Nga Leonora Aliu
Ai pati një vend pune dhe një rrogë. Por, 150 eurot që i merrte në muaj, sipas tij, nuk i mjaftonin as për bukën e gojës. Kjo ishte arsyeja pse vendosi të ikën nga atdheu. E po t’i vijë mundësia e dytë Valdet Islamaj nga Deçani, i cili sot u kthye mbrapa në vendlindje pasi iu refuzua azili në Hungari, thotë se do të ikte prapë.
Valdet Islamaj nuk ishte i papunë kur ia kishte mësyrë rrugës ilegale drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Përkundrazi, ai punonte në një kompani ndërtimore, si punëtor fizik, në vendin e lindjes së tij në Deçan.
Ajo që e shtyu të ikën nga vendi, është pamundësia për të mbijetuar me paratë që fitonte.
Tani që është kthyer përsëri në Kosovë, pasi iu refuzua azili, kompanisë që ia jepte 150 euro, nuk ka dëshirë t’ia përmend emrin publikisht, nga frika se nuk do ta marrin më në punë.
E, pagesa që merrte, thotë se nuk i ka mjaftuar as për bukë të gojës, e lëre më për nevojat tjera që mund të ketë një i ri si ai, rreth të njëzetave.
“Çka ka me thanë, shtirë boll. Nëse nuk besoni që 1 euro e 70 cent në xhep i kam, s’po di as qysh mu kthy në shpi”, thotë Valdeti derisa nxjerrë paratë e vetme të mbetura nga xhepi i xhinseve.
Përvec gjërave të pakta, Valdeti mbante në dorë edhe një tufë dokumentesh të cilat ia kishte dhënë shteti hungarez pas refuzimit të azilit.
Ky i ri nuk tregon se për ku kishte marrë udhë.
“
“Edhe po vet a, gjithkund ku ka ma mirë veç me ik prej këtij mjerimi”.
Të njëjtin mllef nga goja e nxjerr edhe një bashkudhëtarë i tij.
Isa Uka nga Mitrovica, rreth të njëzetave, për më tepër nuk kursen së rrëfyeri edhe për tmerret që thotë se ka përjetuar në vendstrehimin në Budapest të Hungarisë.
“Shumë keq, kushtet shumë të këqija, na kanë maltretu, na kanë vjedhë hungarezët, zyrtarët aty që kanë punu në kamp. U kanë edhe një përkthyes i Shqipërisë aty që na ka rrejt non-stop, paret e xhepit na i ka marrë”, u shpreh Uka.
“Ai përkthyesi na ka than qëkena me pagu 5 për qind të biletës m’u kthy në Kosovë, unë i kam pas gati 300 euro edhe krejt mi kanë marrë tash s’kam ma”, shtoi ai.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, shfaqen gjakftohtë kur komentojnë për ato që kanë kaluar këta të rinj, pas largimit nga vendi.
“Normalisht vendstrehimet nuk janë hotele dhe nuk i kanë kushtet e hoteleve, por i kanë kushtet optimale dhe normale për t’u trajtuar. Nëse dikush nuk i ka respektuar rregullat e shtëpisë, atëherë ka gjasë që ai është ballafaquar më këto”.
Kështu thotë Ministri i Punëve të Bajram Rexhepi, i cili pas kthimit të qytetarëve të ikur nga Kosova, foli në një konferencë për media, e ku për më tepër tha se të gjitha ata që ia mësyjnë të njëjtës rrugë si 110 të kthyerit sot, do ta kenë fatin e njëjtë.
“
AZILKERKUESIT
http://www.youtube.com/watch?v=GMn09Y-u-5s
http://www.youtube.com/watch?v=Sdeucwpny64
——————————————
“Çdonjëri që e merr këtë rrugë i pret përafërsisht fati i njëjtë. Disa përfundojnë në kampe të ndryshme, në momentin që nxihen dhe nuk e kanë statusin e rregulluar dhe prapë kthehen në Kosovë dhe kthehen sigurisht më të varfër për aq sa iu kanë dhënë para atyre grupeve kriminale të organizuara”, tha Rexhepi.
Madje tha se kosovarët duhet ta kuptojnë se nuk janë as qytetarë të Gjermanisë e as të Zvicrës, por të Kosovës dhe se askund në botë nuk janë të gjithë mirë.
“Nuk janë qytetarë as të Gjermanisë e as të Zvicrës po janë të Kosovës, e ka qytetarë edhe në shtetet tjera që jetojnë në kushte të vështira”, tha ai.
Pavarësisht kësaj Ministri dhe Qeveria të cilën e përfaqëson e di mirë se qytetarët e Kosovës po jetojnë në gjendje të rëndë sociale.
“Ne i kuptojmë plotësisht qytetarët se gjendja socio-ekonomike nuk është më e mira dhe njeriu nga aspekti human pretendon me e pas një jetë më të mirë, këtë ekuptojmë, por edhe bota është me shumë dallime”, tha Rexhepi.
E krejt këto deklarata të ministrit, ndër to edhe premtimet për të siguruar jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, nuk ia mbushin aspak mendjen Valdet Islamajt që të rrinë në Kosovë.
“
“Veç mos mujsha hiq se s’rri këtu!”
Kjo ishte përgjigja e atyre që veç saishin kthyer nga një rrugë e vështirë, por të cilën e konsiderojnë shpëtimin e vetëm nga, siç thonë, mjerimi.
Rexhepi: Azili po pengon liberalizimin e vizave
Forma të cilën disa qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur për të ikur nga vendi që sipas tyre nuk po iu ofron as kushtet minimale për jetë, për Ministrin Rexhepi është e rrezikshme.
Në konferencën e sotme për media ai tha se po rrezikon procesin e liberalizimit të vizave, ndonëse çështja e azilit është vetëm një ndër ato që përmendet si obligim në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Por obligimet e tjera, përveç azilit, (ndër to korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi në institucione publike, etj.)bazuar në deklaratën e Ministrit, qenkan rregulluar.
“Shumë kushte të udhërrëfyesit i kemi plotësuar dhe ka përparim të dukshëm edhe te numri i madh i azilkërkuesve ka ndikim mjaft negativ në procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse vazhdohet me këtë trend mund të rrezikohet seriozisht procesi i liberalizimit të vizave”, tha Rexhepi.
Ambasadori Bala: Nuk po e keqtrajtojmë askënd
Ambasadori hungarez në Kosovë, Laurent Bala, ka mohuar zërat se në vendstrehimet e azilkërkuesve në Budapest të Hungarisë ka keqtrajtime.
“Hungaria po bën çmos që të trajtojë mirë këta njerëz që kanë hyrë ilegalisht në Hungari dhe kanë thyer ligjet e Hungarisë, ndërsa janë taksapaguesit hungarez ata që po i paguajnë çmimet”, tha ambasadori.
“Edhe 500 qytetarë kosovarë dhe deri më tani në këtë vit numri i azilkërkuesve nga Kosova ka kaluar pesë mijëshen edhe duhet t’ju them se koha e dhënies së azilit ka kaluar”, shoti ai.
Ambasadori për më tepër doli përkrah deklaratës së Ministrit Rexhepi, duke thënë se kosovarët nuk kanë më kurrfarë baze për të kërkuar azil.
“Dua të ju them se baza për të kërkuar azilin është non- sens. Luftë nuk ka këtu, nuk ka shkelje masive të të drejtave të njeriut kështu që në asnjë rast nuk ka bazë për të ikur për këta 5 deri 6 mijë njerëz. Autoritetet hungareze do të luftojnë migrimin ilegal”, tha ai.
U kthyen 110 azilkërkuesit kosovarë nga Hungaria
Sot në orët e hershme të mëngjesit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, kanë mbërri 110 azilkërkues kosovarë që gjendeshin në Kampin e Hungarisë.
Në mesin e tyre kishte fëmijë, gra dhe burra.
Pas arritjes së kontingjentit të parë të azilkërkuesve, në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, folën Ministri i Punve të Brendshme, Bajram Rexhepi si dhe Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla.
Rexhepi tha se të gjithë ata që kërkojnë nga Kosova azil në vende te Europës do ta kenë fatin e njëjtë sikurse 110 të kthyerit sot.
Çdo njëri që e merr këtë rrugë i pret përafërsisht fati i njëjtë. Disa përfundojnë në kampe të ndryshme, në momentin që nxihen dhe nuk e kanë statusin e rregulluar dhe prapë kthehen në Kosovë dhe kthehen sigurisht më të varfër për aq sa iu kanë dhënë para atyre grupeve kriminale të organizuara”. Ministri Rexhepi
Gazeta Express
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply