Shkuan shekuj e shkuan mote
endé sot nuk din nga shkon.
Fatkeqsitë e kësaj Bote
Në Shqypni veç i takon.
Vend që s’ka Ligje dhe Norma
(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
Vit për vit shpikin reforma(!)
“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”
Vend ku vidhet edhe Vota
Vend ku FJALA vetë ka vdekur
Vend që nuk e qas as Bota
Vend me pleq që nuk jane pjekur…
Vend ku Lajmi i gënjeshtër
Qarkullon si i vërtetë…
Vend ku qelbet kërmë e vjetër
Vend pa Rend, pa Dritë, pa Jetë…
Vend ku çezma e pallatit
Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…
Vend ku vjen hajduti i fshatit
Dhe blegrin me jehon malesh.
Vend ku vriten minatorët
Për pak bukë, pak krype e ujë
Vend ku vetëm korruptorët
Bajnë biznes,pa zhurmë pa bujë
Vend ku vjen edhe dobiçi
Që blen shtetin dhe atdheun
Një anglez, ardhur nga hiçi…
Që na shan dhe Skënderbeun
Vend ku vjen një prift Athine
E pas tij një prift me mjekërr
Vend ku varri i gjyshes time
Quhet varr i ushtrisë tjetër
I ushtrisë që hapi varre
Që tre herë dogj vendin tim
Hej Shqipëri toka me halle
Ku ma ke gjithë kët’ durim?!
Marre nga Facebook
Frederik Ndoci
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply