që ajo të pëlqehet. Kështu që dëshira ime e vetme kjo është…
Pse bëre një festë për promovimin e kësaj kënge dhe pse aq shumë të ftuar?
Kjo këngë shënon në një farë mënyre rikthimin tim në muzikë, pas një mungese 2-vjeçare, ndaj doja që lançimi i saj të bëhej në formën e duhur. Sa u takon të ftuarve, ata janë miqtë e mi më të mirë. Nuk i shoh fare si personazhe publike, sepse ata janë njerëzit e mi më të afërt. Jam shumë e kënaqur për pjesëmarrjen e gjerë, ndaj kam një “Faleminderit” për të gjithë ata që ishin aty për mua atë natë. Të gjithë më dhanë komente pozitive. Nuk e di në e bënë këtë për të më bërë qejfin, apo sepse vërtet iu pëlqeu. Megjithatë, unë di që i pashë të gjithë të buzëqeshur atë natë dhe kjo do të thotë që kënga u ka përçuar energji të mira…
Po Shpati pse nuk erdhi, ti e kishe ftuar, apo jo?
Nuk erdhi sepse kishte angazhime të tjera…
Çfarë marrëdhënieje keni ju tani, a flisni shpesh?
Kemi mbetur shokë. Kemi një komunikim normal.
A ka shanse për një rikthim mes jush?
Jeta është e gjatë, ‘kurrë mos thuaj kurrë’ i thotë një shprehje.
A ka ndonjë lidhje kënga e fundit me ndarjen tuaj?
Jo, ne s’na ndanë paparacët…
Ndërkohë Afërdita, na trego pak me çfarë po merresh tjetër këto kohë?
Aktualisht jam e angazhuar me disa fushata promocionale në Amerikë e Europë… Ajo për të cilën kam punuar më shumë së fundmi ka qenë brand-i i veshjeve “Tarik Ediz”.
Po pushime do bësh?
Këto javë në Tiranë i kam konsideruar si pushime, megjithatë kam në plan edhe disa ditë pushime në Jug.
(e.m/bluetooth/BalkanWeb)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply