Demokracia nuk është një sistem në vetvete. Ajo është një koncept politik që, në varësi të mënyrës se si interpretohet dhe zbatohet, mund të marrë forma të ndryshme. Kur fjala „demokraci“ shndërrohet në një nocion pa kufij dhe pa përgjegjësi, Ajo mund të përdoret nga shtete dhe drejtues të ndryshëm për të justifikuar sisteme që, në realitet, mund të përfundojnë në autokraci absolute, tirani, diktaturë apo në një terror shoqëror.Pavarësisht sistemit politik, fjala „demokraci“ përdoret sot gjerësisht. Shpesh ajo paraqitet si sinonim i lirisë dhe i të drejtave. Njerëzit i pranojnë këto të drejta Pa llogaritur gjithmonë se edhe liria ka një kosto Dhe se liria pa përgjegjësi mund të kthehet në një formë tjetër varësie.
Kur demokracia zgjerohet pa kufij të qartë moralë, kulturorë dhe shoqërorë, mund të fillojë edhe degjenerimi i disa prej vlerave që mbajnë të bashkuar një shoqëri. Largimi nga zakonet, kultura, tradita dhe parimet e trashëguara Mund të dobësojë gradualisht moralin shoqëror.
Në këtë proces rrezikohet edhe koncepti i familjes dhe i kombit. Dobësohet solidariteti dhe shoqërizimi, Ndërsa interesi personal fillon të zëvendësojë gjithnjë e më shumë interesin e përbashkët. Njeriu, në vend që të bëhet më i lirë, Ai mund të përfundojë gjithnjë e më i vetmuar dhe më i varur nga mekanizmat që e rrethojnë.
Zhvillimi i teknologjisë është një shembull i kësaj paradoksale. Teknologjia i ka dhënë njeriut mundësi të jashtëzakonshme, Por njëkohësisht mund ta bëjë atë më të varur, më pasiv Dhe më pak të aftë për të funksionuar pa të. Ajo që paraqitet si zhvillim Nesër kthehet, në rrethana të caktuara, në një mekanizëm kontrolli.
Liria dhe të drejtat, kur paraqiten vetëm si diçka që i dhurohet individit,Mund të krijojnë edhe një marrëdhënie varësie. Njeriu mund të besojë se është i lirë, ndërkohë që zgjedhjet e tij përcaktohen gjithnjë e më shumë nga propaganda, teknologjia, algoritmet, interesat ekonomike dhe strukturat politike.
Edhe zëvendësimi gradual i punës njerëzore nga robotët dhe inteligjenca artificiale paraqitet si zhvillim teknologjik. Por pyetja që duhet bërë është Zhvillim për kë dhe në shërbim të kujt? Nëse teknologjia i heq njeriut jo vetëm punën, por edhe autonominë, aftësinë për të menduar dhe për të vendosur, Atëherë zhvillimi mund të shndërrohet në një formë të re varësie.
Në emër të demokracisë Janë zhvilluar luftëra, janë krijuar dhe janë zhdukur shtete Dhe janë justifikuar ndërhyrje politike. Njerëzit, edhe pse besojnë se janë të lirë dhe kanë të drejta, Shpesh kanë shumë pak fuqi për të reaguar ndaj fenomeneve që i perceptojnë si antidemokratike.
Këtu hyn edhe propaganda. Kur një shoqëri bindet se çdo veprim i pushtetit është demokratik vetëm sepse përdoret kjo fjalë për ta përshkruar, Atëherë demokracia rrezikon të kthehet nga një parim politik në një slogan.
Një demokraci pa kufij, pa përgjegjësi, pa institucione funksionale dhe pa një bazë morale e kulturore Mund të prodhojë pikërisht të kundërtën e asaj që premton. Ajo mund të çojë në kaos, polarizim, terrorshtetërorë, shpërbërje shoqërore dhe, në fund, Në dobësimin e vetë sistemit që pretendon të mbrojë.
Ironia më e madhe është se Një sistem mund të përdorë gjuhën e demokracisë për të kufizuar demokracinë. Në emër të lirisë mund të krijohen mekanizma kontrolli Në emër të të drejtave mund të krijohen varësi Në emër të mbrojtjes së demokracisë mund të justifikohen veprime që cenojnë vetë parimet demokratike.
Prandaj, pyetja nuk duhet të jetë vetëm: „A është ky sistem demokratik?“ Pyetja më e rëndësishme është: Çfarë lloj lirie po i ofrohet njeriut, Çfarë përgjegjësie i kërkohet dhe kush e kontrollon pushtetin që pretendon se vepron në emër të demokracisë?
Edhe përdorimi politik i fjalës „demokraci“ duhet parë me kujdes. Nuk mjafton që një forcë politike të përsërisë vazhdimisht këtë fjalë për t’u konsideruar demokratike. Demokracia duhet të matet me kufizimin e pushtetit, respektimin e ligjit, llogaridhënien, pluralizmin, të drejtat reale të individit Dhe aftësinë e qytetarit për të kontrolluar pushtetin.
Në të kundërt, demokracia rrezikon të mbetet vetëm një fjalë e bukur, Pas së cilës mund të fshihet çdo lloj sistemi.
Dhe Shqipëria po e vuan këtë
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply