Besimtaret Mysliman festuan dje Kurban Bajrami. Pothuajse te gjitha sheshet kryesore te qyteteve shqiptare, u zaptuan nga besimtaret duke u kthuer ne tempull lutje dhe falje.
Por pikërisht këtu nis pyetja që duhet bërë hapur:- A duhet një shtet laik të kthejë sheshet kryesore në hapësira shfaqjesh fetare?
Shqipëria është shtet laik. Kjo do të thotë se feja respektohet, por nuk vendoset mbi hapësirën publike. Besimi është çështje shpirtërore, personale, komunitare; nuk ka pse të kthehet në spektakël masiv në mes të qytetit.
Kush do të falet, le të falet në xhami. Kush do të lutet, le të lutet në kishë, në sinagogë, në tempull, në shtëpinë e vet. Askush nuk ka të drejtë të pengojë besimin. Por po aq askush nuk ka të drejtë të imponojë praninë fetare mbi jetën publike të të gjithëve.
Sheshit e qyteteve nuk janë pronë e asnjë feje. Është hapësirë qytetare. Është vend kalimi, pune, jete, turizmi, kujtese kombëtare. Nuk mund të bllokohet sa herë një komunitet fetar vendos të dalë nga objekti i vet i kultit dhe të bëjë demonstrim publik.
Dje ishhte një fe. Nesër një tjetër. Pasnesër një tjetër. Dhe në fund, qytetari kthehet spektator i detyruar i ritualeve të ndryshme fetare.
Ky nuk është sulm ndaj besimtarëve. Është mbrojtje e laicitetit. Është mbrojtje e shoqeris nga teatralizimi fetar. Është thirrje për normalitet.
Besoni sa të doni. Lutuni sa të doni. Por mos e ktheni sheshin publik në altar.
Mjaft me shfaqje fetare në hapësirat e përbashkëta. Shqipëria ka nevojë për qytetari,mirkuptim, jo për gara dukjeje fetare.
Burimi/Facebook/DIBRA e DIBRANEVE


Leave a Reply