Demokrat ,dhe demokrate
Dhe për ne ,kjo pun e pat
Na u bo, si jet dhe fate
Paska ngel ,veç nji kandidat.
Shkoni t’gjith, për të votuar
Mernje votën ,e bonje pal
Ska dyshime ,që ka fituar
Fut berish ,e të del sal.
Më kujton ,kohën e shkuar
Kur s’kishim ,demokraci
S’kish nevoj, për të rrugtuar
Ta binin, kutin në shpi.
Edhe sot ,i njëjti fat
Për mua, ska asgjë ndryshe
Votojm ,veç një kandidat
Trashgimni ,gjyshër e gjyshe.
Ksaj si thon ,demokraci
Veç na rroft ,e shkrume n’letër
Kur drejton, veç një njeri
E n’listë ,ska kadidat tjetër.
Uroj, mos t’më qujn tradhtar
Sikur bënin,n’kohën e vjetër
Ska ndryshu ,asht si ma par
Veç demokraci në letër.
Jena popull, me tradita
S’duam uj ,e s’duam drita
S’duam buk,e as ushqime
Vetëm t’rroj, partia ime. ✌️✌️
Kastriot Çupi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply